i vetëdijshëm se Perëndia i ka folur atij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me siguri të
madhe në besnikërinë e Atij që dha premtimin, ai tani e konsideron atë premtim si
të ishte përmbushur, megjithëse, nga ana njerëzore kjo është e pamundur.

Ose ndoshta kjo është një urdhëresë dhe jo një premtim. Për besimin kjo nuk
duhet të përbëjë ndonjë ndryshim. Po ta japë Perëndia, Ai do ta bëjë atë të
mundshme. Po qe se Ai i kërkon Pjetrit të ecë mbi ujë, Pjetri duhet të jetë i sigurt
se Ai do t’i japë fuqinë e duhur për ta bërë këtë (Mat. 14:28). Në qoftë se Ai na
urdhëron t’i predikojmë Ungjillin çdo krijese, ne mund të jemi të sigurt që Ai do të
sigurojë hirin e duhur (Marku 16:15).

Besimi nuk vepron në sferën e të mundshmes. Nuk ka lavdi për Perëndinë në atë
që është e mundshme nga ana njerëzore. Fundi i fuqisë së njeriut është fillimi i
besimit. «Provinca e besimit fillon atje kur probabilitetet marrin fund dhe kur
shikimi dhe ndijimi nuk është i mundur» - Xhorxh Muller.

Besimi thotë: «Në qoftë se “e pamundura” është i vetmi problem, atëherë ajo
mund të bëhet!»

«Besimi sjell Perëndinë në skenë dhe si rrjedhojë nuk njeh absolutisht asnjë
vështirësi—në fakt, ai qesh me të pamundurën. Sipas gjykimit të besimit,
Perëndia është përgjigjja madhore e çdo pyetjeje—zgjidhja madhore për çdo
vështirësi. Gjithçka i referohet Atij; dhe kështu nuk ka aspak rëndësi për besimin
nëse janë gjashtë qind dollarë apo gjashtëdhjetë mijë dollarë; ai e di se Perëndia
zotëron gjithçka. Besimi i gjen të gjitha burimet në Të. Mosbesimi thotë: «Si është
e mundur që kjo e kjo të ndodhë?» Është plot «si», por besimi ka një përgjigje të
madhe për dhjetë mijë «si-të?», dhe ajo përgjigjet—Perëndia» - C. H. Makintoshi.

Nga ana njerëzore, do të ishte e pamundur për Abrahamin dhe Sarën të kishin
fëmijë. Por Perëndia kishte premtuar dhe për Abrahamin vetëm një gjë ishte e
pamundur—që Perëndia të gënjente.

    «Ai duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t’u bërë ati i shumë
    kombeve sipas asaj që i ishte thënë: “Kështu do të jetë pasardhja jote”.
    Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të
    tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur
    të Sarës. Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e
    Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
    plotësisht i bindur se atë që Ai kishte premtuar ishte edhe i  fuqishëm ta
    bënte (Romakëve 4:18-21).

    «Besim’ i vërtet’ sheh premtimet
    dhe vetëm Zotin shikon;
    i përqesh të pamundshmet
    “Do të bëhet!’ ngazëllon»

Perëndia ynë është Ai që specializohet në të pamundurën (Lluka 1:37). Asgjë nuk
është tepër e vështirë për Të (Zan. 18:14). «Gjëra të pamundshme për njerëzit
janë të mundshme për Perëndinë» (Lluka 18:27).

Besimi deklaron premtimin e Tij: «Çdo gjë është e mundshme për atë që beson»
(Marku 9:23) dhe gjen përmbushje në Palin: «Unë mund të bëj gjithçka me anë të
Krishtit që më forcon» (Fil. 4:13).

    «Dyshimi sheh pengesat—
    besimi sheh rrugën!
    Dyshimi sheh më të errtën nat’—
    besimi sheh ditën!
    Dyshimi asnjë hap nuk ndërmerr—
    besimi ngrihet n’lartësi.
    Pyetjes s’dyshimit “Kush beson’?
    “Unë!” i përgjigjet besimi».

Besimi nuk duket se është gjithmonë «i arsyeshëm», meqë besimi ka të bëjë me
atë që është e mbinatyrshme dhe hyjnore. Abrahami nuk përdori «arsyetimin» kur
u largua pa e ditur se ku po shkonte, por thjesht iu bind thirrjes së Perëndisë
(Heb. 11:8). Nuk ishte «e mirëmenduar» për Jozueun të sulmonte Jerikon pa
mjete vdekjeprurëse (Jozueu 6:1-20). Njerëzit në këtë botë do ta përqeshnin këtë
«marrëzi». Por dha rezultat!

Në fakt, besimi është më i arsyeshmi. Çfarë do të ishte më e arsyeshme se një
krijesë të besonte në Krijuesin? A do të ishte marrëzi të besoje në Atë që nuk
gënjen, nuk dështon apo nuk gabon? Të besosh në Perëndinë është gjëja më e
mençur dhe e arsyeshme që njeriu mund të bëjë. Nuk është një lëvizje në
errësirë. Besimi kërkon evidencën më të sigurt dhe ai e gjen atë në Fjalën e
pagabueshme të Perëndisë. Askush nuk e ka besuar Atë më kot më parë ose në
të ardhmen. Besimi në Zotin nuk përbën asnjë rrezik.

Besimi me të vërtetë përlëvdon Perëndinë; i jep Perëndisë vendin e Tij të duhur si
Ai që është plotësisht i besueshëm. Nga ana tjetër, mosbesimi nuk e nderon
Perëndinë; ai e bën Atë gënjeshtar (1 Gjonit 5:10). Mosbesimi e kufizon të Shenjtin
e Izraelit (Psalmi 78:41).

Gjithashtu, besimi i jep njeriut vendin e tij të duhur—si një kërkues i përulur, në
gjunjë në pluhur para Zotit sovran mbi të gjithë.

Besimi është e kundërta e shikimit. Pali na kujton se «ne ecim nëpërmjet besimit
dhe jo nëpërmjet asaj që shohim» (2 Kor. 5:7). Të ecësh nëpërmjet asaj që
shohim do të thotë të kesh diçka të dukshme, të kesh rezerva të mjaftueshme për
të ardhmen, të përdorësh zgjuarsinë për rreziqet e padukshme. Të ecësh
nëpërmjet besimit është krejt e kundërta; është mbështetje nga çasti në çast
veçse në Perëndinë. Kjo është një gjendje varësie e përhershme ndaj Zotit. Mishi
është në varësi të plotë ndaj Perëndisë së padukshëm. Ai kërkon të sigurojë një
mbështetje ndaj humbjeve të mundshme. Po të mos e shohë se ku po shkon, ai
do të vuante pasoja nervore. Por këtu ndërhyn besimi, i cili duke iu bindur Fjalës
së Perëndisë, ngrihet mbi rrethanat dhe i beson Perëndisë për plotësimin e të
gjitha nevojave.

Çdo dishepull, që vendos të ecë nëpërmjet besimit, duhet të jetë i sigurt se
besimi i tij do të vihet në provë. Herët apo vonë, ai do të arrijë në fund të burimeve
të tij njerëzore. Në këtë gjendje ekstreme, ai do të tundohet ta përqendroj
vëmendjen te të tjerët. Në qoftë se ai vërtetë do të besonte në Zotin, ai do të shihte
vetëm Perëndinë.

«Të bëj të njohura dëshirat e mia, në mënyrë direkte ose indirekte te një njeri
tjetër, do të thotë të largohem nga jeta e besimit dhe të mos e nderoj Perëndinë.
Në fakt, është tradhti ndaj Tij. Nuk mund të them se Perëndia më ka lënë në baltë
dhe kështu duhet t’u kërkoj ndihmë të tjerëve. Do të thotë të braktis burimin e
gjallë dhe të shkoj te një cisternë e prishur. Do të thotë të vendos krijesën midis
shpirtit dhe Perëndisë, dhe kështu të bëj të pamundur bekimin e shpirtit tim dhe
lavdinë për Perëndinë» - C. H. Mackintosh.

Qëndrimi i zakonshëm i një dishepulli është të dëshirojë rritje në besim (Lluka 17:
5). Ai tashmë ka besuar në Krishtin për shpëtimin e tij. Tani ai kërkon t’ia
nënshtrojë aspektet e tjera të jetës së tij kontrollit të Zotit. Ndërsa gjendet përballë
sëmundjeve, kohëve të vështira, tragjedive dhe mungesës së gjërave, ai arrin ta
njohë Perëndinë në një mënyrë të re dhe më intime dhe kështu besimi i tij
forcohet. Ai provon të vërtetën e premtimit: «Atëherë do ta dimë, në qoftë se
vazhdojmë ta njohim Zotin» (Hosea 6:3). Sa më shumë të besojë se Perëndia
është besnik, aq më tepër do të besojë në Të për gjëra edhe më të mëdha.

Meqë besimi vjen nëpërmjet dëgjimit dhe dëgjimi nëpërmjet Fjalës së Perëndisë,
atëherë dishepulli duhet ta kullojë veten në Shkrimet e Shenjta—t’i lexojë, t’i
studiojë, t’i mësojë përmendsh, të meditojë mbi to ditë e natë. Ata janë harta dhe
busualla e tij, udhëzuesi dhe ngushëlluesi i tij, llamba dhe drita e tij.

Në dritën e besimit, gjithmonë ka vend për avancim përpara. Kur lexojmë se çfarë
është bërë e mundur nëpërmjet besimit, ne vëmë re se jemi si fëmijë të vegjël,
duke luajtur në një oqean të pafund. Veprat e besimit jepen në Hebrenjve 11. Ato
ngrihen në një shkallë gjithnjë në rritje në vargjet 32-40:

    «Dhe ç”të them më? Sepse nuk do të më mjaftonte koha, po të doja të
    tregoja për Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe
    profetët, të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretëri, realizuan drejtësinë,
    arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve, fikën fuqinë e zjarrit,
    shpëtuan nga tehu i shpatës, nga të dobëtit u bënë të fuqishëm, u bënë të
    fortë në betejë, thyen ushtritë e huaja. Gratë morën të vdekurit e tyre me
    anë të ringjalljes; e të tjerët u torturuan, sepse nuk pranuan çlirimin, për të
    fituar një ringjallje më të mirë. Dhe të tjerë përjetuan përqeshje dhe goditje,
    madje edhe pranga dhe burgime. U vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u
    vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhensh e dhish,
    nevojtarë, të pikëlluar, të keqtrajtuar (bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën
    nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guvat e dheut. E
    pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit,
    nuk morën atë që u ishte premtuar, sepse Perëndia kishte paraparë diçka
    më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne».

Një fjalë e fundit! Tashmë ne kemi përmendur se një dishepull që ecën nëpërmjet
besimit padyshim do të konsiderohet ëndërrimtar ose fanatik nga njerëzit në këtë
botë dhe madje edhe të krishterë të tjerë. Por është mirë të kemi parasysh se
«besimi që bën të mundur “ecjen me Perëndinë”, gjithashtu e bën të mundur që
ai t’u bashkëngjit vlerat e duhura mendimeve të njerëzve» - C. H. Mackintosh.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Besimi

Nuk mund të ketë dishepullim të vërtetë pa besim të
vërtetë dhe të padiskutueshëm në Perëndinë e gjallë. Ai,
që do të bëjë vepra të mëdha për Perëndinë, duhet t’i
bëjë ato pa asnjë rezervë. «Të gjithë gjigantët e
Perëndisë kanë qenë njerëz të dobët, të cilët kanë bërë
gjëra të mëdha për Perëndinë, nga që besonin se
Perëndia ishte me Ta» - Hadsën Tejlër.

Besimi i vërtetë bazohet në disa premtime të Perëndisë,
në Fjalën e Tij. Kjo është e rëndësishme. Së pari,
besimtari dëgjon ose lexon një premtim të Zotit. Fryma e
Shenjtë e merr atë premtim dhe ia vë në zemër e
ndërgjegje në mënyrë personale. I krishteri bëhet
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF