Në fillim, ne duhet të përballojmë këto të vërteta të padiskutueshme:

    1. Jezusi nuk e kërkoi këtë nga një grup i zgjedhur punëtorësh të krishterë.
    Ai tha: "Kështu, pra secili nga ju…”.

    2. Ai nuk tha që ne thjesht duhet të jemi të gatshëm të heqim dorë nga të
    gjitha. Ai tha: "Kështu, pra secili nga ju që nuk heq dorë…”.

    3. Ai nuk tha që duhet të heqim dorë vetëm nga një pjesë e pasurisë sonë.
    Ai tha: "Kështu, pra secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka…".

    4. Ai nuk tha që një version tjetër i dishepullimit është i mundshëm, një
    version sipas të cilit një njeri mund t’i mbajë thesaret e tij. Ai tha: "…nuk
    mund të jetë dishepulli im".

Në fakt, nuk duhet të habitemi nga kjo kërkesë absolute, sikur ky të ishte i vetmi
"sugjerim" i tillë nga Bibla. A nuk tha Jezusi: "Mos mblidhni për vete thesare mbi
tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,
përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell… (Mat. 6:19, 20)"? Si z. Wesley tha:
"Zoti ynë na ndalon të mbledhim thesare mbi tokë siç na ndalon të shkelim
kurorën dhe të vrasim".

A nuk tha Jezusi: "Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë…" (Lluka 12:33)?

A nuk e urdhëroi Jezusi pasanikun e ri: "…shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve
dhe do të kesh një thesar në qiell: pastaj eja e më ndiq" (Lluka 18:22)?

N.q.s. nuk e tha me gjithë mend, atëherë çfarë donte të thoshte Ai?

A nuk ishte e vërtetë që besimtarët në kishën e parë "i shisnin pronat e pasuritë
dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit" (Vep. 2:45)?

A nuk ka qenë e vërtetë për shumë besimtarë gjatë shekujve që kanë hequr dorë
nga të gjitha për të ndjekur Krishtin?

Anthoni Norris Groves dhe gruaja e tij, misionarë në Bagdad, u bindën që "ata
duhet të pushonin së mbledhuri thesare mbi tokë, dhe duhet t'ia përkushtonin të
gjithë pasurinë punës së Zotit" ("Men of His Right Hand" ose "Njerëzit e dorës së
Tij të djathtë", REVISTA DËSHMITARI, janar 1961). Bindjet e z.  Groves mbi këtë  
temë janë shkruar në librin e tij "Përkushtim i krishterë" (Nga Walterick Publishers,
Kansas City, KA, 66110, U.S.A.).

C. T. Studd "vendosi t'ia jepte të gjithë pasurinë e tij Krishtit dhe ta shfrytëzonte
mundësinë e madhe që iu dha për të bërë atë që pasaniku kishte dështuar ta
bënte. …Ishte vetëm bindje ndaj thënieve bardhë e zi të Fjalës të Zotit" (Grubb,
Norman, "C.T. Studd", Lutterworth Press, 1957, f. 64). Pas shpërndarjes së
shumë parave në punën e Zotit, ai mbajti $9588 për nusen e tij të re. Me të njëjtin
zell si burri i saj, ajo e pyeti, "Çarli, çfarë i urdhëroi Jezusi pasanikut të ri të bënte?"
"Shit gjithçka", u përgjigj ai. "Atëherë, ne do të fillojmë pikërisht me Zotin në
martesën tonë", tha ajo. Dhe të gjithë pasuritë shkuan tek misionarët e krishterë.

Jim Elliot kishte të njëjtin shpirt të përkushtuar. Ai shkroi në ditarin e tij:

    "Atë, më lejo të jem i dobët që të humbas shtrëngimin mbi gjithçka të
    përkohshme: jeta ime, reputacioni im, zotërimet e mia. Zot, më lejo të
    zgjidh tensionin e dorës së shtrënguar. Madje, Atë, mund të humbisja të
    zgjidhja dashurinë e prekjes përkëdhelëse. Sa shpesh unë kam lëshuar
    një shtrëngim vetëm të mbaj atë që çmoj me një mall të "padëmshëm"
    ose me një prekje përkëdhelëse. Përkundrazi, hape dorën time të marrë
    gozhdën e Kalvarit, si dora e Krishtit ishte hapur, që unë, duke lëshuar
    gjithçka, të lëshohem, të çlirohem nga të gjitha që më lidhin tani. Ai nuk
    çmoi qiellin, madje barazimin me Perëndinë, si një gjë që ta mbante fort.
    Pra, më lejo të lëshoj shtëngimin tim" (Elisabeth Elliot, "Hija e të
    Plotfuqishmit", Harper and Brothers, 1958, f. 246).

Zemra jonë e pabesë na tregon që nuk ka mundësi t’i besojmë fjalët e Zotit fjalë
për fjalë. N.q.s. ne do të hiqnim dorë nga të gjitha do të vdisnim nga uria. A nuk
kuptojmë ne që duhet të sigurojmë të ardhmen tonë dhe të ardhmen e të
dashurve tanë? N.q.s. të gjithë të krishterët do të hiqnin dorë nga të gjitha, atëherë
kush do ta financonte punën e Zotit? N.q.s. nuk do të kishte disa besimtarë të
pasur, atëherë kush do ta çonte ungjillin tek pasanikët? Kështu vijnë me radhë
shumë argumente për të provuar që Jezusi nuk foli me gjithë mend.

Fakti është që bindja ndaj urdhërimit të Zotit është jeta më e arsyeshme, më e
mençur dhe ajo që jep gëzimin më të madh. Shkrimet e Shenjta dhe eksperienca
dëshmojnë që asnjeri që dëshiron të jetojë me sakrifikim për shkak të Krishtit nuk
ka vuajtur kurrë nga ndonjë mungesë. Kur një njeri i bindet Perëndisë, Zoti
kujdeset për atë.

Njeriu që heq dorë nga të gjitha për të ndjekur Krishtin nuk është një lypës që
kërkon para nga besimtarët. Përkundrazi,

    1. Ai është punëtor. Ai punon fort për nevojat e tanishme të tij dhe së
    familjes së tij.

    2. Ai ka kujdes me paratë. Ai jeton ekonomikisht që gjithçka përtej nevojave
    të tanishme të mund të investohet në punën e Zotit.

    3. Ai parashikon. Ai nuk grumbullon pasuri mbi tokë, por mbledh thesaret e
    tij në qiell.

    4. Ai beson tek Perëndia për të ardhmen. Ai nuk i jep më të mirën e jetës
    së tij ndërtimit të shumë rezervave parash për pleqëri, por i jep më të mirën
    shërbesës së Krishtit dhe beson tek Ai për të ardhmen. Ai beson që nëse
    para së gjithash kërkon mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij, nuk
    do t’i mungojë ushqimi dhe veshja (Mat. 6:33).

Për të, është pa mend të grumbullojë pasuri për ditë fatkeqësie. Një dishepull i
vërtetë do të arsyetonte kështu:

    1. Me ndërgjegje, si mund të grumbullojmë ne para përtej nevojave tona
    kur këto para  mund t'i përdorim tani për shpëtimin e njerëzve? "[…] nëse
    njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e
    mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?" (1 Gjo. 3:17).

    "Përsëri, mbaj mend urdhërimin e rëndësishëm - «por do ta duash të
    afërmin tënd si veten tënde» (Lev. 19:18). A mund të thuhet që ne e duam
    të afërmin tonë si veten tonë kur kemi më shumë se sa mjafton por e lëmë
    atë të vdesë nga uria? Mos i bëshfa thirrje askujt që ka njohur gëzimin e
    dhuratës së Perëndisë të patregueshme dhe pyes: «A do të këmbesh këtë
    njohuri […] për një qind botëra?». Pra, le të mos mbajmë mjetin me anë të
    të cilit të tjerët mund të marrin këtë njohuri shenjtërore dhe ngushëllimin
    qiellor" - A.N. Groves.

    2. Nëse besojmë me të vërtetë që ardhja e Krishtit është e afërt, do të
    duam t’i përdorim paratë tona menjëherë. Përndryshe ka rrezik që ato do të
    bien në dorën e djallit, para se ajo të mund të përdorej për bekime të
    përjetshme.

    3. Si mund t'i lutemi Zotit me ndërgjegje të plotë që të furnizojë financim për
    punën e krishterë kur ne kemi para të cilat nuk jemi gati për t'i përdorur për
    të njëjtin qëllim? Duke hequr dorë nga çdo gjë ne shpëtohemi nga
    hipokrizia kur lutemi!

    4. Si mund t'u mësojmë ne të gjithë Shkrimet e Shenjta të tjerëve nëse
    janë gjëra (p.sh. po heq dorë nga çdo gjë) që nuk i kemi zbatuar? Në këtë
    rast, jeta jonë do të mbyllte gojën tonë.

    5. Njerëzit e zgjuar të botës mbajnë rezerva të mëdha të parave për të
    ardhmen. Duke e bërë këtë nuk ecin nëpërmjet besimit por nëpërmjet
    shikimit. Besimtari është thirrur për një jete varësie ndaj Perëndisë. Nëse
    ai mban thesare mbi tokë, nga ndryshon ai nga bota dhe rrugët e saj?

Dëgjohet shpesh argumenti që ne duhet të kujdesemi për nevojat e ardhshme të
familjes sonë. Përndryshe, jemi më të këqij se jobesimtarët. Vargjet e
mëposhtshme përdoren për të mbështetur këtë ide:

    «... sepse bijtë nuk e kanë për detyrë të mbledhin për prindërit, por prindërit
    për bijtë» (2 Kor. 12:14)
    «Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të
    shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar»
    (2 Tim. 5:8)

Një shqyrtim i kujdesshëm i këtyre vargjeve tregon që ata flasin për “nevoja të
tanishme” dhe jo për “mundësi të ardhshme.”

Në 2 Kor. 12:14 Pali po përdor ironi. Ai është prindi dhe besimtarët e Korinit janë
fëmijët e tij. Ai nuk i ka ngarkuar ata financiarisht, megjithëse kishte të drejtë ta
bënte këtë si shërbëtor i Zotit. Ai ishte ati i tyre në besimin dhe prindërit normalisht
kujdesen për fëmijët dhe jo anasjelltas. Kjo pjesë nuk ka asnjë lidhje me idenë që
prindërit duhet të mbledhin gjëra për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Përkundrazi,
vargu flet për nevojat e tanishme të Palit, jo për nevojat e mundshme të tij në të
ardhmen.

Në 1 Tim. 5:8, apostulli diskutonte për kujdesjen e vejushave të varfra. Ai insiston
që të afërmit e tyre kanë përgjegjësi për t’u kujdesur për to. Nëse një e ve nuk ka
njerëz ose nuk e përmbushin përgjegjësinë e tyre, atëherë kisha lokale duhet të
kujdeset për vejushat e krishtera. Por, përsëri, Pali flet për nevojat e tanishme, jo
për nevojat e ardhshme.

Qëllimi i Perëndisë është që gjymtyrët e trupit të Krishtit duhet të kujdesen për
nevojat e tanishme të besimtarëve: "…Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë
dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak" (2 Kor. 8:15).

Një besimtar që ndjehet se duhet të kursejë për të ardhmen do të ndeshet me
problemin e vështirë se sa para do të jenë të mjaftueshme. Pra, ai e harxhon jetën
e tij duke kërkuar një sasi të pacaktueshme parash dhe i privon vetes privelegjin
për t’i dhënë Zotit Jezus Krisht më të mirën nga jeta e tij. Ai arrin në fundin e jetës
së tij të harxhuar kot dhe zbulon që të gjitha nevojat e tij do të ishin plotësuar nëse
do të kishte jetuar me gjithë zemër për Shpëtimtarin.

Në qoftë se të gjithë besimtarët do t'i zbatonin fjalët e Zotit Jezus Krisht fjalë për
fjalë, atëherë nuk do të mungonte paraja për punën e Zotit. Ungjilli do të përhapej
me një fuqi më të madhe dhe me më shumë aktivitete. Nëse një dishepull do të
kishte ndonjë nevojë, do të ishte një gëzim i madh dhe privilegj për dishepujt e
tjerë për t'i dhënë çdo gjë që kishin.

Të nënkuptosh që duhet të ketë besimtarë të pasur për të ungjillëzuar njerëzit e
pasur të botës është absurditet. Pali ungjillëzoi shtëpinë e Cezarit kur ishte i
burgosur (Fil. 4:22). Nëse ne i bindemi Perëndisë, mund t’i besojmë Atij për të
rregulluar hollësitë.

Shembulli i Zotit Jezus Krisht duhet të jetë bindës për këtë çështje. Shërbëtori nuk
është më i madh se sa i zoti. Xhorxh Muller tha: «Nuk shkon mirë nëse shërbëtori
kërkon të jetë i pasur, i madh, dhe i nderuar në këtë botë ku Zoti i tij ishte i varfër, i
përulur dhe i keqtrajtuar».

A. N. Groves tha: «Vuajtjet e Krishtit përfshijnë varfërinë (2 Kor. 8:9). Pa diskutim,
kjo nuk do të thotë që një njeri duhet të vishet me rroba të grisura dhe të jetë pis,
por këtu përfshihet mungesa e rezervave të parave dhe një jetë në luks…. Përpara
tredhjetë vjetësh, Andrew Murray tha që Zoti dhe dishepujt e Tij nuk do të kishin
mundur ta kryenin punën e tyre që ata kishin për të bërë po të mos kishin qenë të
varfër. Ai që ka dëshirë për të lartësuar një njeri tjetër duhet të përulet, si
Samaritani (Llu. 10:33-34), dhe shumica e njerëzve gjithmonë ka qenë dhe është
tani e varfër»

Njerëzit mbrojnë çështjen që janë disa gjëra të veçanta materiale që janë të
domosdoshme për jetën familjare. Kjo është e vërtetë.

Njerëzit argumentojnë që një biznesmen i krishterë duhet të ketë një sasi kapitali
për të vazhduar biznesin në ditët e sotme. Kjo është e vërtetë.

Njerëzit ngulin këmbë që janë gjera të tjera materiale (p.sh. një automobil) që
mund të përdoren për lavdinë e Perëndisë. Edhe kjo është e vërtetë.

Por përtej këtyre gjërave të domosdoshme besimtari duhet të jetojë me kursim
dhe me sakrificë për përhapjen e ungjillit. Motoja e tij duhet të jetë: «Puno shumë,
konsumo pak, jepi shumë dhe gjithçka Krishtit» (A. N. Groves).

Përpara Perëndisë, secili nga ne duhet të caktojë domethënien personale për
urdhërimin e Krishtit «Kështu, pra secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato
që ka, nuk mund të jetë dishepulli im». Një besimtar nuk mund t'i përshkruajë
domethënien tjetrit. Sidoqoftë, çdo besimtar duhet ta përcaktojë zabtimin personal
të jetës së vet.

N.q.s. një besimtar do të  kërkojë me gjithë zemër për ta zbatuar dhe do të rritet aq
shumë në përkushtimin e tij ndaj Zotit që deri tani ka qenë i panjohur, nuk ka
asnjë vend për krenari personale. Çdo sakrificë që bëjmë, në të vërtetë nuk është
sakrificë fare kur e shohim në dritën e Kalvarit. Përveç kësaj, ne i japim Zotit vetëm
atë që nuk mund ta mbajmë dhe atë që kemi pushuar së dashuri.

«Nuk është budalla ai që jep atë që nuk mund ta mbajë për të fituar atë që nuk
mund të humbasë» - Jim Elliot.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Duke hequr dorë nga të gjitha

"Kështu, pra secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha
ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im" (Lluka 14:33).

Për të qenë një dishepull i Zotit Jezus, një njeri duhet të
heqë dorë nga të gjitha. Ky është kuptimi i
padiskutueshëm i fjalëve të Shpëtimtarit. Sado që ne të
kundërshtojmë një kërkesë të tillë të
"jashtëzakonshme", sado që të rebelojmë kundër këtij
mësimi të "pamundur" dhe të "pamend", fakti është që
kjo është Fjala e Zotit, dhe Ai e ka me gjithë mend atë që
thotë.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF