Kështu bëhet një njeri i krishterë. Është e rëndësishme të theksojmë këtë në
fillim. Shumë njerëz mendojnë që mund të bëhesh një i krishterë duke u përpjekur
të jetosh një jetë të krishterë. Asnjëherë! Ti duhet të bëhesh një i krishterë përpara
se të jetosh jetën e krishterë.

Jeta e një dishepulli të vërtetë që do të përshkruhet në këtë libër është një jetë e
mbinatyrshme. Ne nuk kemi fuqi brenda vetvetes që ta jetojmë. Kemi nevojë për
fuqi hyjnore. Vetëm kur të jemi lindur përsëri mund të marrim fuqinë që të jetojmë
si Jezusi na mësoi.

Përpara se të lexosh më shumë, pyet vetveten: "A jam unë i rilindur? A jam bërë
unë një fëmijë i Perëndisë me anë të besimit tek Zoti Jezus?"

N.q.s. "jo", atëherë pranoje atë tani si Zot dhe Shpëtimar. Pastaj, vendos t'i
bindesh Atij në të gjitha ato që Ai na ka udhëruar, cilido qoftë çmimi.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Hyrje

Rruga drejt dishepullimit të vërtetë fillon kur një njeri lind
përsëri. Ajo fillon kur gjërat e mëposhtme ndodhin:

    1. Kur një njeri e kupton që është mëkatar, i
    humbur, i verbër dhe lakuriq frymërisht përpara
    Perëndisë.

    2. Kur ai e kupton që nuk mund të shpëtojë veten
    me anë të karakterit të mirë apo nëpërmjet
    veprave të mira.

    3. Kur ai beson që Zoti Jezus Krisht vdiq si
    zëvendësuesi i tij mbi kryq.

    4. Kur me një vendim të saktë të besimit, ai
    pranon Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin  e
    tij të vetëm.
Literaturë > Jeta e krishterë > Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë:
Shkarko PDF