Por për shkak të natyrës së tij gjithëpërfshirëse disa mund të dekurajohen që të
përfshihen në dishepullimin e besimtarëve të rinj. Ju mund të përgjigjeni: «Ka
gjëra që nuk mund t'ua mësoj të tjerëve, sepse unë vetë nuk i praktikoj».

Por nga që nuk mund të bësh
gjithçka, mos e lejo këtë që të të pengojë për të
bërë
diçka. Nuk pritet nga asnjë mësues në shkollë që të çojë një student nga
kopshti në marrjen e diplomës. Nuk pritet nga asnjë projekt ndërtimi po aq
kompleks sa një kishë që të drejtohet nga një tregtar. Zoti synon që kushdo të
marrë pjesë në projekt.

Pali shkruan këtë pasi ka përshkruar dhuntitë e ndryshme që i janë dhënë kishës:
«Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti
veç e veç, ashtu si do vetë»
(1 Kor. 12:11). Secilit prej nesh i është dhënë
përgjegjësia për të përmbushur një rol strategjik në planin e përgjithshëm të
Perëndisë.

Armiku mund të pëshpëritë fjalë dekurajimi në veshin tuaj, duke ju thënë se keni
dështuar dhe se për çfarë nuk jeni i pajisur për të bërë. Por mos e dëgjoni atë. Zoti
do t'ju japë forcën dhe aftësinë për të bërë çdo gjë që Ai të kërkon të bësh, «sepse
Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit
të tij» (Fil. 2:13).

Kështu që çfarë kontributi mund t'i jepni kauzës për bërjen e dishepujve? Cilat
janë fushat ku besoni se Zoti iu ka ndihmuar të bëni diçka për përjetësinë? Çfarë
ju ka mësuar që mund t'ia pasoni një dublanti energjik?

A i vizitoni të sëmurët? A i inkurajoni të vejat? Merrni një të ri me vete dhe i jepni
mundësinë të shijojë atë që Jakobi e quan
«feja e vërtetë». Tregoji atij si ta bëjë
vizitën të shkurtër, të ëmbël dhe të dobishme frymërisht.

A mund të mësoni disa të rinj si të përdorin një indeks të fjalëve a vargjeve apo një
program kompjuterik të Biblës, apo të zbulojnë kuptimin e një fjale nga «Fjalori i
Vajnit»? Atëherë, ftoji një të diel për drekë dhe më vonë përhapi librat mbi
tavolinën e ngrënies. Kjo do të ndryshojë jetën e tyre.

A ka disa të rinj me një prirje për muzikë që kanë nevojë për ndihmë mbi drejtimin
e këngëve. Të gjithë besimtarët e rinj mund të përdorin një kurs mbi vlerësimin
dhe përdorimin e përshtatshëm të himneve në Darkën e Zotit.

Shumë nga të rinjtë ndjehen si të lënë jashtë kishës lokale. Duke i ftuar në një
projekt praktik për disa nga njerëzit në nevojë ose për të moshuarit do t'ju japë
atyre një interesim të madh për veprën e Zotit dhe një shijim të punës së
lodhshme dhe të ndershme për Shpëtimtarin.

Djali im 10 vjeçar u mor nga një dishepullues i ri që ta ndihmonte për të lëvizur
mobiliet e një burri të moshuar. Më vonë ai më tha në telefon: «Babi, po mësoj se
është një gjë e mirë që të djersitesh për Zotin». Dhe është vërtet.
Nuk ka asnjë besimtar të ri për të dishepulluar në asamblenë tënde? Marr
guximin të them se nëse je i gatshëm që ta ndihmosh dhe t'i kërkosh
Dishepulluesit të Madh disa përgjegjësi, me kënaqësi të madhe Ai do t'ju
përgjigjet.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Manuali i dishepullit:
Shkarko PDF
PARATHËNIE
NE KEMI TË GJITHË NJË ROL PËR TË PËRMBUSHUR
nga Xhejb Nikolson

Do të jetë e qartë për lexuesin e mprehtë se ky libër nuk
është thjesht një ushtrim akademik i autorit. Për më
shumë se një gjysmëshekulli dishepullimi i krishterë ka
qenë jeta dhe shërbesa e tij. Libri ka si qëllim të pasojë
ndihma praktike si për dishepullin ashtu edhe për atë
që bën dishepuj. Nuk është një libër i vogël i shkruar për
një lexim të shkujdesur. Edhe pse është shkruar në një
mënyrë të gjallë dhe të drejtpërdrejtë, ai kërkon kohë,
vëmendje të madhe dhe veprim.
Literaturë > Jeta e krishterë > Manuali i dishepullit
> Parathënie: Ne kemi të gjithë një rol për të përmbushur
Share