1. Lutja më e mirë vjen nga nevoja e fortë e brendshme. Ne të gjithë e kemi parë
se kjo është e vërtetë. Kur jetët tona janë të patrazuara dhe të qeta, lutjet tentojnë
të jenë jo të mprehta dhe të pakta në numër. Kur ndeshemi me një krizë, një çast
rreziku, një sëmundje serioze ose një humbje, atëherë lutjet gjallërohen dhe
bëhen të mprehta. Dikush ka thënë se «në mënyrë që shigjeta të godasë qiellin,
ajo duhet të gjuhet nga një hark i përkulur plotësisht». Urgjencat, rastet e
paaftësisë, rastet e një nevoje të madhe janë burimi i lutjeve të fuqishme.

Fatkeqësisht, ne e kalojmë shumicën e jetës duke u munduar t’u shmangemi
nevojave. Nëpërmjet metodave të biznesit, ne sigurojmë rezerva të rehatshme
ndaj çdo pengese. Nëpërmjet zgjuarsisë së njerëzve, ne arrijmë fazën ku jemi të
pasur dhe nuk na mungon asgjë. Atëherë fillojmë të përpiqemi të kuptojmë pse
jeta e lutjes është aq e cekët dhe e pagjallëruar dhe pse nuk po bie zjarr nga qielli.
Po të ecim vërtet me anë të besimit dhe jo nëpërmjet asaj që shikojmë, atëherë
jeta jonë e lutjes do të gjallërohej.

2. Një nga kushtet për një lutje të suksesshme është të «afrohemi me zemër të
vërtetë» (Hebrenjve 10:22). Kjo do të thotë se duhet të jemi të vërtetë dhe të
sinqertë para Zotit. Nuk duhet të jemi hipokritë. Po ta plotësonim këtë kusht,
atëherë ne kurrë nuk do t’i kërkonim Perëndisë të bënte diçka, atëherë kur ne
mund ta bëjmë atë. Për shembull, nuk do t’i kërkonim Atij të siguronte një sasi të
caktuar të hollash për një projekt të krishterë ndërkohë kur kemi fonde të tepërta,
të cilat mund të përdoreshin në këtë mënyrë. Nuk mund ta ngacmojmë Perëndinë.
Ai nuk u përgjigjet lutjeve, atëherë kur Ai na e ka dhënë tashmë përgjigjen dhe ne
nuk duam ta përdorim.

Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se nuk kemi dëshirë të shkojmë vetë, atëherë ne
nuk duhet të lutemi që Zoti të dërgojë të tjerë në shërbimin e Tij. Me mijëra lutje
drejtohen për muslimanët, hinduistët dhe budistët. Por në qoftë se të gjithë ata që
luten do të kishin dëshirë të përdoreshin nga Zoti në deklarimin e Ungjillit te këta
njerëz, atëherë historia e misioneve të krishtera do të ishte më inkurajuese.

3. Lutja duhet të jetë e thjeshtë, me besim dhe të mos vihet në pyetje. Është e
lehtë të përfshihesh në problemet teologjike të lidhura me lutjen. Kjo shërben
vetëm për të na dëmtuar frymërisht. Është më mirë të lutemi sesa të zgjidhim të
gjitha misteret që kanë të bëjnë me lutjen. Docentët e teologjisë le të merren me
trajtimin e teorive të tyre në lidhje me lutjen. Por besimtari i thjeshtë le të godasë si
stuhi portat e qiellit me besim si ai i fëmijës. Ishte Agustini ai që tha: «të
pashkolluarit e pushtojnë qiellin nëpërmjet forcës dhe ne me gjithë edukimin tonë
as që ngrihemi mbi mishin dhe gjakun».

     Nuk e di me ç”metoda rrallë,
     Po këtë e di - Zoti u përgjigjet lutjeve.
     
     Nuk e di kur Ai e dërgon fjalën,
     Po kjo na tregon se Ai lutjen e dëgjon.
     
     E di se Ai përgjigjet herët a vonë,
     Kështu lutemi e t’presim gjithmon’.
     
     S’e di se nëse bekimi i kërkuar,
     Do t’vijë do të vijë në formë që kam menduar.
     
     Ia lë lutjet vetëm Atij,
     Më të zgjuarit vullnet t’Tij.
                     --Lola C. Henson
     
4. Për fuqi të vërtetë në lutje, mos kurseni asgjë. Dorëzojuni tërësisht Krishtit.
Jepuni i tëri pas Tij. Braktisni gjithçka për të ndjekur Shpëtimtarin. Ai nderon atë
lloj devocioni që e kurorëzon Krishtin Zot mbi të gjithë.

5. Duket sikur Perëndia e vlerëson në mënyrë të veçantë lutjen kur ajo na kushton
diçka. Ata që ngrihen herët në mëngjes shijojnë bashkësinë me Atë, i cili në të
njëjtën mënyrë u ngrit herët në mëngjes për të marrë udhëzimet nga Ati i Tij. Në të
njëjtën mënyrë, ata që luten gjatë gjithë natës përjetojnë një fuqi të madhe me
Perëndinë, gjë që nuk mund të mohohet. Lutja që nuk kushton asgjë nuk ka
aspak vlerë; është rrjedhojë e krishterimit me çmim të lirë.

Shpeshherë Dhiata e Re e lidh lutjen me agjërimin. Qëndrimi pa ushqim mund të
shërbejë për mirë në ushtrimet frymërore. Nga ana njerëzore, ajo ndikon në
qartësi, përqendrim dhe mprehtësi. Nga ana hyjnore, duket sikur Zoti dëshiron t’u
përgjigjet lutjeve kur ne e vëmë lutjen para nevojave për ushqim.

6. Evitoni lutjet egoiste. «Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të
shpenzoni për kënaqësitë tuaja» (Jakobi 4:3). Prioriteti i lutjeve tona duhet t’i
kushtohet interesave të Zotit. Së pari, ne duhet të lutemi: «Ardhtë mbretëria Jote; u
bëftë vullneti Yt në tokë ashtu si në qiell». Pastaj mund të shtojmë: «Na e jep sot
bukën e përditshme».

7. Ne duhet ta nderojmë Perëndinë me kërkesa madhështore, sepse Ai është një
Perëndi i madh. «Le të kemi besim për të pritur gjëra të mëdha nga Perëndia».

     Ti po vjen te një Mbret,
     Kërkesa të mëdha me ty sjell
     Se dashuri e fuqi e Tij të tilla jan’
     Saqë kurrë s’është tepër shum’.
                     - Gjon Njuton

Sa herë e kemi hidhëruar Perëndinë duke pritur kaq pak nga Ai. Ne jemi kënaqur
me të tilla fitore të pamjaftueshme, me arritje të varfra, me dëshira të dobëta pas
gjërash më të larta, saqë nuk u kemi lënë përshtypje atyre përreth nesh se
Perëndia ynë është i madh. Ne nuk e kemi përlëvduar Atë në sytë e njerëzve, që
nuk e njohin Atë me jetën që u tërheq vëmendje dhe u ngre kuriozitet të krahasuar
me fuqinë me të cilën janë ushqyer. Shpesh nuk na është thënë, si për apostullin:
«Ata përlëvduan Perëndinë për shkakun tim» - E. U. Moor.

8. Kur lutemi, së pari ne duhet të sigurohemi se jemi në vullnetin e Perëndisë.
Pastaj, duhet të lutemi, duke besuar se Perëndia do ta dëgjojë dhe do t’i përgjigjet
lutjes tonë. «Kjo është siguria që kemi përpara Tij: nëse kërkojmë diçka sipas
vullnetit të Tij, Ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se Ai na i plotëson të gjitha ato që i
kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam Atij» (1 Gjo. 5:14, 15).

Të lutesh në Emrin e Zotit Jezus do të thotë të lutesh sipas vullnetit të Tij. Kur
vërtetë lutemi në Emrin e Tij, është tamam si Ai Vetë t’i kërkonte Perëndisë, Atit të
Tij për ne. «Dhe çfarëdo të kërkoni në Emrin Tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet
në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në Emrin Tim, Unë do ta bëj» (Gjoni 14:
13,14). «Atë ditë ju nuk do të më bëni asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju
them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në Emrin Tim, Ai do t’jua japë» (Gjoni 16:23).
«Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të
kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati Im që është në qiej. Sepse,
kudo që dy a tre janë bashkuar në Emrin Tim, Unë jam në mes të tyre» (Mateu 18:
19, 20).

«Të kërkosh “Në Emrin e Tij”, do të thotë që Ai të të marrë për dorë dhe të jesh në
lutje; do të thotë, më lejoni të them, që Ai të jetë në gjunjë pranë nesh ndërkohë që
dëshirat e Tij rrjedhin në zemrën tonë. Ky është kuptimi i fjalëve  «në Emrin e Tij.»
Emri i Tij është çfarë Ai dhe natyra e Tij është, dhe kështu të lutemi në Emrin e
Krishtit do të thotë të lutemi sipas vullnetit të Tij. A mund të lutem për ligësi në
Emrin e Birit të Perëndisë? Ajo për të cilën lutem duhet të jetë shprehje e natyrës
së Tij. A mund ta bëj një gjë të tillë në lutje? Lutja duhet të jetë shprehje e fuqisë
së Frymës së Shenjtë, mendja e Krishtit dhe dëshirat e Tij në ne dhe për ne. Zoti
na mësoftë gjithnjë e më tepër si të lutemi në Emrin e Tij. Nuk duhet të mendojmë
ta mbyllim një lutje, pa përmendur fjalët: “Në Emrin e bekuar të Zotit tonë”, por
pastaj e gjithë lutja duhet të përshkohet nga Emri i bekuar i Jezusit--gjithçka sipas
atij Emri» - Samuel Ridout.

9. N.q.s. duam që lutja jonë të jetë vërtetë efektive, ne duhet t’i qëndrojmë besnikë
Perëndisë. Me këtë, nënkuptojmë se duhet të rrëfejmë dhe të braktisim mëkatin
porsa të bëhemi të ndërgjegjshëm për praninë e tij në jetën tonë. «Po ta kisha
ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar» (Psalmi 66:18).
Ne duhet të qëndrojmë në Krishtin. «Në qoftë se qëndroni në Mua dhe fjalët e Mia
qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet» (Gjoni 15:7). Ai që
qëndron në Krishtin, qëndron kaq afër Tij, saqë është plotësisht i vetëdijshëm për
vullnetin e Zotit. Kështu ai mund të lutet drejt dhe mund të jetë i sigurt për
përgjigjet e lutjeve. Theksojmë përsëri se jeta në Të kërkon që ne të zbatojmë
urdhërimet e Tij. «Dhe ç”të kërkojmë, e marrim nga Ai, sepse zbatojmë urdhërimet
e Tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej Tij» (1 Gjonit 3:22). Është e
nevojshme që shpirti të jetë në gjendjen e përshtatshme që lutjet tona të
dëgjohen dhe të marrim përgjigje (1 Gjonit 3:20).

10. Ne nuk duhet të lutemi vetëm në kohë të caktuara të ditës; ne duhet të
zhvillojmë një sjellje lutjeje, që të shikojmë te Zoti ndërsa ecim në rrugë, ndërsa
udhëtojmë me makinë, ndërsa punojmë në tavolinë ose shërbejmë në shtëpi.
Nehemia është një shembull klasik i këtij tipi lutjeje spontane (Nehemia 2:4b).
Është më mirë të «banosh në vendin sekret të Më të Lartit» sesa veçse të bësh
vizita të rralla atje.

11. Së fundi, lutjet tona duhet të jenë specifike. Ndodh vetëm atëherë kur ne lutemi
për gjëra të përcaktuara që marrim përgjigje të përcaktuara.

Lutja është një privilegj i mrekullueshëm. Nëpërmjet këtij mjeti, ashtu siç ka thënë
Hadsën Tejlëri, ne mësojmë si të lëvizim njeriun me anë të Perëndisë. «Çfarë
shërbimesh janë në duart tona për mrekulli në sferën e mahnitshme të lutjes! Ne
mund të sjellim rreze dielli në vende të ftohta e të hidhëruara. Ne mund të ndezim
dritën e shpresës në burgun e dëshpërimit. Ne mund të këpusim zinxhirët nga
këmbët e të burgosurit. Ne mund të marrim pamje e mendime nga shtëpia në atë
vend të largët. Ne mund të mbartim respekt qiellor për të dobëtit frymërisht,
megjithëse ata punojnë përtej deteve. Mrekulli në sajë të lutjes!» - J.H. Jouet.

Kësaj, një shkrimtar i quajtur Uenham i shton dëshminë e tij: «Predikimi është një
dhunti e rrallë; lutja është një dhunti akoma më e rrallë. Predikimi, si një shpatë,
është një mjet lufte për t’u përdorur në afërsi; ata që janë larg nuk mund të arrihen
me të. Lutja, si një top lufte, ka zonë veprimi më të gjerë dhe në disa raste është
më efektive».

     Zot, ç”ndryshim brenda nesh në një orë
     E kaluar në praninë Tënde do të sjellë,
     Ç’mundime të mëdha nga shpina do t’na heqë,
     Si toka pa ujë kur bie shi!
     Ndërsa n’gjunjë, gjithçka rreth nesh duket të bjerë,
     Ngrihemi, dhe e gjithçka larg e afër
     e guximshme dhe e qartë qëndron në diell;
     Sa të dobët, ndërsa n’gjunjë! Plot fuqi kur ngrihemi!
     Atëherë, pse t’ia bëjmë vetes këtë gabim,
     ose të tjerëve, se jo gjithmon’ s’jemi t’fortë,
     Se s’jemi gjithmon’ plot kujdes,
     Se kurr’ s’duhet të jemi të dobët ose zemërdobët,
     Të shqetësuar apo t’trazuar, kur lutja ësht’ me ne,
     Dhe gëzim, e fuqi, e guximi jan’ me Ty?»
       - Trenç
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Lutja

Bibla është i vetmi libër i plotë për sa i përket temës së
lutjes. Të gjithë të tjerët na lënë me një ndjenjë se ka
thellësi të pacekura dhe lartësi të pa arritura. Në këtë
broshurë, ne nuk mund të shpresojmë të përmirësojmë
përpjekjet e të tjerëve. Gjithçka që mund të bëjmë është
të bëjmë një përmbledhje të parimeve më të
rëndësishme të lutjes, veçanërisht meqë kanë të bëjnë
me temën e dishepullimit të krishterë.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF