Vlera e Biblës

Së pari, duhet të dini se Bibla është Fjala unike e Perëndisë. Ajo përmban gjithçka
që ne kemi nevojë të dimë rreth besimit dhe moralit në këtë jetë dhe gjithçka që
kemi nevojë të dimë rreth jetës së përjetshme në të ardhmen. Një shkrimtar
anonim e ka cituar atë mjaft bukur:
"Ky libër përmban mendjen e Perëndisë,
gjendjen e njeriut, mënyrën e shpëtimit, zymtësinë e mëkatarëve dhe lumturinë e
besimtarëve. Doktrinat e tij janë të shenjta, rregullat e tij janë të lidhur, historitë e tij
janë të vërteta dhe vendimet e tij janë të pandryshueshme. Lexojeni atë që të jeni
të mençur, besojeni që të shpëtoheni dhe praktikojeni që të jeni të shenjtë. Ai
përmban dritë që t'ju drejtojë, ushqim që t'ju ushqejë dhe ngushëllim që t'ju
gëzojë. Ai është harta e udhëtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe karta e të
krishterit. Këtu parajsa është restauruar, qielli është hapur dhe portat e ferrit janë
zbuluar. Krishti është tema e madhe e tij, e mira jonë është përcaktimi i tij dhe
lavdia e Perëndisë është fundi i tij. Lexojeni atë ngadalë, herë pas here dhe me
lutje. Ai është një minierë pasurie, një parajsë lavdie dhe një lum kënaqësie. Ai do
të shpërblejë punën më të madhe dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me
përmbajtjen e tij të shenjtë. Është Libri i librave -- Libri i Perëndisë -- zbulesa e
Perëndisë për njeriun".

Bibla është ndarë në dy pjesë, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Dhiata e Vjetër
përmban 39 libra dhe Dhiata e Re përmban 27 libra. Këto 66 libra janë shkruar
nga rreth 36 njerëz të frymëzuar nga Perëndia në një periudhë afërsisht prej 1600
vjetësh. Meqë këta njerëz ishin të udhëhequr nga Perëndia Fryma e Shenjtë, të
gjithë librat e tyre ndërthuren bashkë për të treguar të njëjtën gjë. Për arsye se
Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, ajo është e pashtershme. Ndërsa disa
të vërteta themelore të besimit të krishterë mund të kuptohen lehtë, disa gjëra në
Bibël nuk mund të kuptohen plotësisht deri kur të shkojmë në qiell. Kur vijmë te
Bibla ne duhet të falënderojmë Perëndinë që di gjëra që ne nuk mund t'i kuptojmë
plotësisht. Por ne duhet të besojmë gjithçka që thotë Perëndia, madje edhe në
qoftë se nuk mund ta kuptojmë atë plotësisht. Ne nuk mund t'i lëmë mendjet tona
të gjykojnë Biblën; në vend të saj, ne duhet të lëmë Biblën të gjykojë mendjet tona!

Në Ligjin e Përtërirë 29:29 lexojmë:
"Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë
tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që
të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji"
. Fjalët e Urta 25:2 thotë: "Është lavdi
e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë"
. Ne
duhet ta konsiderojmë nder që të hetojmë thesaret e së vërtetës që janë fshehur
në Fjalën e Perëndisë!
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
LE T'JU PREZANTOJ ME BIBLËN!
nga William MacDonald


BIBLA SI E TËRË

Le ta zëmë se keni lexuar shumë pak nga Bibla. Nuk jeni
familiarizuar me Biblën, por dëshironi të mësoni rreth
saj. Ky libër është shkruar që t'ju ndihmojë të mësoni
rreth Biblës me përshkrime të lexueshme dhe të
kuptueshme, që trajtojnë tamam thelbin e çështjes.
Zoti ju bekoftë ndërsa mësoni të shijoni Biblën në atë
mënyrë në të cilën duhet kuptuar.
Literaturë > Bibla > Le t'ju prezantoj me Biblën!
Share