Njëherë tjetër ai shkroi, «Atë, merrma jetën, po, gjakun në qoftë se dëshiron, dhe
konsumoje atë me zjarrin Tënd përpirës. Nuk do ta kurseja atë, sepse nuk është i
imi që ta kursej. Merre, O Zot, merre të gjithin. E derdh jetën time si një flijim për
botën. Gjaku ka vlerë vetëm po qe se rrjedh para altarit Tënd».

Duket sikur shumë nga heronjtë e Perëndisë arritën të njëjtin vend në
marrëdhënien e tyre me Perëndinë. Ata e kuptuan se «nëse kokrra e grurit e rënë
në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep më shumë fryt!» Gjoni
12:24. Ata ishin gati të ishin ajo kokërr gruri.

Ky qëndrim është tamam çfarë Jezusi u mësoi dishepujve të Tij. «Sepse kush do
ta shpëtojë jetën e vet, do të humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për
shkakun Tim, do ta shpëtojë» (Lluka 9:24).

Sa më tepër që të mendojmë rreth kësaj, aq më e arsyeshme duket.

Së pari, jetët tona nuk na përkasin neve. I përkasin Atij që na vlerësoi me koston e
gjakut të Tij të çmuar. A mund të qepemi pas asaj që është e Dikujt tjetër? C.T.
Stud iu përgjigj kësaj pyetjeje:

    «Dija rreth vdekjes së Jezusit, por nuk e kisha kuptuar se në qoftë se Ai
    kishte vdekur për mua, atëherë unë nuk i përkisja më vetes. Shpengim do
    të thotë të riblesh, kështu në qoftë se unë i përkas Atij, atëherë unë ose do
    të isha vjedhës ose do të mbaja diçka që nuk është imja, ose përndryshe
    do të më duhej t’i dorëzoja gjithçka Perëndisë. Kur arrita të shoh se Jezus
    Krishti vdiq për mua, nuk ishte e vështirë t’i dorëzoja gjithçka Atij».

Së dyti, ne të gjithë do të vdesim sidoqoftë, në qoftë se Zoti nuk do të kthehet
ndërkohë. A do të ishte një tragjedi më e madhe të vdisje duke i shërbyer Mbretit
apo do të ishte një incident i thjeshtë statistikor? A nuk kishte të drejtë Xhim Elioti
kur ai tha: «Nuk është budalla ai që jep çfarë nuk mund të mbajë për të fituar atë
që nuk mund të humbasë».

Së treti, është e logjikshme se në qoftë se Zoti Jezus vdiq për ne, gjëja më e vogël
që ne mund të bënim është të vdisnim për Të. Në qoftë se shërbyesi nuk është
mbi zotëruesin e tij, atëherë çfarë të drejtë kemi ne për të shkuar në parajsë më
rehatisht sesa Zoti Jezus? Ishte kjo gjë që e bëri Studin të thoshte: «Në qoftë se
Krishti është Perëndia dhe vdiq për mua, atëherë asgjë që unë mund të bëj, nuk
është tepër e madhe».

Së fundi, është krim të mbahemi pas jetës sonë, ndërkohë kur nëpërmjet
braktisjes së saj, të tjerët mund të bekohen. Shpeshherë njerëzit e ofrojnë jetën e
tyre për interes të kërkimeve shkencore në mjekësi. Të tjerët japin jetën për të
shpëtuar të afërmit e tyre në raste zjarri. Akoma të tjerë japin jetën në betejë për të
mbrojtur vendin e tyre nga armiku. Ç’vlerë ka jeta për ne? A mund të themi njëzëri
me F. W. H. Myers:

    «Vetëm shpirtra të njëjtë shoh atje,
    N’pranga n’vend që t’pushtojnë e skllevër n’vend që t’ishin mbretër.
    Me një shpresë t’vetme me një mrekulli bosh,
    Fatkeqësisht t’vënë përballë një sërë gjërash.
    
    «Pastaj menjëherë një dëshirë e patolerueshme
    Më përshkon si një thirrje trumpete—
    O, për t’i shpëtuar këta! Për t’humbur për ta,
    Vdis për jetën e tyre, ofroje veten për t’gjitha ato.
    
Jo të gjithëve u është kërkuar të japin jetën e tyre si dëshmorë. Turra e druve,
heshta, dhe ekzekutimi etj., janë vetëm për disa. Por secili nga ne mund ta ketë
frymën dëshmore, zellin dëshmor dhe devocionin dëshmor. Secili nga ne mund të
jetojë si ata që tashmë ia kanë dorëzuar jetën e tyre Krishtit.

    «Eja i sëmurë, eja i shëndetshëm, kryqi, kurora,
    Ylberi dhe bubullima;
    E hedh frymën dhe trupin tim përtokë’,
    Që Perëndia ata t’i plugojë».
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Hija e të rënit dëshmor

Kur një njeri i është përkushtuar Krishtit me të vërtetë,
nuk ka rëndësi për të nëse vdes apo jeton. Gjithçka që
ka rëndësi për të është përlëvdimi i Perëndisë.

Ndërsa lexoni TRIUMFIN E XHON DHE BETI STAMIT, do
të shihni një shënim të përsëritur në gjithë librin—«që
[…] Krishti të madhërohet në trupin tim, ose me jetën
ose me vdekjen» (Fil. 1:20).

E njëjta gjë shihet edhe në shkrimet e Xhim Eliotit.
Ndërsa akoma ishte student në Universitetin e Uitënit, ai
shkroi në ditarin e tij: «Jam gati të vdes për fisin eukas».
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF