



Shkurt, historia është kjo. Një pasanik kishte punësuar një administrator që të
kujdesej për biznesin e tij. Me kalimin e kohës, pronari mori vesh që administratori
po ia bënte paratë rrush e kumbulla. Menjëherë ai i kërkoi t'i bëhej inventar librave,
pastaj e lajmëroi që e kishte pushuar nga puna.
Administratori e kuptoi që perspektiva e së ardhmes së tij ishte përtokë. Ai ishte
plak për të bërë punë të rëndë fizike dhe kishte turp të lypte. Prandaj ai gjeti një
plan që do t'i siguronte atij miq për kohët që do të vinin. Ai shkoi te një nga ata që i
kishin borxh pronarit të tij dhe i tha, "Sa i ke borxh pronarit tim?" Përgjigjja ishte,
"Tremijë litra vaj." "Mirë," tha administratori, "paguaj gjysmën e shumës e do ta
quajmë pazarin të mbyllur." Shkoi te një tjetër borxhli dhe i tha, "Sa borxh ke ?"
Klienti iu përgjigj, "Tetë qind shinikë me grurë." "Po […] mirë, më paguaj
gjashtëqind e dyzet shinike dhe e mbyllim muhabetin".
Edhe më tronditës se veprimi i këtij administratori të pabesë është komenti që
vijon:
"Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me
mençuri, sepse bijtë e kësaj bote në brezin e tyre janë më të mençur se
bijtë e dritës" (vargu 8).
Si ta kuptojmë këtë aprovim të hapur të një pune të pandershme?
Një gjë është e qartë. As zotëria i tij, e as Zoti ynë nuk e lëvdon këtë lloj mashtrimi.
Ishte kjo gjë që shkaktoi pushimin e tij nga puna në fillim. Asnjë person i drejtë
nuk mund ta miratonte një pabesi e mashtrim të tillë. Çfarëdo gjëje tjetër që të
mësojë kjo shëmbëlltyrë, nuk na sugjeron kurrë që përvetësimi i pasurisë së tjetrit
është i justifikuar.
Shërbëtori i padrejtë mund të lavdërohet vetëm për një gjë: ai planifikoi për të
ardhmen. Bëri hapa për t'u siguruar që të kishte miq edhe mbasi puna e tij të
kishte mbaruar. Ai veproi për "pastaj" në vend që të vepronte për "tani”.
Kjo është pika e shëmbëlltyrës. Njerëzit e botës veprojnë me forcë të madhe për
të qenë të siguruar për ditët që do të vijnë. E vetmja e ardhme për të cilën
shqetësohen ata është për ditët e pleqërise, për vitet e pensionit. Prandaj punojnë
me zell e sigurohen që të jenë të rregulluar rehat kur të mos jenë më në gjendje të
përballojnë punë fitimprurëse. Nuk lënë dy gurë bashkë derisa të kenë sigurim
social.
Për këtë gjë, jobesimtarët janë më të zgjuar se të krishterët. Sidoqoftë, për të
kuptuar pse, duhet të kuptojmë se e ardhmja e të krishterit nuk është në tokë por
është në qiell. Kjo është pika kyç. E ardhmja për një jobesimtar do të thotë koha
midis kohës së tanishme dhe varrit. E ardhmja, për një fëmijë të Perëndisë do të
thotë përjetësi me Krishtin.
Shëmbëlltyra na mëson se ata që nuk e kanë jetën e përjetshme janë më të
mençur e agresiv për të përgatitur të ardhmen e tyre mbi tokë, sesa të krishterët
për të ardhmen e tyre në qiell.
Në këtë sfond, Zoti Jezus na paraqet zbatimin praktik të mësimit:
Unë, pra po ju them: Bëjini miq me pasuri të padrejta sepse kur këto t'ju
mungojnë, t'ju pranojnë në banesat e përjetshme.
Pasuria e padrejtë është paraja ose gjërat e tjera materiale. Këto gjëra ne mund t'i
përdorim për të fituar shpirtra për Krishtin. Njerëzit e fituar nëpërmjet përdorimit
tonë besnik të parave këtu quhen "miq". Do të vijë një ditë kur ne do të vdesim ose
do të merremi lart në parajsë me Krishtin kur Ai të rrëmbejë Kishën. Miqtë e fituar
përmes përdorimit të mençur të gjërave tona materiale, do të shërbejnë si një
delegacion mirëseardhje për të na pritur në banesat e përjetshme.
Ja se si planifikojnë administratorët e mençur për të ardhmen - jo duke e harxhuar
jetën e tyre të shkurtër me kërkesa të kota për siguri mbi tokë; por me përpjekje
pasionante që të rrethohen në parajsë nga miq që u fituan për Krishtin me anë të
parasë së tyre. Para që u kthyen në Bibla, Dhiata të Reja, pjesë nga Shkrimi, trakte
dhe literaturë të krishterë. Para që u përdorën për të mbështetur misionarët dhe
punëtorë të tjerë të krishterë. Para që u përdorën për të financuar programe
radiosh të krishtera dhe aktivitete të tjera të krishtera që janë të vlefshme. Shkurt,
pra, para që u përdorën për përhapjen e ungjillit me çdolloj mënyre. "Mënyra e
vetme për të vënë thesare në parajsë është t'i vëmë ato mbi diçka që shkon në
parajsë".
Kur një i krishterë sheh që gjërat e tij materiale mund të përdoren për të shpëtuar
shpirtra të çmuar, ai e humb dashurinë për "gjërat". Luksi, pasuria dhe shkëlqimi
material thartohen në stomakun e tij. Ai mezi pret të shohë pasuritë e padrejta të
shndërrohen nga alkimia hyjnore në adhurues të Qengjit përgjithmonë. Ai ka
vetëm një gjë në mendje, se si mund të punojë në jetën e njerëzve që kjo t'i sjellë
lavdi të përjetshme Perëndisë dhe bekime të përjetshme vetë njerëzve. Ai ndien
një etje si ajo e Rutherfordit:
Oh, sikur një shpirt prej tyre
të më takojë në të djatht' të Perëndisë
parajsa ime do bëhet dy
në tokën e Emanuelit.
-Anne R. Cousin
Për të gjithë diamantet, rubinët dhe perlat, gjithë depozitat bankare, gjithë
sigurimet, gjithë vilat, jahtet dhe makinat e mrekullueshme nuk janë tjetër gjë
veçse pasuri të padrejta. Në qoftë se përdoren për veten ato humbasin bashkë
me përdorimin, por nëse përdoren për Krishtin ato do të korrin interesa gjatë
gjithë përjetësisë.
Mënyra se si i trajtojmë gjërat materiale, dhe se sa varemi prej tyre është një provë
për karakterin tonë. Zoti e thekson këtë në vargun 10:
Njeriu që është i përgjegjshëm në një gjë të vogël është i përgjegjshëm
edhe në gjëra të mëdha, njeriu që është i pandershëm në një gjë shumë
të vogël është i pandershëm edhe në gjëra të mëdha (William's
Translation, Përkthimi William)
Këtu, gjëja e vogël është administrimi i gjërave materiale. Ata që janë të
përgjegjshëm janë ata që i përdorin këto gjëra për lavdinë e Perëndisë dhe për
bekimin e miqve të tyre. Ata që janë të pandershëm janë ata që i përdorin pasuritë
e tyre për rehate, jetë luksoze dhe kënaqësi personale. Nëse një njeriu nuk mund
t'i besohet diçka e vogël (gjërat materiale), si mund t'i lihet për administrim një gjë
e madhe (gjërat shpirtërore). Në qoftë se një njeri është i pandershëm me
pasuritë e padrejta, si mund të presë të jetë besnik në shërbesë për Krishtin dhe
administrator i mistereve të Perëndisë (1 Kor. 4:1).
Shpëtimtari e çon argumentin edhe një hap me tej:
Pra, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t'ju
besojë pasuritë e vërteta? (vargu 11)
Thesaret tokësore nuk janë pasuri të vërteta; vlera e tyre është e përkohshme dhe
mbaron. Thesaret shpirtërore janë pasuri të vërteta; vlera e tyre nuk mund të matet
e nuk do të mbarojë kurrë. Në qoftë se një njeri nuk është i përgjegjshëm në
gjërat materiale, ai nuk mund të presë nga Perëndia që t'i besojë atij pasuri
frymërore në këtë jetë ose thesare në qiell.
Përsëri Zoti e vazhdon argumentin duke thënë:
Dhe në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasuritë e tjetrit, kush do t'ju
japë tuajën? (vargu 12)
Gjërat materiale nuk janë tonat; ato i përkasin Perëndisë. Çdo gjë që kemi është
një administrim i shenjtë nga Perëndia. Ajo që mund të quhet e jona janë frutet e
studimit tonë të zellshëm dhe të shërbimit tonë këtu si dhe shpërblimet e
administrimit besnik atje. Në qoftë se nuk kemi treguar se jemi të përgjegjshëm
me pronat e Perëndisë, atëherë nuk mund të presim të hyjmë në të vërtetat e
thella të Fjalës së Perëndisë në këtë jetë ose që të shpërblehemi në tjetrën.
Duke e theksuar, Zoti atëherë e përmbledh mësimin e gjithë shëmbëlltyrës:
Asnjë shërbëtor nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta
urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njërin e tjetrin do ta
përbuzë; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit (vargu 13).
Nuk mund të këtë besnikëri të ndarë në dy pjesë. Një dishepull nuk mund të jetojë
për dy botë. Një administrator do Perëndinë, ose mamonin. Në qoftë se do
mamonin, ai urren Perëndinë.
Dhe, me falni, por kjo ju është shkruar dishepujve dhe jo të pashpëtuarve.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Dishepujt janë administratorë
Lexo Lluka 16:1-13
Dishepujve iu drejtua shëmbëlltyra e administratorit të
pabesë. Në këtë shëmbëlltyrë Shpëtimtari cakton
parimet që u përkasin dishepujve në çfarëdo kohe.
Dishepujt e Krishtit janë administratorë, d.m.th. atyre u
është besuar kujdesi për zotërimet dhe interesat e Tij
këtu mbi tokë.
Shëmbëlltyra përmban disa vështirësi. Duket që ajo
lëvdon pandershmërinë dhe gënjeshtrën. Por kur
kuptohet në dritën e përshtatshme, ka shumë mësime
të rëndësishme.
DISHEPULLIMI I VËRTETË
nga William MacDonald