Fjala e Perëndisë na mëson se martesa u dha nga Perëndia për racën njerëzore
për qëllime të caktuara:

    1. U dha për shoqëri dhe kënaqësi. Perëndia e pa se «nuk ishte mirë për
    njeriun të ishte i vetëm» (Zanafilla 2:18).
    2. U dha për shtimin e racës. Kjo shihet në urdhëresën e Zotit: «Të jeni të
    frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën» (Zanafilla 1:28).
    3. U dha për ruajtjen e vlerave morale në familje dhe shoqëri. «Për shkak
    të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet» (1
    Kor. 7:2).

Nuk thuhet askund në Fjalën e Perëndisë se martesa nuk i përshtatet jetës së
kulluar, e me devocion dhe shërbim për Krishtin. Por, për më tepër, Bibla thotë se
«martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer» (Hebrenjve 13:
4a). Fakti qëndron në atë se «kush ka gjetur një grua ka gjetur në gjë të mirë»
(Fjalët e Urta 18:22). Fjalët e Predikuesit mund t’i aplikohen martesës: «Dy vlejnë
më mirë se një i vetëm», veçanërisht në qoftë se ata janë së bashku në shërbimin
për Zotin. Vlefshmëria më e madhe e të qenit së bashku shihet në Ligjin e
Përtërirë 32:30, ku një person ndjek një mijë veta dhe dy persona bëjnë që dhjetë
mijë veta të ikin.

Prapëseprapë—megjithëse martesa është në vullnetin e Perëndisë për racën
njerëzore në përgjithësi, kjo nuk do të thotë se ajo është vullneti i Tij për secilin
njeri. Ndërsa kjo mund të shihet si një e drejtë e dikujt, dishepulli i Zotit Jezus
mund të zgjedhë të mos e ushtrojë këtë të drejtë me qëllim që të jetë më i
dedikuar në shërbimin për Krishtin.

Zoti Jezus theksoi se do të kishte eunukë për hir të Tij në mbretërinë e Tij:

    Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që
    janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vetë eunukë
    për mbretërinë e qiejve. Ai që mund të kuptojë, le të kuptojë (Mateu 19:12).

Kjo patjetër është një betim që personi bën si rezultat i dy faktorëve:

    1. Një ndjenjë drejtimi nga Perëndia për të mos u martuar.
    2. Një dëshirë për t’iu dedikuar i gjithi punës së Zotit pa përgjegjësitë e
    jetës familjare.

Kjo duhet të jetë bindje e një thirrjeje hyjnore (1 Kor. 7:7b). Vetëm nëpërmjet kësaj,
dishepulli mund të jetë i sigurt se Zoti do t’i sigurojë hirin e duhur për vazhdimësi.

Së dyti, kjo duhet të bëhet vullnetarisht. Në rastin kur mosmartesa bëhet çështje
detyrimi kishtar, ekziston një rrezik më i madh imoraliteti.

Apostulli Pal theksoi faktin se një i pamartuar shpeshherë mund t’i dedikohet më
tepër punës së Mbretit:

    I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t’i pëlqejë Zotit; por i
    martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t’i pëlqejë gruas së tij» (1
    Kor. 7:32, 33).

Për këtë arsye, ai shprehu dëshirën se të pamartuarit dhe gratë e veja është më
mirë të qëndronin si ai, d.m.th., të pamartuar (1 Kor.7, 8).

Madje edhe për ata që tashmë ishin të martuar, apostulli ngul këmbë që ata t’i
nënshtrojnë gjithçka detyrës së madhe të deklarimit të Krishtit, ngaqë koha është
e shkurtër:

    Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu
    tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë; dhe ata që
    qajnë, sikurse të  mos qanin; dhe ata që gëzohen, sikurse të mos
    gëzoheshin; dhe ata që blejnë, sikur të mos kishin gjë në zotërim; dhe ata
    që përdorin nga kjo botë, sikur të mos e përdornin, sepse forma e kësaj
    bote po kalon (1 Korintasve 7:29-31).

Kjo nuk do të thotë që burri të lërë pas dore përgjegjësitë e tij familjare, të braktisë
gruan dhe fëmijët e të shkojë si misionar. Por kjo do të thotë që ai nuk duhet të
jetojë për kënaqësitë dhe dëshirat e jetës. Ai nuk duhet të përdorë gruan dhe
fëmijët si pretekste për t’i dhënë Krishtit vend të dytë në jetë.

C. T. Stud kishte frikë se e fejuara e tij do të ishte e zënë me të dhe se kështu Zoti
Jezus nuk do të zinte vendin kryesor në jetën e saj. Për ta evituar këtë, ai kompozoi
një varg për ta recituar çdo ditë:

    Jezus të dua,
    Më i dashur se Çarli
    Mund t’jet’
    për mua je Ti.

Komunistët kanë mësuar t’ia nënshtrojnë çështjet familjare detyrës së madhe të
pushtimit të njerëzimit me kauzën e tyre. Gordon Arnold Lonsdeil është një
shembull i tillë. Pasi ai u kap në Angli për spiunazh për Rusinë, policia gjeti një
letër nga gruaja e tij dhe një përgjigje prej gjashtë faqesh. Gruaja e tij shkruante;
«Sa e padrejtë është jeta. E kuptoj plotësisht se po punon dhe se kjo është detyra
jote dhe se ti e do punën dhe se e bën atë me tepër kujdes. Megjithatë, arsyetimi
im është disi i ngushtë në atë të femrave, dhe vuaj keqas. Më shkruaj dhe më
trego se si më do mua, dhe kështu ndoshta do të ndihem më mirë».

Lonsdeil u përgjigj, pjesërisht: «E gjitha që do të them është se vetë unë kam
vetëm një jetë dhe jo një të lehtë. E gjitha që dua të bëj është ta kaloj jetën në
mënyrë të tillë që kur të kthehem e të shikoj prapa të mos ketë vend për turp….Së
shpejti do të bëhem 39 vjeç; a ka mbetur shumë kohë?»

«Koha tanimë është shkurtuar»—thotë Pali,—kështu tash e tutje edhe ata që kanë
gra të jenë si ata që nuk kanë…».

Tragjedia qëndron në atë se martesa me ngut shpeshherë ka qenë një nga
mjetet e djallit për devijimin e një dishepulli të ri nga udha e përdorimit të plotë për
Krishtin. Shumë njerëz kanë humbur karrierën e tyre për shërbim për Zotin në
momentin e martesës.

«Martesa […] është një armik i ashpër në plotësimin e vullnetit të Krishtit në
deklarimin e Tij. Martesa është e dhënë nga Perëndia. Por kur ajo bëhet pengesë
për bërjen e vullnetit të Perëndisë, atëherë ajo është keqpërdorur. Mund të
përmendim shumë—edhe burra, edhe gra—të cilët janë thirrur për të shkuar
misionarë, por kurrë nuk kanë mundur ta arrijnë atë, për arsye se bashkëshortët i
bënë që kjo të mos bëhej e mundur…. Asgjë, madje edhe bekimi me një
bashkëshorte/bashkëshort, nuk duhet të bëhet pengesë për jetën e dikujt…. Sot
njerëzit po vdesin pa Krishtin sepse të dashurit e tyre zënë një vend më të
rëndësishëm se vullneti i Perëndisë».

Kjo ndoshta është e vërtetë në rastet e punonjësve të parë se jeta beqare është e
preferueshme. «Burra e gra të pararojës mund t’ju duhet madje të mohojnë edhe
nevojat e jetës për të mos thënë asgjë për kënaqësitë e jetës, megjithëse
plotësisht legjitime. Detyra e një të tilli është të qëndrojë i fortë në vështirësi, të
jetë ushtar i mirë, i pamposhtur nga gjërat e jetës, atlet i pa penguar nga ndonjë
peshë…. Kjo është një pushim, një thirrje, një vajosje për shërbim të veçantë».

Për ata që e dëgjojnë këtë thirrje dhe që përgjigjen, ekziston një shpërblim i
veçantë. Jezusi ka thënë: «Në të vërtetë po ju them […] kushdo që ka lënë, për hir
të Emrit Tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë
njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme» (Mat. 19:28, 29).
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Dishepullimi dhe jeta bashkëshortore

«Sepse ka eunukë që janë bërë vetë eunukë për
mbretërinë e qiejve. Ai që mund të kuptojë, le të kuptojë»
(Mateu 19:12).

Një nga pyetjet më të rëndësishme që dishepulli vihet
përballë është nëse Perëndia e ka thirrur të martohet
ose jo. Kjo është krejtësisht një çështje individuale
midis Perëndisë dhe njeriut. Askush nuk mund të
ndërmarrë veprime për dikë tjetër, të ndërhysh në të tilla
është me rrezik.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF