Kur Adami mëkatoi, ai humbi shumë nga sundimi i tij që i ishte dhënë hyjnisht. Në
vend të sundimit me pushtet të plotë, ai sundoi i paqëndrueshëm në një sferë të
pasigurtë.

Me Ungjillin, në një farë mënyre ne mund të rifitojmë sundimin. Nuk bëhet fjalë për
kontroll mbi qentë e tërbuar ose gjarpërinjtë helmues, por, për më tepër bëhet
fjalë për të bërë paganët trashëgimi tonën dhe pjesët më të largëta të botës
pasuri tonën. «Imperializmi i vërtetë është perandoria nëpërmjet sovranitetit moral
dhe frymëror; tërheqja e vëmendjes dhe sundimi nëpërmjet shkëlqimit mahnitës
të një jete të kulluar e të shenjtëruar» –J.H. Jouet.

Në fakt, ky dinjitet i thirrjes së krishterë është diçka për të cilën Adami nuk kishte
dijeni. Ne jemi partnerë me Perëndinë në shpengimin e botës. «Ja qëllimi ynë—të
vajosim njerëzit në Emrin e Zotit për jetë mbretërore, për sovranitet mbi vetveten,
për shërbim» –Dinsdeill T. Jang.

Sot tragjedia më e madhe e jetës është pakënaqësia me thirrjen. Ne kënaqemi
duke kaluar vite me radhë «duke përqafuar vogëlsitë» ose «duke studiuar
kotësitë». Ne zvarritemi në vend që të fluturojmë. Jemi skllevër në vend që të jemi
mbretër. Vetëm disa kanë një vizion për konvertimin e kombeve të ndryshme për
Krishtin.

Spërxhën përbën një përjashtim. Ai i shkroi djalit të tij mesazhin e mëposhtëm:

    «Unë nuk do të doja të vdisje milioner, në qoftë se Perëndia do të donte që
    të ishe misionar.

    «Unë nuk do të gëzohesha të flisje te një mbret, po të ishe përgatitur të
    ishe misionar.

    «Çfarë janë mbretërit, e gjithë fisnikëria, të gjitha kurorëzimet e tyre kur i
    mbledh të gjithë këta së bashku, të krahasuara me dinjitetin e fitimit të
    frymëve për Krishtin, me nderin e veçantë të ndërtimit për Krishtin, dhe jo
    në themelin e dikujt tjetër, por të predikosh Ungjillin në vendet e largëta?»

Një përjashtim tjetër është Gjon Mot, qeveritar misionar i njohur. Kur Presidenti
Kulixh i kërkoi të shkonte si ambasador në Japoni, ai u përgjigj: «Zoti president,
meqë Perëndia më ka thirrur të jem ambasador i Tij, veshët e mi nuk reagojnë
ndaj ndonjë thirrje tjetër».

Billi Graham tregon për një tjetër. «Kur Firma Naftënxjerrëse Standard (Standard
Oil Company) po kërkonte për një përfaqësues në Lindjen e Largët, ata zgjodhën
një misionar. Ata i ofruan atij 10 mijë dollarë, por ai nuk e pranoi detyrën; 25 mijë,
por nuk pranoi; 50 mijë por nuk pranoi. Pastaj ata e pyetën: «Ku qëndron
problemi»? Ai u përgjigj: «Pagesa juaj është e mirë, por detyra është tepër e
vogël. Perëndia më ka thirrur të jem misionar».

Thirrja e krishterë është më fisnikja e të gjithave dhe në qoftë se e kuptojmë këtë,
atëherë jeta jonë do të marrë një drejtim tjetër. Nuk do të flasim më për veten tonë
se «jam thirrur të jem hidraulik» ose «jam thirrur të jem doktor» ose «jam thirrur të
jem dentist.» Për më tepër, duhet ta shohim veten «të thirrur për t’u bërë apostull»
—dhe të gjitha këto gjëra të tjera si mjete të thjeshta për jetesë.

Ne do ta shohim veten të thirrur për t’i predikuar Ungjillin çdo krijese, dhe të bëjmë
dishepuj nga të gjitha kombet, për të ungjillëzuar botën.

Detyrë e madhe, mund të thoni. Ashtu është, por nuk është e pamundur.
Madhësia e kësaj detyre shihet në përshkrimin grafik të mëposhtëm të botës:

    «Në qoftë se në imagjinatën tonë, ne do ta kompresonim popullsinë e
    sotme të botës – tani afërsisht 3 miliard njerëz (në vitin e shtypshkrimit
    origjinal) - në një grup një mijë vetësh që jetojnë në një qytet të vetëm,
    atëherë do të shihnim qartë përshkrimin e mëposhtëm.

    «Gjashtëdhjetë njerëz do të përfaqësonin popullsinë e Shteteve të
    Bashkuara; të gjithë të tjerët do të përfaqësoheshin nga 940. 60
    amerikanët do të kishin 35% të të ardhurave të të gjithë qytetit; dhe 940 të
    tjerët do të ndanin 65% të pjesës që mbetet.

    «Tridhjetë e gjashtë nga amerikanët në atë qytet do të pohonin të ishin
    anëtarë (të ashtuquajtur) të kishës së krishterë; dhe njëzet e katër jo. Në
    gjithë qytetin, rreth 290 do të pohonin të ishin të krishterë dhe 710 jo. Të
    paktën 80 veta do të ishin komunistë dhe 370 do të ishin nën sundimin
    komunist. Ndoshta 70 nga i gjithë qyteti do të pohonin të ishin të krishterë
    protestantë (të ashtuquajtur).

    «Treqind e tre veta në të gjithë qytetin do të ishin të bardhë; 697 jo të
    bardhë. 60 amerikanët do kishin jetëgjatësi mesatare 70 vjeç; të gjithë të
    940 vetat e tjerë mesatarisht 40 vjeç.

    «Amerikanët do të zotëronin 15.5 herë më shumë pasuri për person në
    krahasim me mesataren e pjesës tjetër. Ata do të prodhonin 16% të
    furnizimit ushqimor të të gjithë ushqimit të qytetit, të shpenzonin 1.5% të
    pasurisë totale ushqimore dhe të ruanin pjesën tjetër për të ardhmen në
    magazina të shtrenjta. Kur kujtojmë se 940 jo-amerikanët në qytet
    gjithmonë do të kishin uri dhe nuk do të dinin se kur të kishin mjaft për të
    ngrënë, situata e krijuar nga ky kontrast në ushqim dhe rezervat bëhet mjaft
    i dukshëm, veçanërisht në sajë të faktit se tashmë amerikanët
    konsumojnë 72% më shumë se kërkesat optimale për ushqim. Në fakt,
    ata do të kursenin para nëpërmjet shpërndarjes së ushqimit të tepërt për
    arsye të kostos së lartë për magazinim, por ata mendojnë se kjo do të
    ishte «një program mirëbërës me rrezik».

    «Në krahasim me të tjerët, gjashtëdhjetë amerikanët do të kishin 12 herë
    më shumë se gjithë të tjerët energji elektrike, 22 herë më shumë qymyr, 21
    herë më shumë karburante, 50 herë më shumë çelik dhe 50 herë më
    shumë në baza të ndryshme materiale.

    «Grupi me më pak të ardhura nga 60 amerikanët do të ishte më i pasur se
    mesatarja e pjesës tjetër të qytetit. Tamam pjesa më e madhe e
    popullsisë jo-amerikane do të ishte e varfër, në uri, e sëmurë dhe e
    pashkolluar. Rreth gjysma nuk do të mund të lexonte ose të shkruante. Më
    tepër se gjysma nuk do të kishin dëgjuar për Krishtin dhe çfarë Ai është.
    Por shumë shpejt më shumë se gjysma e botës do të dëgjonte për Karl
    Marksin» (Fjalët në kllapa janë shtuar).
                                                                                           --Harri Smith Leiper.

Atëherë si do të konvertohet bota për Krishtin në këtë brez? Përgjigjja—vetëm
nëpërmjet atyre që e duan Perëndinë me gjithë zemër dhe që e duan fqinjin e tyre
si vetveten. Është vetëm devocioni dhe dedikimi që buron nga dashuria e vërtetë
që do ta plotësojë këtë detyrë.

Për ata që janë në dashurinë e Krishtit, asnjë sakrificë për Të nuk është tepër e
madhe. Ata do të veprojnë për arsye të dashurisë për Të, gjë që ata nuk do ta
bënin për përfitim. Ata nuk do ta kursejnë jetën. Ata do të harxhojnë e do të
harxhohen që njerëzit të mos humbasin pa Ungjillin.

            «M’jep zemër si Jotja, o Zot i Kryq’zuar!
            T’i dua njerëzit që vdesin, më mëso—
            Zemrën sa më afër Teje ma mbaj;
            Më jep dashuri—Dashuri t’vërtetë n’Kalvar
            Që te Ti t’i sjell ata.»
                                    --Xheims A. Stjuërd

Po qe se dashuria nuk është motivi, atëherë shkaku është i pashpresë. Nuk jep
rezultat. Atëherë shërbimi nuk është asgjë tjetër përveç se zhurmë e veglave
muzikore. Por kur dashuria është ylli udhëheqës, kur njerëzit shërbejnë me
devocion për Krishtin, atëherë asnjë fuqi mbi tokë nuk mund ta ndalojë përhapjen
e Ungjillit.

Atëherë, imagjinoni një grup dishepujsh, të dhënë së tëri pas Jezu Krishtit, të
dhënë nëpërmjet dashurisë për Krishtin, duke mposhtur pengesat në vende të
ndryshme për të deklaruar mesazhin e lavdishëm, duke ecur në mënyrë të
pashtershme drejt zonave të reja në kërkim të çdo jete për të cilën Krishti vdiq, dhe
duke pasur dëshirë të madhe që secili të jetë adhurues i Krishtit në përjetësi.
Çfarë metodash përdorin këta njerëz të tjerë të botës për ta deklaruar Krishtin?

Dhiata e Re na paraqet dy metoda kryesore për konvertimin e  botës me Ungjillin.
E para është nëpërmjet deklarimit publik; e dyta nëpërmjet dishepullimit individual.

Për sa i përket të parës, kjo metodë është përdorur nga Zoti Jezus dhe dishepujt e
Tij. Sa herë që njerëzit mblidheshin së bashku, ekzistonte një mundësi për të
predikuar lajmin e mirë. Kështu ne hasim takime ungjillore në pazare, në burgje,
në vende të shenjta, në bregdet dhe gjatë luginave të lumenjve. Urgjenca dhe
karakteri në shkallën më të lartë bëri që të mos i kushtohej tepër vëmendje vendit
të takimit.

Metoda e dytë e përhapjes së besimit të krishterë është nëpërmjet dishepullimit të
individëve. Kjo është metoda që Zoti Jezus përdori në përgatitjen e të
dymbëdhjetëve. Ai e thirri këtë grup njerëzish që të ishin me Të dhe që t’i dërgonte
në mision. Çdo ditë, Ai i udhëzoi ata në të vërtetën e Perëndisë. Ai caktoi detyrën
që Ai kishte për ta. Ai i paralajmëroi për detajet, për rreziqet dhe vështirësitë që do
të ndeshnin. Ai i mori ata në mbledhjet e Perëndisë dhe i bëri partnerë të Tij në
planin e lavdishëm, por të vështirë hyjnor. Pastaj i dërgoi në mision si delet midis
ujqërve. Të fuqizuar nga Fryma e Shenjtë, ata u lëshuan përpara t’i tregonin botës
për Shpëtimtarin e ngritur e të përlëvduar. Efektiviteti i kësaj metode shihet në
faktin se grupi i dishepujve, i cili ra në njëmbëdhjetë për arsye të një tradhtari, e
ktheu botën përmbys për Zotin Jezu Krishtin.

Apostulli Pal jo vetëm që e vuri këtë metodë në praktikë për veten e tij, por i kërkoi
Timoteut të bënte të njëjtën gjë. «Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë
dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të
tjerë» (2 Timoteut 2:2). Hapi i parë është zgjedhja me kujdes dhe me lutje  e
njerëzve besnikë. I dyti ka të bëjë me dhënien e këtij vizioni të lavdishëm të tjerëve.
I treti ka të bëjë me dërgimin e këtyre njerëzve për të bërë dishepuj (Mat. 28:19).

Për ata që lakmojnë për numra të mëdhenj dhe turma të mëdha, kjo metodë do të
duket jo shumë e mençur dhe e komplikuar. Por Perëndia e di se ç”po bën, dhe
metodat e Tij janë metodat më të mira. Mund të arrihet më tepër për Perëndinë
nëpërmjet disa dishepujve të dedikuar sesa nëpërmjet një armate fetarësh të
vetëkënaqur.

Ndërsa këta dishepuj shkojnë në botë në Emrin e Krishtit, ata ndjekin parime të
caktuara të Fjalës së Perëndisë. Së pari, ata janë të zgjuar si gjarpërinjtë, por të
përulur si pëllumbi. Për urtësi në udhën që kanë përpara, ata mbështeten te
Trinia. Ndërkohë, ata janë të butë dhe të përulur në marrëdhëniet me njerëzit e
tjerë. Askush nuk ka pse të frikësohet për ashpërsi nga ata; njerëzit duhet t’u
frikësohen lutjeve të tyre dhe dëshmisë së tyre të pashuar.

Këta dishepuj qëndrojnë larg politikës së kësaj bote. Ata nuk e konsiderojnë veten
të thirrur kundër ndonjë qeverie apo ideologjie politike. Ata mund të veprojnë në
çfarëdo lloj qeverisjeje dhe t’i qëndrojnë besnik asaj qeverie deri në atë pikë ku u
kërkohet të komprometojnë dëshminë e tyre dhe të mohojnë Zotin. Atëherë ata
refuzojnë t’u binden dhe t’u nënshtrohen pasojave. Por ata kurrë nuk intrigojnë
ndaj qeverive dhe nuk marrin pjesë në ndonjë taktikë revolucionare. A nuk tha Zoti:
«Në qoftë se mbretëria Ime do të ishte e kësaj bote, atëherë shërbenjësit e Mi do
të luftonin»? Këta njerëz janë ambasadorë të një vendi qiellor dhe kështu ata janë
veçse kalimtarë e të huaj në këtë botë.

Ata janë absolutisht të ndershëm në çdo gjë. Ata i evitojnë gjërat e dyshuara. Fjala
«po» është  po dhe «jo» është jo. Ata refuzojnë të pajtohen me gënjeshtrën e
njohur se qëllimi i justifikon mjetet. Në asnjë mënyrë ata nuk bëjnë ligësi me
qëllim që e mira të vijë. Secili prej tyre ka një ndërgjegje të tillë që më mirë do të
vdiste sesa të mëkatonte.

Një parim tjetër i këtyre njerëzve është se ata e ankorojnë punën e tyre në kishën
lokale. Ata shkojnë në botë për të fituar të konvertuar për Zotin Jezus, dhe kur
fitojnë të konvertuar ata i sjellin në bashkësinë e kishës lokale ku mund të
forcohen e të ndërtohen në besimin e tyre më të shenjtë. Dishepujt e vërtetë e
kuptojnë se kisha lokale është mjeti i Perëndisë në tokë  për përhapjen e besimit
dhe se puna më e mirë bëhet në bashkëpunim me të.

Dishepujt janë të zgjuar që nuk përfshihen në aleanca të ndonjë lloji. Ata refuzojnë
me forcë dhe nuk lejojnë që lëvizjet e tyre të diktohen nga ndonjë organizatë
njerëzore. Ata i marrin urdhrat direkt nga parajsa. Kjo nuk do të thotë se ata
veprojnë pa fjalën dhe aprovimin e të krishterëve në kishën lokale. Përkundrazi,
ata mbështeten në këtë aprovim si konfirmim i thirrjes së Perëndisë për shërbim.
Por ata këmbëngulin në nevojën për t’i shërbyer Krishtit duke qenë të bindur ndaj
Fjalës dhe drejtimit të Tij për ta.

Së fundi, këta dishepuj nuk kanë dëshirë të jenë me emër. Ata përpiqen të
qëndrojnë prapa skenës. Qëllimi i tyre është të lavdërojnë Krishtin dhe ta shpallin
Emrin e Tij. Ata nuk janë në kërkim të gjërave të mëdha për veten e tyre. Dhe
gjithashtu nuk ia tregojnë strategjinë e tyre armikut. Kështu ata punojnë në qetësi
dhe pa rënë në sy, të patrazuar nga lavdërimet apo fajësimet e njerëzve. Ata e dinë
se «qielli do të jetë vendi më i mirë dhe më i sigurt për të parë rezultatet e punës
së tyre».
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Sundim botëror

Perëndia na ka thirrur për sundim botëror. Ai nuk na ka
krijuar të «lindim njeri e të vdesim si shitës». Qëllimi i Tij
nuk është që ta kalojmë jetën në «firma të vogla si
zyrtarë të vegjël».

Fillimisht kur Zoti e krijoi njeriun, Ai i dha atij sundim mbi
gjithë tokën. Ai e kurorëzoi atë me lavdi dhe nder dhe i
vuri të gjitha gjërat nën sundimin e tij. Njeriut iu dha
dinjitet dhe sovranitet—veçse shumë pak më ulët se ai i
engjëjve.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF