Shumë libra janë shkruar për harmoninë midis Ungjijve. Por ata e humbasin atë
më të rëndësishme. Nuk është e rëndësishme ajo që është e njëjtë, por të
vërtetat e ndryshme të nxjerra në ato pjesë të Shkrimeve të Shenjta. Le ta
shpjegojmë këtë nëpërmjet krahasimit të dy pjesëve të njëjta të Shkrimeve të
Shenjta.

Në të katër Ungjijtë, Gjon Pagëzori u tha njerëzve se ata do të pagëzoheshin nga
Zoti. Kur po fliste vetëm me besimtarët, ai tha: «Ai (Jezusi) do t’ju pagëzojë me
Frymën e Shenjtë» (Marku 1:8; Gjoni 1:33). Por kur po fliste edhe me jobesimtarë,
ai tha: «Ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr» (Mateu 3:11; Lluka
3:16). Ai po fliste për dy pagëzime të ndryshme. I pari ishte pagëzimi i bekimit, i dyti
pagëzimi i gjykimit.

Dy Shërbesa, jo një e vetme

Shërbesa në Mal gjendet në Mateun 5-7. Pjesë të saj duken të jenë përsëritur në
Llukën 6:17. Por ato janë dy mesazhe të ndryshme të dhëna në dy raste të
ndryshme. Në Mateun, mesazhi është dhënë në mal. Në Llukën, mesazhi është
dhënë në një fushë. Jezusi kishte zbritur në një fushë me dishepujt (Lluka 6:17).
Mateu përshkruan shtetasin e përkryer të mbretërisë, ndërsa Lluka përshkruan
jetesën e dishepujve ndërsa ata shkojnë të përhapin Ungjillin. Në Mateun flitet për
bekim për të varfrit në frymë (5:3); në Llukën Zoti i bekon të varfrit (6:20). Nuk flitet
për mjerime në Mateun; por gjenden katër mjerime në Llukën (6:4-26). Këto
dallime nuk duhet të nënvleftësohen.

Edhe Mateu edhe Lluka e citojnë thënien: «Llampa e trupit është syri». Konteksti
në Mateun tregon se dashuria pas parave e pengon rritjen frymërore (6:22). Në
Llukën paratë as që përmenden (11:33-36). Ajo çfarë theksohet këtu është se
bekimi vjen nëpërmjet përvetësimit të mësimeve të Jezusit dhe përhapjes së tyre
në të tjerët.

Tre herë në Ungjijtë e gjejmë shprehjen: «...me masën me të cilën ju masni, do t’
ju masin të tjerët». Në Mateun 7:2, ky është një paralajmërim për një qëndrim
gjykues ndaj të tjerëve. Kurse Marku e përdor atë si një inkurajim për përvetësimin
e Fjalës së Perëndisë (4:24). Ndërsa Lluka e përdor atë për të inkurajuar liri në
bujari ndaj besimtarëve të Perëndisë (6:38).

Në Mateun 10:24, Jezusi tha: «Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori
mbi zotin e tij». Pastaj në Llukën 6:40, Ai tha: «Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të
vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet». Këto vargje
duken sikur po thonë të njëjtën gjë, por janë krejt të ndryshëm. Në Mateun,
Shpëtimtari po u mëson dishepujve të mos mendojnë se do të persekutohen më
pak se Mësuesi i tyre, ndërsa në Llukën ai thotë se një besimtar nuk mund ta
udhëheqë një dishepull më tej se niveli i tij frymëror.

Nëntëdhjetë e nënta

Tregimi i nëntëdhjetë e nëntë deleve është i njohur për ne. Në Mateun 18:12-13,
kjo shpreh dashurinë e Zotit për fëmijët e vegjël (shih vargun 14). Në Llukën 15:4-
7 kjo jepet me qëllim për farisenjtë dhe skribët, të cilët nuk donin ta pranonin se
kishin nevojë të pendoheshin (shih vargjet 2 dhe 7).

Shëmbëlltyra e talentave (Mat. 25:14-30) nuk duhet të ngatërrohet me atë të dhjetë
minave (Lluka 19:12-27). Në rastin e talentave, tre njerëzve iu dhanë një sasi
parash sipas aftësive të tyre. Dy të parët morën të njëjtin vlerësim pavarësisht nga
aftësitë e tyre të ndryshme, ngaqë ata u treguan besnikë. I treti u kritikua ngaqë
nuk bëri asgjë me çfarë i ishte dhënë.

Në shëmbëlltyrën e dhjetë minave, tre njerëz morën të njëjtën sasi parash. Ata të
tre kishin të njëjtën mundësi. Njëri prej tyre e shumëfishoi sasinë e tij dhjetëfish,
tjetri pesëfish dhe i treti aspak. Shpërblimet për dy të parët ndryshonin nga e të
tretit sipas përdorimit të mundësisë që ata kishin. I treti humbi edhe atë që i ishte
dhënë.

Sa mohime?

Është e mundur që Pjetri e mohoi Zotin të paktën gjashtë herë. Në qoftë se u
bëjmë një studim të hollësishëm Ungjijve, do të zbulojmë se ai e mohoi Krishtin:
1. Para një gruaje të re (Mat. 26:69-70; Marku 14:66-68); 2. Para një gruaje tjetër të
re (Mat. 26:71-72; Marku 14:69-70); 3. Para turmës (Mat. 26:73-74; Marku 14:70-
71); 4. Para një burri (Lluka 22:58); 5. Para një njeriu tjetër (Lluka 22:59-60); 6.
Para shërbëtorit të një kryeprifti (Gjoni 18:26-27). Ky i fundit është i ndryshëm nga
të tjerët ngaqë tha: «A nuk të pashë ty në kopësht me Të?» Të tjerët nuk janë cituar
duke thënë këtë.

Në fund të secilit Ungjill, Zoti i porositi dishepujt e Tij, por vini re dallimin në secilin
rast.

    Mateu – bëni dishepuj, duke predikuar dhe mësuar (28:19).
    Marku – predikoni Ungjillin (16:15).
    Lluka – dëshmoni (24:48).
    Gjoni — më ndiqni Mua (21:19-21).1

Kështu është e qartë se pjesë të Shkrimeve që duken sikur janë të njëjta nuk janë
aspak të njëjta. Po të shohim dallimin midis tyre në vend të harmonisë, do të
zbulojmë të vërteta të thella frymërore. Këto do të zgjidhin ato ç'ka ne na duken si
kontradikta. Dhe do të na bëjë ta pëlqejmë edhe më tepër Fjalën e frymëzuar të
Perëndisë.


Shënim:

1. Kjo iu tha Pjetrit, por gjen zbatim për të gjithë besimtarët.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Ja dallimi:
Shkarko PDF
27. DALLIME NË UNGJIJTË

Kushdo që i studion Ungjijtë vë re se shumë gjëra janë
përsëritur veçanërisht në Ungjillin e Mateut, të Markut
dhe të Llukës. Në to lexojmë për të njëjtat mrekulli, të
njëjtat shëmbëlltyra dhe të njëjtat mesazhe nga Zoti.
Sidoqoftë, këto nuk janë të pavlera. Fryma e Shenjtë nuk
e përsërit Veten pa qëllim.

Një studim i hollësishëm na tregon se dallimet midis
Ungjijve janë më të rëndësishme se gjërat që janë
përsëritur. Ajo ç'ka na duket se është përsëritur
shpeshherë ka dallime të vogla që janë tepër të
rëndësishme.
Literaturë > Bibla > Ja dallimi
Share