



vazhdojë t'i bëjë këto gjëra për pjesën e mbetur të jetës. Por kjo do ta ndihmojë të
zbulojë se ku gjendet dhuntia e tij.
Kjo ishte modus operandi që përdori Zoti. Ai jetoi me të Dymbëdhjetët, i mësoi me
fjalë dhe shembull, pastaj i dërgoi në misionin e lavdishëm. Metoda e tij duhet të
jetë më e mira. Nëse do të kishte ndonjë metodë më të mirë, Ai do ta kishte
përdorur.
Të jesh një këshilltar është kërcënuese për një person. Ti e bën veten të
cenueshëm. Dishepulli yt do të të njohë ashtu sikurse je me të vërtetë – lytha,
rrudha dhe të gjitha. Mos u shqetësoni. Të rinjtë nuk presin përsosuri. Ata duan
thjesht sinqeritet dhe transparencë. Ata do t'ju pranojnë ashtu siç jeni.
Një oficer i marinës së SHBA-së i drejton njerëzit e tij në luftë. Ai nuk rri duarkryq
kur ata mësyjnë. Ai shkon para tyre në përleshje. Ata tashmë i kanë marrë
mësimet bazë dhe kanë patur trajnim praktik; tani ata e vendosin në praktikë duke
ndjekur shembullin e tij.
Dështimi në ndjekjen e këtij modeli është arsyeja përse kaq shumë programe të
dishepullimit ngurrojnë ose dështojnë. Udhëheqësit nuk e kishin problem të
gjenin mësues të Biblës që e zotëronin mësimin me libër. Por ata nuk gjetën
njerëz që do të ishin shembuj të gjallë. Disa mësues mund të kundërshtojnë
[duke thënë] se nuk është e mundur për t'i bërë të gjitha gjërat e dëshirueshme
për një dishepull të zjarrtë. Në një rast të tillë, ata duhet të importojnë njerëz që
janë ekspertë në fusha të ndryshme. Kjo kërkon pak largpamësi dhe planifikim,
por mund të bëhet.
Për një kohë tepër të gjatë këshilltarët kanë qenë të kënaqur me dhënien e
tonelatave informacion për dishepujt e tyre, por i kanë lënë pa aftësinë për ta bërë
punën me lehtësi dhe sukses. Kjo aftësi fitohet hap pas hapi përmes përvojës
praktike.
Një i diplomuar në një prej programeve më të suksessme të dishepullimit ndër
asambletë shkroi nga fusha e misionit: «Nëse nuk do të ishte për trajnimin praktik
që mësova në program, unë do të kisha ardhur këtu dhe do të pyesja veten: “Tani
çfarë duhet të bëj?”» Fatmirësisht kur arriti, ai e dinte saktësisht se çfarë duhet të
bënte. Ai ishte në gjendje t'i futej punës dhe të shihte lulëzimin e saj sipas
Perëndisë.
Një vend i mirë për të filluar është koha e qetë e përditshme. Këshilltari duhet të
tregojë se si e lexon Fjalën, si merr një mesazh nga Zoti dhe si lutet në mënyrë të
efektshme.
Më pas është e dëshirueshme që vazhdohet me shërbesa që nuk janë relativisht
kërcënuese. Një dishepull duhet ta shohë mësuesin duke shpërndarë trakte në
arkat e dyqaneve, në kabinat e tarifave/taksave dhe në çdo vend ku takohet me
dikë tjetër. Më pas edhe ai duhet të mbajë disa trakte dhe të bëjë të njëjtën gjë.
Çdo dishepull duhet të inkurajohet që të jetë një student serioz i Fjalës.
Përndryshe ai do të dojë të vrapojë, por nuk ka një mesazh. Nëse duhet që të ketë
doktrinë të shëndoshë dhe [të jetë në gjendje] t'iu përgjigjet kritikëve, ai duhet ta
njohë Biblën. Të lutem, z. Mësues, tregoji se si ta studiojë Biblën ose gjej dikë
tjetër që ta bëjë këtë.
Kur këshilltari flet në një takim, ai mund ta nxit dishepullin që të japë dëshminë e
tij. Ne të gjithëve na duhet që të fillojmë diku.
Nëse dishepulli është i ndruajtur, atij mund t'i caktohet çdo të diel që të njihet me
dikë në kishën lokale me të cilin nuk ka folur kurrë dhe të fillojë një bisedë. Kjo do
t'ia bëjë më të lehtë për të ndarë ungjillin me të huaj jashtë kishës lokale.
Më pas atij duhet t'i mësohet se si të përgatitë dhe të paraqes një mesazh ungjilli.
Shpresojmë që në fund këshilltari do ta inkurajojë dhe do t'i japë këshilla të
dobishme se si të përmirësohet.
Ndërsa përparon, besimtari i ri duhet të dëshirojë privilegjin e mësimit në një
shkollë të së dielës [takimi i fëmijëve] ose në një studim biblik në shtëpi.
Predikimi në terren është një trajnim shumë i çmuar. Në fillim ai është tejet
frikësues, por të çon zakonisht drejt një dashurie reale për këtë përpjekje të
ungjillit. Një përfitim i madh është se ai i mëson një të riu se si ta projektojë zërin.
Nëse auditori nuk mund ta dëgjojë, ata do të largohen. Duhet, pra, që të ruani
interesimin e tyre. Ata nuk janë një auditor i zënë rob.
Ne mësojmë shumë rreth lutjes duke u lutur me të tjerë. Kjo duhet të jetë një temë
primare në programin mësimor të dishepullit. Dishepulluesi duhet të ndajë jetën
e tij të lutjes.
Vizitat janë të rëndësishme. Këshilltari cakton kohën për të shkuar në azile, në
spitale dhe institucione rehabilitimi. Dhe vizitat në shtëpi mund të jenë për
kontakte ungjilli ose për ndërtimin dhe ngushëllimin e të krishterëve. Këshilltari
drejton bisedën; praktikanti rri dhe dëgjon. Ai mëson se si të të bëjë një kalim nga
një bisedë njohjeje në çështje që kanë të bëjnë me anën frymërore.
Është ideale nëse dishepulli mund të marrë pjesë në takime ku këshilltari i tij ose
një nga pleqtë e kishës është duke këshilluar. Numri i problemeve dhe
shumëllojshmëria e tyre për të cilat njerëzit kanë nevojë do ta çuditë. Dhe atij do t'i
bëjë përshtypje kur ta shohë këshilltarin duke hapur Fjalën për përgjigje. Ata që
kanë një njohje të thellë të Biblës kanë një avantazh të madh në këtë rast.
Sa herë që ka një dasmë ose një funeral, dishepulli duhet të mbajë shënime në
rast se do t'i kërkohet të flasë në një rast të tillë.
Ndoshta një ditë dishepulli do të jetë një plak në një asamble. Duke patur
parasysh këtë, do të jetë e mrekullueshme nëse atij i lejohet ndonjëherë të marrë
pjesë në biseda të hapura gjatë një takimi të pleqve.
Shpresoj që këshilltari do ta mësojë dishepullin e tij se si të drejtojë këngët dhe
se si të drejtojë një takim. Kjo do t'i ruajë dëgjuesit nga paraqitje të ngathëta që
janë krejt pa cilësi.
Një dishepulli duhet t'i mësohet që të shohë gjëra që janë për t'u bërë në vendin e
takimit dhe që t'i bëjë ato. Ka shpesh karrige për të rregulluar, libra himnesh për të
vendosur, mesazhe për t'u regjistruar. Një dishepull mund të tregojë madhështinë
e tij duke shërbyer.
Madje edhe të rinjtë mund të trajnohen që të jenë mikpritës. Ata mund të
inkurajohen të përshëndesin vizitorët dhe të mendohet që ata t'i marrin për një vakt.
Më pëlqen kur shoh të rinj që shfaqin vepra mirësie të rastit në emrin e Jezusit. Ky
është një zakon që mund të formohet.



formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
mëposhtme.
Manuali i dishepullit: Shkarko PDF
|
DISA SQARIME
MËSIM NË VEPRIM
Është kollaj që një mësues të arrijë në përfundimin se
nëse dishepulli i tij vetëm sa do të lexonte një libër si ky,
ai do të trajnohej siç duhet. Gabim! Materiali në këtë
manual është i rëndësishëm, por nuk është i
mjaftueshëm. Ai trajton disa nga temat kryesore që
përfshihen në dishepullimin e krishterë, por lë të
paprekur njohurinë praktike se si ta bëjë punën.
Një dishepulli duhet t'i jepet mësim në veprim si edhe
mësim me libër. Ai duhet të njihet me degë të ndryshme
të shërbesës së krishterë. Kjo nuk do të thotë se ai do të