drejtë një metodisti ose një pentakostali, për shembull, për të besuar në doktrinën
e humbjes së shpëtimit. Dhe ka shumë pjesë të tjera të cilat i sigurojnë baptistët
dhe shumë besimtarë të tjerë se shpëtimi i tyre është përgjithmonë i sigurt.

Në të dy këto kampe do të gjesh besimtarë të vërtetë. Xhon Uesli (John Wesley),
një arminian i fortë, dhe Çarls Spërxhëni (Charles Spurgeon), një kalvinist i fortë,
kishin pikëpamje të ndryshme rreth kësaj çështje, e megjithatë kush do të
dyshonte për vërtetësinë e shpëtimit të tyre? Të dy ishin të krishterë të vërtetë.
Asnjë palë nuk mund të pohojë se rilindja është monopol i saj.

Gjithashtu asnjëra palë nuk mund të pohojë se shenjtëria është monopol vetëm i
saji. Jeta e perëndishme e burrave dhe grave nga të dy këto shkolla mendimi
duhet të na bëjë të kujdesshëm që asnjërin prej tyre të mos e konsiderojmë
heretik ose të flasim keq për ta.

Prandaj, ndërsa diskutojmë këtë çështje me njëri-tjetrin, është e kotë të përpiqemi
të provojmë se mendimi ynë është i drejtë duke iu referuar të krishterëve të
shquar. Pala tjetër mund ta bëjë këtë gjë me të njëjtin efektivitet. Edhe citimi i
këtyre drejtuesve është i vlefshëm vetëm nëse fjalët e tyre mbështeten në Shkrim
dhe ndihmojnë për të ilustruar atë.

Një mënyrë tjetër e kotë për të debatuar është kur i referohemi përvojës njerëzore.
Në përpjekje për t'i dhënë fund kësaj çështje një herë e përgjithmonë, dëgjojmë
shpesh shprehjen: "Unë njoh një njeri që..." Por kështu anashkalojmë faktin se ka
lloje të ndryshme përvojash njerëzore. Dhe akoma më e rëndësishme është se
kështu harrojmë se përvojat frymërore që të mund të jenë të vlefshme si prova,
duhet të jenë në përputhje me Fjalën e Perëndisë.

Për të krijuar bindjet tona mbi këtë subjekt duhet t'u drejtohemi me përulësi
Shkrimeve. Në të dyja palët ka probleme rreth çështjes së sigurisë, të kushtëzuar
apo të pakushtëzuar. Këtë fakt duhet ta përballojmë me ndershmëri.

Duhet të shkojmë te Shkrimi me lutje dhe duke kërkuar që Fryma e Shenjtë të na
zbulojë të vërtetën ndërkohë që e studiojmë atë me hollësi.

Duhet të shkojmë te Shkrimi me objektivitet. Në vend që thjesht të kërkojmë
argumente për të mbështetur pozicionin tonë të paramenduar, ne vazhdimisht
duhet të jemi të hapur ndaj mësimit të Frymës. E pranojmë që kjo është e
vështirë. Pasi publikisht mbajmë qëndrim me njërën palë në një debat që ngre
mendime të kundërta, është e vështirë të ndryshosh, sepse kështu do të
turpërohesh përpara të tjerëve.

Për të studiuar Shkrimet me objektivitet do të ndjekim këtë udhëzues të thjeshtë:

    1. Vargu duhet të studiohet në lidhje me kontekstin përkatës. Nëse
    konteksti është për shërbesën, nuk duhet ta zbatojmë vargun për
    shpëtimin.

    2. Vargu duhet të interpretohet në përputhje me gjithë pjesën tjetër të
    Fjalës së Perëndisë. Asnjë pjesë, nëse kuptohet drejt, nuk do të bjerë në
    kundërshtim me dhjetëra vargje të tjera.

    3. Përkufizimet duhet të përfshijnë të gjitha kuptimet kryesore të fjalës.

    4. Një doktrinë duhet të mbështetet mbi gjithçka që mëson Bibla për këtë
    subjekt.

Nga titulli i këtij libri duket qartë se autori mbështet pikëpamjen se besimtari është
përjetësisht i sigurt. Në këtë libër ai përpiqet të zbulojë bazën biblike të besimit të
tij. Ai gjithashtu përpiqet të shpjegojë ato pjesë të Biblës që përdoren zakonisht
për të provuar se një i krishterë mund ta humbasë shpëtimin.

Disa mund të pyesin pse citojmë kaq pak vargje nga Dhiata e Vjetër dhe pse i
japim kaq pak vend shpjegimit të atyre vargjeve në Dhiatën e Vjetër që përdoren
për të mbështetur shpëtimin e kushtëzuar. Pse kemi vepruar kështu?

Arsyeja është se çështjet për të cilat do të flitet këtu nuk shtjellohen qartë në
Dhiatën e Vjetër. Për shembull, në Dhiatën e Vjetër ka shumë pak pjesë që flasin
për jetën në qiell pas vdekjes. S'ka dyshim se besimtarët hebrenj ishin të
shpëtuar me anë të besimit te Zoti. Dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ky shpëtim
ishte i përjetshëm. Megjithëse populli i Zotit kishte një shpresë qiellore (Heb. 11:
16), ata prisnin kryesisht mbretërinë e Mesias këtu mbi tokë. E gjithë çështja e së
ardhmes ishte fshehur nga errësira dhe paqartësia. Kjo gjë i jep akoma më
shumë kuptim fjalëve të Palit se Shpëtimtari ynë Jezu Krisht "nxori në dritë jetën
dhe pavdekësinë me anë të Ungjillit" (2 Tim. 1:10). Të vërteta që ekzistonin vetëm
si embrion në Dhiatën e Vjetër shtjellohen plotësisht në Dhiatën e Re.

Prandaj, që asnjë të mos mendojë se po përpiqemi t'u shmangemi vështirësive
duke mos diskutuar për pjesët e Dhiatës së Vjetër, duhet të përmendim se edhe
librat kryesorë mbi temën e shpëtimit të kushtëzuar e përqendrojnë vëmendjen e
tyre kryesisht mbi Dhiatën e Re.


Shënime

1. Kalvinistët ndjekin mësimet e francezit John Calvin (1509-1564). Ai u bë
drejtuesi kryesor i Reformimit në Zvicër dhe theksonte shumë sovranitetin e
Perëndisë.

2. Qëndrueshmëria e shenjtorëve nuk do të thotë se ata janë të shpëtuar sepse
ngulmojnë. Koncepti është se në qoftë se ata janë me të vërtetë të shpëtuar, ata
do të vazhdojnë deri në fund. Në qoftë se një njeri thotë: "Është mburrje të them se
unë jam i shpëtuar", atëherë tregon se ai mbështetet plotësisht ose pjesërisht në
veprat e tij. Nëse Perëndia thotë se kush ka Birin ka jetën tani (1 Gjo. 5:12), nuk
është mburrje për besimtarin të thotë këtë. Të mohosh këtë gjë do të thotë ta bësh
Perëndinë gënjeshtar.

3. Arminianët, ndryshe nga kalvinistët, ndjekin mësimet e teologut holandez
Jacobus Arminius (1560-1609), i cili theksonte vullnetin e lirë të njeriut si faktor
parësor për shpëtim.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
1. NJË HERË NË KRISHTIN, NË KRISHTIN PËRGJITHMONË

Që në ditët e para të Kishës është ngritur kjo pyetje
kritike: "A është një besimtar i shpëtuar përjetësisht apo
ai mund ta humbasë shpëtimin për shkak të mëkatit?"
Nga njëra anë janë kalvinistët[1] që besojnë në
qëndrueshmërinë e shenjtorëve[2], ose më mirë në
qëndrueshmërinë e Krishtit. Në anën tjetër janë
arminianët[3], të cilët mësojnë se shpëtimi është i
kushtëzuar. Ky debat doktrinor do të vazhdojë derisa të
jetë Kisha mbi tokë.

Për të qenë plotësisht të ndershëm duhet të themi se ka
pjesë nga Shkrimi që duken sikur mbështesin të dyja
palët. Ka vargje, që po të merren të veçuara i japin të
NJË HERË NË KRISHTIN,
NË KRISHTIN PËRGJITHMONË
Më shumë se 100 arsye biblike pse një besimtar i
vërtetë nuk mund ta humbasë shpëtimin
nga William MacDonald

NJË HERË NË KRISHTIN,NË KRISHTIN
PËRGJITHMONË
NUK DO TË HUMBASIN KURRË
ME ANË TË HIRIT, NËPËRMJET BESIMIT
SIGURIA E BESIMTARIT TE ROMAKËVE 8
SHUMË MË TEPËR
FRYMA E SIGURISË
NË KRISHTIN
GJYMTYRË TË TRUPIT
JETË E PËRJETSHME APO JO E
PËRJETSHME
AFTËSI APO KRYERJE
SIGURI APO PASIGURI?
MOHUES BESIMI APO TË LARGUAR (P. 1)
MOHUES BESIMI APO TË LARGUAR (P. 2)
DEKLARATË APO ZOTËRIM (P. 1)
DEKLARATË APO ZOTËRIM (P. 2)
LIGJ APO HIR?
PËRBASHKËSI APO MARRËDHËNIE?
SHPËTIM APO DISHEPULLIM?
FRYTE APO SHPËTIM?
VAZHDIMËSI APO RUAJTJE?
RASTËSI APO ZAKON?
PËRMIRËSIM APO RILINDJE?
KUSHT APO CILËSI?
ÇLIRIM I PËRKOHSHËM APO SHPËTIM I
PËRJETSHËM?
VDEKJE E VËRTETË APO VDEKJE E
FIGURSHME?
SHPËRBLIM APO SHKATËRRIM?
FITIMTARË APO TË MUNDUR?
KONTEKST APO PRETEKST?
POZITË APO PRAKTIKË?
I MASHTRUAR APO I MALLKUAR?
NDËSHKIM APO SHKATËRRIM?
PJESË TË TJERA QË PËRDOREN NË
MBËSHTETJE TË SHPËTIMIT TË
KUSHTËZUAR
CILA ËSHTË PËRGJIGJJA?
INDEKSI I CITIMEVE
Faqja tjetër
Literaturë > Shpëtimi > Një herë në Krishtin, në Krishtin
përgjithmonë > Një herë në Krishtin, në Krishtin përgjithmonë
Një herë në Krishtin,
në Krishtin përgjithmonë:
Shkarko PDF
Share