


Asgjë tjetër, veç një dorëzimi të përkushtuar s’mund të jetë një përgjigje e denjë
ndaj sakrificës së Tij përgjatë Kalvarit. Një dashuri kaq e madhe, kaq hyjnore nuk
mund të kënaqet përveçse me dhuratën e shpirtrave tanë, të jetës tonë, të të gjithë
qenies sonë.
Zoti Jezus kishte kërkuar gjëra të vështira nga ata që dëshironin të ishin dishepujt
e Tij, kërkesa që harrohen pothuajse krejtësisht në këto ditë të kësaj jete komode.
Shumë shpesh krishterimi nuk është gjë tjetër për ne përveçse mënyre për t'i
shpëtuar ferrit dhe garanci për të shkuar në qiell. Pas kësaj, kemi të drejtën e
plotë për të shijuar të mirat që ofron jeta. E dimë mirë që Bibla përmban vargje
shumë të fuqishëm për dishepullimin, por e kemi të vështirë t’i pajtojmë ato vargje
me idetë tona si ç'duhet të jetë krishterimi.
Ne mund ta pranojmë faktin se disa ushtarë japin jetën e tyre për arsye patriotike.
Nuk na duket e çuditshme që komunistët të japin jetën e tyre për një ideal politik,
por që "lot, djersë dhe gjak" të karakterizojnë jetën e një ndjekësi të Krishtit na
duket e çuditshme dhe e vështirë për t'u kuptuar.
Sidoqoftë, fjalët e Zotit Jezus janë mjaft të qarta. Nuk ka asnjë mundësi keqkuptimi
në qoftë se i marrim për atë që thonë. Ja kushtet për të qenë një dishepull i
vërtetë, të shprehura nga Shpëtimtari i botës.
1. Një dashuri e pakufishme për Jezus Krishtin.
"Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet, nënën e vet, gruan dhe
fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli
im" (Lluka 14:26). Kjo nuk do të thotë që duhet të kemi ndjenja urrejtjeje në zemër
kundër të afërmëve tanë, por do të thotë që dashuria jonë për Krishtin duhet të jetë
aq e madhe sa që të duket urrejtje përpara çfarëdo lloj dashurie tjetër. Në të
vërtetë, shprehja më e veshtirë e gjithë kësaj pjese është: "madje edhe jetën e
vet.” Dashuria për vetveten është ndër pengesat më të rrezikshme për
dishepullim. Vetëm kur do të jemi të gatshëm të sakrifikojmë jetën tonë do të jemi
në gjendjen që Ai na do.
2. Një mohim i vetvetes.
"Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten..." (Mateu 16:24).
Mohimi i vetvetes nuk do të thotë privim nga disa ushqime, nga disa kënaqësi apo
disa zotërime, por nënshtrim kaq të plotë ndaj autoritetit të Krishtit sa që "vetja"
s'ka asnjë të drejtë apo autoritet. Kjo do të thotë që "vetja" ka hequr dorë nga froni i
saj, prej vendit të parë në jetën tënde. Pikërisht siç e shprehin fjalët e Henri
Martinit: "O Zot, mos lejo që unë të kem një vullnet timin apo që unë të vlerësoj
lumturinë time të vërtetë sadopak të varur nga ndonjë gjë që mund të vijë nga
jashtë, por që të konsistojë vetëm në ngjashmëri me vullnetin tënd.”
Fitimtari imi lavdishëm, Princ hyjnor,
merri këto duar të dorëzuara në duart e tua,
vullneti im është i gjithë yti,
vasalë të gëzuar të një froni të Shpëtimtari
— H.G. Moule
3. Një zgjedhje e ndërgjegjshme e kryqit.
"Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e
vet..." (Mateu 16:24). Kryqi nuk është një sëmundje fizike apo një ankth mendor:
këto gjëra janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit. "Kryqi është një shteg i
zgjedhur me ndërgjegje dhe, në sytë e botës, një shteg çnderimi dhe përçmimi." -
C.A. Coates. Kryqi është simboli i turpit, i persekutimit dhe i poshtërimit që bota
hodhi mbi Birin e Perëndisë, dhe që bota do ta hedhë mbi gjithë ata që do të
kërkojnë të shkojnë kundër rrymës. Një besimtar mund ta shmangë kryqin duke u
konformuar me botën dhe rrugët e saj.
4. Një jetë që ndjek Krishtin.
"Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet
dhe të më ndjekë..." (Mateu 16:24). Për të kuptuar domethënien është e
nevojshme thjeshtë të pyesim: "Çfarë karakterizoi jetën e Zotit Jezus?" Ishte një
jetë bindjeje ndaj vullnetit të Perëndisë. Ishte një jetë e jetuar në fuqinë e Frymës
së Shenjtë. Ishte një jetë shërbimi pa egoizëm ndaj të tjerëve. Ishte një jetë durimi
dhe qëndrueshmërie kundër padrejtësive më të mëdha. Ishte një jetë që u
harxhua për shkakun e Perëndisë, plotë me zell, vetëkontroll, perulësi, mirësi,
besnikëri dhe dashuri (Galatasve 5:22-23). Që të mund të jemi dishepujt e Tij,
duhet të ecim ashtu siç eci Ai. Duhet të manifestojmë frutin e përngjasimit të
Krishtit në jetën tonë (Gjoni 15:8).
5. Një dashuri e zjarrtë për gjithë ata që i përkasin Krishtit.
"Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për
njëri-tjetrin" (Gjoni 13:35). Kjo është dashuria që çmon të tjerët më shumë se
vetveten; është dashuria që mbulon një shumicë mëkatesh; është dashuria që
duron çdo gjë dhe është mirësjellëse, që nuk krenohet, që nuk sillet në mënyrë të
padenjë, nuk kërkon interesin e vet, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq, i beson
të gjitha, i shpreson të gjitha, i duron të gjitha (1 Kor. 13:4-7). Pa këtë dashuri,
dishepullimi do të ishte vetëm një asketizëm i ftohtë dhe legalist.
6. Një qëndrueshmëri e fortë në fjalën e Tij.
"Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi" (Gjoni 8:31).
Për të qenë dishepuj të vërtetë është e nevojshme qëndrueshmëria. Është shumë
e lehtë të fillosh mirë, të lëshohesh përpara në një valë lavdërimi, por prova e
realitetit është ngulmi deri në fund. "Asnjeri që ka vënë dorë në parmendë dhe
kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë"
(Luka 9:62). Nuk mjafton t'i bindemi Shkrimeve kur kemi kohë, Krishti do persona
që i binden pa rezervë, në mënyrë të qëndrueshme.
7. Braktisja e të gjithëve për ta ndjekur.
"Kështu, pra secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë
dishepulli im" (Luka 14:33). Ky ndoshta është vargu më pak i njohur i të gjithë
kushteve të Krishtit për dishepullim, dhe mund të jetë vargu më i urryer i Biblës.
Teologë me emër do të jenë në gjendje t'ju japin me mijëra arsye përse ky varg
nuk do të thotë atë që të thotë, por dishepujt e thjeshtë e pranojnë me shumë
gëzim, duke pranuar që Zoti Jezus e dinte atë që thoshte. Çfarë do të thotë me
lënien e të gjithave? Do të thotë braktisja e të gjitha zotërimeve materiale që nuk
janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe që mund të përdoreshin në fakt për
përhapjen e Ungjillit. Ai që braktis gjithçka nuk bëhet një përtac. Përkundrazi ai
punon shumë për të furnizuar familjen e tij me nevojat e tanishme të jetës. Por në
realitet, pasioni i jetës së tij është përparimi i çështjes së Krishtit, ai do të
investojë gjithçka, përtej nevojave të tanishme të tij në punën e Zotit duke besuar
tek Perëndia për të ardhmen. Duke kërkuar përpara së gjithash mbretërinë e
Perëndisë dhe drejtësinë e Tij, ai beson që nuk do t’i mungojnë kurrë as ushqimi,
as vjeshja. Ndërgjegjja nuk ia lejon të mbajë për vete atë që është e tepërt për të,
ndërkohë që ka shpirtra që humbin nga mungesa e Ungjillit. Nuk do ta kalojë
jetën e tij duke grumbulluar pasuri, që do të bien në duart e djallit kur Krishti të
kthehet për të rrëmbyer shenjtorët e Tij. Ai dëshiron t'i bindet urdhërit të Zotit
kundër grumbullimit të pasurisë mbi tokë. Në braktisje të çdo gjëje, ofron atë që
në fund të fundit nuk mund ta mbajë dhe atë që ka pushuar së dashuri.
Këto janë pra, shtatë kushtet e dishepullimit të krishterë. Ato janë të qarta dhe të
palëvizëshme. Shkrimtari e kupton që në mënyrën si i paraqet, ka dënuar veten si
shërbëtor i pavlefshëm. Por a duhet të pushojë gjithmonë e vërteta e Perëndisë
për shkak të dështimeve të popullit të Perëndisë? A nuk është e vërtetë që
mesazhi është gjithnjë më i madh se ai që e përhap? A nuk është e drejtë të
thuhet që Perëndia është i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar?
Duke rrëfyer dështimet tona, le të përballojmë me kurajë kushtet e Krishtit mbi
jetën tonë dhe të kërkojmë tani e mbrapa të jemi dishepuj të vërtetë të Shpëtimtarit
Shkëputur nga "Dishepullimi i vërtetë" (nga William MacDonald).
Artikuj të ngjashëm:
 | | | |
| | |
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
KUSHTET E DISHEPULLIMIT
nga William MacDonald
Kristianizmi i vërtetë është një përkushtim i plotë ndaj
Zotit Jezus Krisht. Shpëtimtari nuk kërkon burra e gra që
t’i dedikojnë Atij mbrëmjet e tyre të lira, pushimet apo
vitet e fundit të jetës kur dalin në pension. Përkundrazi,
Ai kërkon ata që do t'i japim atij vendin e parë në jetën e
vet. Sipas fjalëve të Evan Hopkins: "Ai kërkon sot, siç ka
bërë gjithmonë, jo turmat apatike që e ndjekin pa asnjë
plan, por burra e gra që besimi i tyre i patundur të vijë
nga njohja që Ai dëshiron individë të përgatitur për të
ndjekur shtegun e mohimit të vetvetes që Ai ndoqi
përpara tyre".
Kushtet e dishepullimit: Shkarko PDF
|