Zoti Jezus jetoi në një gjendje tensioni frymëror. Kjo shihet në fjalët e Tij: “Unë
kam një pagëzim me të cilin duhet të pagëzohem dhe jam në ankth deri sa të
kryhet” (Lluka 12:50). Si dhe nga fjalët e Tij të paharrueshme: “Unë duhet t’i kryej
veprat e Atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të
veprojë” (Gjoni 9:4).

Zelli i Gjon Pagëzorit u dëshmua nga Jezusi kur Ai tha: “Ai ishte një kandil që digjet
e ndriçon” (Gjoni 5:35).

Apostulli Pal ishte plot zell. Dikush është munduar ta përshkruajë jetën e tij
nëpërmjet kësaj tabloje:

    “Ai është një njeri që nuk shqetësohet të bëjë miq. Ai është pa shpresë
    dhe pa dëshirë për të mirat e botës. Ai s’merr parasysh humbjen nga bota.
    Ai s’shqetësohet për jetën, dhe s’ka frikë nga vdekja. Ai është njeri pa rang,
    pa kombësi. Ai ka një mendim të vetëm—Ungjillin e Krishtit. Njeri me një
    qëllim të vetëm—lavdinë e Perëndisë. Budalla, por i kënaqur për t’u
    konsideruar budalla për Krishtin. Le ta quajnë entuziast, fanatik, ose me
    ndonjë fjalë tjetër të papërshkrueshme, që bota mund të zgjedhë për ta
    quajtur atë. Por së pari, le të njihet si i krishterë. Sapo ta quajnë tregtar, zot
    shtëpie, shtetas, i pasur, njeri i botës, njeri i librave dhe madje edhe njeri i
    arsyeshëm, atëherë karakteri i tij ka marrë fund. Ai ose duhet të flasë ose
    duhet të vdesë dhe edhe pse duhet të vdesë, ai do të flasë. Ai nuk gjen
    pushim, por nxiton mbi tokë e det, mbi gurë e shkretëtira pa gjurmë njeriu.
    Ai thërret e nuk kursehet të thërrasë, dhe nuk do të pengohet. Në burgje ai
    ngre zërin, dhe në stuhitë e oqeanit, ai nuk është i heshtur. Para trupave
    gjykues të ashpër, këshillave të tmerrshëm dhe para froneve të mbretërve,
    ai dëshmon të vërtetën. Asgjë nuk mund t’ia mbyllë gojën, përveçse vdekja
    dhe madje për sa i përket vdekjes, para se shpata t’ia ndajë kokën nga
    trupi, ai flet, lutet, dëshmon, pohon, kërkon, lufton dhe shtrin dorën të
    bekojë njerëzit e ashpër”.

Edhe burra të tjerë të Perëndisë kanë shprehur të njëjtën dëshirë të zjarrte për të
kënaqur Perëndinë. C.T. Stud shkroi:

   “Disa duan të jetojnë në tingullin
   e këmbanës së kishës.
   Unë dua të kem takim ungjilli
   një hap para ferrit”.

Rastësisht, një artikull i shkruar nga një ateist, e bëri Stadin t’i përkushtohet
krejtësisht Krishtit. Në artikull thuhej:

    “Po të besoja ashtu siç pohojnë miliona njerëz, se njohuria dhe praktika e
    fesë në këtë jetë ka të bëjë me destinacionin në një tjetër, atëherë feja do
    të ishte gjithçka për mua. Do t’i konsideroj mbeturina të gjitha kënaqësitë
    tokësore, shqetësimet tokësore si marrëzi dhe mendimet dhe ndjenjat
    tokësore si kotësi. Feja do të ishte mendimi i parë në mëngjes dhe imazhi
    i fundit në mendjen time para se gjumi të më përpinte në botën e
    pavetëdijes. Do të punoja vetëm për këtë kauzë. Do të mendoja vetëm për
    përjetësinë. Do t’ia vlente të vuaja gjithë jetën, po të fitoja një vend në
    parajsë. Rrethanat tokësore kurrë nuk do të më lidhnin duart apo të më
    qepnin buzët. Toka, me çastet e gëzueshme e të hidhërueshme të saj, nuk
    do të zinte vend në mendjen time. Do të mundohesha të shihja veten në
    Përjetësi, dhe në frymët e pavdekshme përreth meje, që shpejt do të
    bëheshin ose të gëzueshme përgjithmonë, ose përgjithmonë të
    tmerrshme. Do të shkoja kudo në botë, dhe t’i predikoja asaj pa marrë
    parasysh kohën, dhe mesazhi do të ishte: “Ç’PËRFITIM DO TË KISHTE
    NJË NJERI PO TË FITONTE TË GJITHË BOTËN DHE TË HUMBISTE
    FRYMËN E TIJ”?

Xhon Uesli ishte një njeri plot zell. Ai ka thënë: “Më jepni njëqind njerëz, që e duan
Perëndinë me gjithë zemër dhe që nuk i frikësohen asgjëje përveçse mëkatit, dhe
unë do ta lëviz botën”.

Xhim Elioti, dëshmor për Zotin në Ekuador, ishte një flakë zjarri për Jezu Krishtin.
Një ditë, ndërsa po meditonte në fjalët: “Ai i bën shërbenjësit e Tij flakë zjarri”
(Heb. 1:7), ai shkroi në ditarin e tij:

    “A jam i ndezshëm? Perëndi më çliro nga gëlqerja e pashuar e “gjërave të
    tjera”. Më kullo me vajin e Frymës së Shenjtë, që unë të jem një flakë. Por
    flaka është e menjëhershme, e jetë shkurtër. O shpirti im, o jetë e shkurtër,
    a nuk mund ta durosh këtë? Në mua banon Fryma e Të Madhit
    Jetëshkurtër, zelli i të cilit për shtëpinë e Perëndisë e konsumoi Atë. “Më
    bëj të jem lëndë djegëse për Ty, o Flakë e Perëndisë”.

Fjalia e fundit është cituar nga një poemë e zjarrtë e Ami Karmikaelit.  Është pak e
çuditshme që Xhim Elioti u frymëzua nga kjo poemë.

   “Nga lutja që kërkon që të jem
   i shtrehuar nga erërat që të godasin,
   nga frika kur të aspirohem,
   nga gabimet kur të ngjitëm më lart.
   Nga vetja e butë, O Kapiten, çliro
   Ushtarin që do të ndjekë Ty.

   Nga dashuria dinake e gjërave të buta,
   nga zgjedhjet e lehta, dobësitë;
   se kështu shpirtrat nuk fortifikohen,
   as i Kryqëzuari nuk ndoqi këtë rrugë,
   nga gjithçka që e errëson Kalvarin Tënd,
   O Qengj i Perëndisë më çliro.

   Më jep dashurinë që më drejton në atë rrugë,
   besimin që asgjë nuk mund ta shkatërrojë,
   shpresën që asnjë dëshpërim të mos e dobësojë,
   pasionin që të digjet si zjarri,
   mos më lër të bëhem i pavlefshëm:
   Më bëj lëndën Tënde djegëse, O Flakë e Perëndisë”.
   
Fatkeqësia e kishës në shekullin e njëzetë ishte se zelli te komunistët dhe kultet e
ndryshme ishte më i fortë se te të krishterët.

Në vitin 1903, një njeri me shtatëmbëdhjetë pasues filloi sulmin e tij mbi botën. Ai
ishte Lenini. Më 1918, numri u rrit në dyzet mijë dhe me ata dyzet mijë ai siguroi
kontroll mbi njëqind e gjashtëdhjetë milion njerëz të Rusisë. Dhe lëvizja vazhdoi
dhe kontrolloi një të tretën e popullsisë së botës. Megjithatë, sado kundër
parimeve të tyre të jemi, nuk mund të kalohet lehtë pa e vënë re zellin e tyre.

Shumë të krishterë u prekën shumë kur Billi Graham lexoi për herë të parë letrën
e mëposhtme, të shkruar nga një student amerikan, i cili ishte bërë komunist në
Meksikë. Qëllimi i shkrimit të kësaj letre ishte ti shpjegonte të fejuarës së tij
shkakun e ndërprerjes së fejesës së tyre.

    “Ne komunistët kemi një shkallë më të lartë fatkeqësish. Ne jemi ata që
    vritemi, varemi, burgosemi e keqtrajtohemi dhe poshtërohemi e
    pushohemi nga puna, dhe në një mënyrë apo një tjetër na e bëjnë jetën sa
    më të vështirë që të jetë e mundur. Një përqindje e madhe prej nesh vriten
    ose burgosen. Ne jetojmë në varfëri virtuoze.  Ne i kthejmë partisë çdo
    qindarkë që na tepron mbi atë që na duhet për të mbajtur frymën gjallë.  Ne
    komunistët nuk kemi kohë dhe para për të parë filma, për koncerte, për
    restorante ose për shtëpi të mira apo makina të reja. Ne jemi quajtur si
    fanatikë. Ne jemi fanatikë. Jetët tona dominohen nga qëllimi ynë kryesor:
    LUFTA PËR KOMUNIZËM MBARËBOTËROR.

    “Ne komunistët kemi një filozofi për jetën, të cilën as paraja nuk mund ta
    blejë. Ne luftojmë për një kauzë, një qëllim të përcaktuar në jetë. Ne ia
    nënshtrojmë veten dhe gjërat e jetës kësaj lëvizjeje të madhe për
    njerëzimin dhe në qoftë se jetët tona personale duken se janë të vështira,
    ose egoja jonë duket se vuan nga varësia te partia, ne atëherë menjëherë
    kompensohemi nga mendimi se secili nga ne në mënyrën e tij më të vogël
    po kontribuon për diçka të re e të vërtetë e më të mirë për njerëzimin. Është
    një gjë për të cilën, jam tepër i ndershëm, dhe ajo është kauza komuniste.
    Ajo është jeta, biznesi, feja, gjëja e preferuar, e dashura, bashkëshortja
    dhe zonja, buka dhe mishi im. Punoj për të gjatë ditës dhe gjatë natës
    ëndërroj për të. Ndërsa koha kalon, ajo veçse zë një vend më të madh në
    mua. Për këtë arsye, unë nuk mund të mbaj miqësi, një marrëdhënie
    dashurie, madje edhe një bisedë pa i lidhur ato me këtë forcë, e cila më
    drejton e udhëheq në jetë. Unë i vlerësoj njerëzit, librat, idetë dhe veprimet
    sipas efektit që ata kanë në kauzën komuniste dhe nga qëndrimi i tyre ndaj
    saj. Tashmë kam qenë edhe në burg për idetë e mia dhe nëse është e
    nevojshme jam gati të qëndroj edhe përpara skuadrës së pushkatimit”.

Në qoftë se komunistët janë kaq të dedikuar për kauzën e tyre, atëherë të
krishterët duhet ti dedikohen shumë më tepër devocionit të tyre të dashur e
ngazëllyes për Zotin e tyre të lavdishëm. Sigurisht, në qoftë se Zoti Jezus është
sadopak i vlefshëm, atëherë Ai është i denjë për gjithçka. “Në qoftë se besimi i
krishterë është i vlefshme për të besuar në Të, atëherë ja vlen të besosh
heroikisht” - Findlei.

    “Në qoftë se Perëndia vërtetë ka bërë diçka në Krishtin, prej të cilit varet
    shpëtimi i botës, dhe në qoftë se Ai e ka bërë të njohur atë, atëherë është
    detyrë e të krishterëve të jemi të pa tolerueshëm ndaj gjithçkaje që e
    mohon, hedh poshtë ose nuk merr parasysh atë.” - Xheims Deni.

Perëndia i do njerëzit që i janë dorëzuar plotësisht kontrollit të Frymës së Shenjtë.
Këta njerëz do t’u duken të tjerëve sikur janë të dehur me verë, por ata që dinë të
gjykojnë më thellë do ta kuptojnë se ata janë të tillë nga “një etje e thellë, e madhe
e pashtershme për Perëndinë.”

Gjithkush që do të bëhet dishepull le ta bëjë dëshirë të zemrës
domosdoshmërinë e zellit në jetë. Le të ketë si aspiratë realizimin e përshkrimit të
dhënë nga Arqipeshkov Ryle:

    “Njeriu i zellshëm në fe është kryesisht njeriu që i përket një gjëje të vetme.
    Nuk është e mjaftueshme të themi se ai është i ndershëm, i përzemërt, i
    pakompromentueshëm, i hollësishëm, besnik, i zellshëm në frymë. Ai
    sheh vetëm një gjë, ai kujdeset vetëm për një gjë, ai jeton për një gjë,
    është përfshirë në një gjë; dhe ajo gjë e vetme është të kënaqë Perëndinë.
    Atij nuk i bëhet vonë nëse jeton apo vdes, nëse gëzon shëndet të mirë apo
    është i sëmurë, nëse është i pasur apo i varfër, nëse i kënaq njerëzit apo i
    ofendon ata, nëse të tjerët e konsiderojnë të mençur apo budalla, nëse e
    fajësojnë apo lavdërohet, nëse merr lavdi apo vihet në turp. Ai digjet vetëm
    për një dëshirë; dhe ajo është të kënaqë Perëndinë dhe të çojë përpara
    lavdinë e Perëndisë. Po të konsumohej në atë dëshirë, atij nuk i bën aspak
    përshtypje, por përkundrazi ai është i kënaqur. Ai e ndjen veten si një
    llambë, që është bërë të ndriçojë; dhe nëse digjet ndërsa ndriçon, ai ka
    bërë vetëm atë gjë për të cilën Perëndia e krijoi. Një njeri i tillë gjithmonë
    do të gjejë një fushë veprimi për të shprehur zellin e tij. Në qoftë se ai nuk
    mund të predikojë, të punojë ose të japë para, ai mund të ngrejë zërin në
    lutje. Në qoftë se ai s’është gjë tjetër veçse një i varfër, ose në shtratin e
    vdekjes, ai nëpërmjet lutjes do të bëjë që mëkati rreth tij të largohet shpejt.
    Në qoftë se ai nuk mund të luftojë në luginë me Jozueun, ai do të bëjë atë
    që bëri Moisiu, Aaroni dhe Huri në kodër (Eks. 17:9-13). Nëse ai vetë nuk
    mund të punojë, ai nuk do të reshtë së kërkuari Zotit derisa një tjetër ta
    ndihmojë nga një tjetër dhe puna të kryhet. Këtij i thonë zell në fe”.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Zelli

Një dishepulli do t’i falej mungesa e aftësive të mëdha
mendore. Gjithashtu, atij mund t’i falej edhe mungesa e
manifestimit të një fuqie të jashtëzakonshme fizike. Por
asnjë dishepull nuk mund të justifikohet në qoftë se ai
nuk ka zell. Po qe se zemra e tij nuk është e ndezur me
një pasion të zjarrtë për Shpëtimtarin, ai është i dënuar.

Mbi të gjitha të krishterët janë ndjekës të Atij që tha: “Zelli
i shtëpisë sate më ka përpirë” (Gjoni 2:17). Shpëtimtari i
tyre e shkriu jetën me pasionin për Perëndinë dhe për
interesat e Tij. Nuk ka vend për ndjekës që nuk
dedikohen me gjithë zemër.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF