


1. Nuk ka kuptim të fjalëpërfjalshëm - Pse jo? Një ndër rregullat bazë të
interpretimeve të Biblës është: “Nëse kuptimi i parë ka kuptim, mos kërko
kuptime të tjerë”. Darby thotë: “Kremi qëndron në sipërfaqe. Nuk më interesojnë
interpretime të reja të Shkrimit”. Dhe atij nuk do t’i interesonte nëse ngelte
vetëm qumështi i skremuar.
2. Ne kurrë nuk do të kishim vepruar në atë mënyrë - Ky është argumenti i
traditës. Jezusi paralajmëroi se është e mundur ta bëjmë Fjalën e Perëndisë të
pavlefshme me anë të traditës tonë (Marku 7:13). Nëse nuk kemi vepruar në këtë
mënyrë në të shkuarën, atëherë le ta ndryshojmë dhe le të fillojmë menjëherë
tani.
3. Unë e di se kështu thotë Bibla, por në rastin tim Perëndia do të bëjë një
përjashtim - Jo, nuk është kështu. Ai do që ti t’i bindesh Atij. Nuk ka asnjë bekim
për çdokënd që e trajton Fjalën me një arsyetim të tillë të shtirur. Ti mund të
gënjesh, por Fjala nuk mund të tërhiqet.
4. Kjo ishte për kohën e Palit (apo për kohën e kishës së hershme) - Ky është
argumenti nga kultura. Kjo është përpjekja e njeriut për të detyruar Biblën që t’i
përshtatet kulturës. Kjo nuk funksionon. Më mirë të detyrosh kulturën që t’i
përshtatet Fjalës. Pasi të kesh përshtatur argumentin e kulturës, mund të
shpjegosh vazhdimisht çdo gjë që nuk të pëlqen. Disa nga mësimet e Palit
konsiderohen tani si të parëndësishme nga ana kulturore. Me të vërtetë! Atëherë
pse kthehet te krijimi për t’i justifikuar? Pse thotë: “Për shkak të engjëjve”? A
flitet vetëm për engjëjt e ndonjë kulture të veçantë? Nuk ka kuptim. Mësuesit e
Biblës duhet të jenë të aftë të bëjnë më mirë se kaq.
5. Perëndia e di se unë duhet të jetoj, apo jo? - Spurgeon i është përgjigjur këtij
justifikimi në mënyrë të zhdërvjellët. Ai kishte ngulur këmbë mbi pikat e
dishepullimit te një djalosh. Kur djaloshi iu ankua: “Më duhet të jetoj, apo jo?”, C.
H. Spurgeon ia ktheu: “Nuk e marr këtë parasysh. Ne duhet t’i bindemi
Perëndisë”. Kush tha se duhet të jetojmë? Ai që e do jetën e tij do ta humbasë.
Ne duhet “të vëmë përtokë shpirtrat dhe trupat tanë që Perëndia t’i mbulojë me
plugim”.
6. Duhet të kesh kujdes duke e përdorur mençurinë e botës - Ka diçka më të
mirë se kujdesi dhe mendimi i të tjerëve, pra, dituria hyjnore. Rrugët e Perëndisë
janë më të larta se rrugët tona. Mendimet e Tij janë më të larta se mendimet tona.
Bindju Fjalës së Tij, edhe nëse nuk duket e drejtë dhe do të shohësh se rruga e
Tij është e përsosur.
7. Këto vargje nxjerrin në pah paragjykimet e Palit. Mbi të gjitha, ai ishte një
shovinist mashkullor, një urryes i grave - Çuditem nëse njerëzit që flasin në këtë
mënyrë kuptojmë se po bëjnë një sulm ballor ndaj frymëzimit të Shkrimit. Gjërat
që Pali shkroi janë urdhërime të Zotit. Ato janë të frymëzuar po aq sa edhe fjalët
e Jezusit.
8. Nuk duhet ta bësh nëse fyen dikë - Si mund të shpikin njerëzit një idiotësi të
tillë? Nëse duhet të shmangim fyerjen, atëherë duhet të reshtim së predikuari
kryqin. I tërë ungjilli fyen krenarinë e njeriut. Ai i thotë atij se është një mëkatar,
se është i humbur, pa ndihmë dhe i pashpresë, se nuk mund të shpëtojë dot
veten dhe se ka vetëm një udhë shpëtimi. Të gjitha këto i vrasin veshët. Një
kirurg duhet të presë para se të heqë tumorin; të njëjtën gjë bën edhe
dëshmitari besnik.
9. Fjala “dishepull” nuk gjendet te Letrat (Romakët deri Zbulesa) - Përfundimi i
nxjerrë nga kjo është se mësimet mbi dishepullimin nuk janë për ne. Krejt e
gabuar. Edhe pse vetë fjala nuk haset pas librit të Veprave të Apostujve,
mësimet mbi dishepullimin ndodhen të gjitha: po aq të forta sa edhe tek ungjijtë.
10. Jeta për besim është e mirë për një beqar, por jo për një burrë të martuar
me fëmijë - Përgjigjja ime për këtë është: “Perëndia yt është shumë i vogël”.
Perëndia im është po aq i zoti të kujdeset për një familje me nëntëmbëdhjetë
fëmijë sa edhe për një beqar.
11. Ato mësime, siç është Mësimi në Mal, janë për mbretërinë - Sigurisht që
janë. Edhe ne jemi në mbretëri. Mbretëria ekziston tani në mister apo në formë të
përkohshme. Kjo shihet te shëmbëlltyrat e Mateut 13. Është e vërtetë se Mbreti
nuk është i pranishëm trupërisht, por ne pranojmë sundimin e Tij dhe,
megjithatë, ne jemi nënshtetasit e Tij besnikë.
12. Nëse tërë njerëzit do të jetonin në këtë mënyrë (të thjeshtë dhe sakrifikues),
kush do të mbështeste veprën e Zotit? - Miq të dashur, nëse tërë të krishterët do
të jetonin në këtë mënyrë, turmat e mëkatarëve do të shpëtoheshin, kisha do të
gjallërohej dhe bota do të ungjillëzohej në brezin tonë.
Mjaft! Mjaft me arsyetime! Mjaft me justifikime! Zoti na faltë për shpjegimet
shpesh të gabuara të mësimeve të qartë të Fjalës së Tij. Paçim një dëshirë të
vetme e të pastër për të qëndruar afër Biblës sa më tepër të jetë e mundur dhe
të mos përpiqemi të zbusim kërkesat e saj rrënjësore.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
TEPRIMI NË SHPJEGIME TË GABUARA
nga William MacDonald
Kur ne si besimtarë hasim vargje të Shkrimit që janë të
vështirë për t’u pranuar, është shumë e lehtë të shpikim
mënyra të zgjuara për të shmangur goditjen e tyre në
zemër. Kjo është tepër e vërtetë kur ndeshemi me
kërkesat e ashpra të dishepullimit të krishterë. Ne
argumentojmë, arsyetojmë, shmangim; shpikim një mal
me arsye teologjike se Bibla nuk nënkupton atë që
thotë. Me kalimin e kohës vargjet që mbeten të cilat jemi
gati të zbatojmë nuk mjaftojnë veçse të bëjnë supë për
një karkalec të sëmurë, ashtu siç thotë Spurgeon. Mirë,
mbase jo një mal me arsye teologjike, por disa të
paktën. Dua t’i ndaj disa prej tyre me ty.
Teprimi në shpjegime të gabuara: Shkarko PDF
|