Temat:

Arkeologjia biblike
Bibla është një tregim historik i saktë nga njerëz realë që kanë jetuar në vende reale. Historia
biblike është verifikuar vazhdimisht nga arkeologë të cilët gjejnë prova fizike që mbështetin të
dhënat biblike.

Ura lidhëse drejt Romës
Nëse po jetojmë në ditët e fundit dhe kisha katolike e Romës ka një agjendë për të vendosur
mbretërinë e Perëndisë këtu në tokë duke i joshur «vëllezërit e ndarë» që të kthehen te «nëna e të
gjitha kishave» me qëllimin për të formuar një kishë botërore, ekumenike dhe përfundimtare me
qendër në Romë, atëherë duhet të jenë të dukshme një numër i konsiderueshëm urash lidhëse.

Krijimi/Evolucioni
Duke ekzaminuar faktet nga astronomia, biologjia, gjeologjia dhe arkeologjia do të zbulojmë se
origjina dhe historia e jetës sipas të dhënave të Zanafillës mund të mbështeten nga provat. Krijimi
është themelor për besimin e krishterë. Ndonëse evolucioni reklamohet në emrin e «shkencës»,
do të përshkruhej më mirë si «ajo që quhet në mënyrë të rreme shkencë».

Klonimi dhe inxhinieria gjenetike
Bibla thotë se Perëndia e krijoi jetën me aftësinë për t'u riprodhuar sipas llojit të vet. Përmes
procesit jo të natyrshëm të inxhinierisë gjenetike dhe klonimit, shkencëtarët janë tani në gjendje të
luajnë me jetën dhe të shkojnë përtej kufijve të krijuar nga Perëndia. Një shenjë tjetër që po
jetojmë në kohë të vështira.

Kultet
Po jetojmë në një periudhë kohore kur turma të tëra njerëzish po largohen nga udha e drejtë nga
udhëheqës, të cilët pretendojnë se kanë të vërtetën, por që, në fakt, po i mashtrojnë njerëzit që t'i
besojnë gënjeshtrës.

Kisha emergjente
Një lëvizje aktuale për rritjen e kishës e quajtur «kisha emergjente» është duke pushtuar botën.
Kjo lëvizje e cila supozohet se po «risjell krishterimin» është ndërtuar mbi një formë
eksperimentale të krishterimit që stimulon ndjenjat. Ikonat, qirinjtë, temjani, liturgjia dhe
sakramentet japin një ambient për brezin postmodern që i lejon ata të prekin, të ndiejnë, të nuhatin
dhe të shohin Perëndinë. Qëndrimi ynë është se kisha emergjente është një rrugë tjetër drejt
katolicizmit.

Lëvizja ekumenike
Bibla profetizon për një nuse (kishë) të rremë të kohëve të fundit që del në emrin e Krishtit, për
kauzën e paqes. Kjo fe globale do të quhet e krishterë, por do të jetë kundër Krishtit. Që kjo të
ndodhë, «krishterimi» duhet të unifikohet dhe më pas të bëhet partner me fe të tjera. Kisha
katolike del që ka rolin kryesues në lehtësimin e këtij procesi.

Krishterimi me bazë përvojën
Bibla parashikon një mashtrim frymëror të kohëve të fundit që do të ngrejë një nuse të rremë për
një Krisht të rremë. Kjo do të shkaktohet nga shumë shfaqje të rreme të personazheve që
pretendojnë se janë «Jezusi» dhe që do të shoqërohet me shenja dhe mrekulli të gënjeshtërta që
ndodhin gjatë një kohe «gënjimi të madh».

Izraeli dhe ditët e fundit
Bibla profetizon rivendosjen e kombit të Izraelit, faktin që Jerusalemi do të jetë epiqendra e
vëmendjes globale dhe katalizatori për një betejë të madhe përfundimtare që përfshin kombet e
botës.

Masonët dhe masoneria e lirë
Bibla na tregon për një sistem global të politikës qeverisëse që një ditë do të sundojë botën. Ky
sistem do të përqafojë fillimisht një fe botërore që do të ndërtohet mbi një rizgjim të besimeve
fetare pagane me origjinë babilonase. Një ditë do të dalë një burrë që do të pretendojë se është
mbreti i botës. Ky burrë do të jetë kreu i sistemit qeverisës. Gjithashtu ai do të pretendojë se është
Perëndi. Masoneria e lirë (ata që janë futur në nivelet më të larta të profesionit), luajnë një rol të
rëndësishëm në realizmin e kësaj. Ndikimi i këtyre profesionistëve si dhe i njohurisë së tyre të
fshehtë mund të shihet në projektet arkitekturale të godinave qeverisëse dhe vendndodhjeve të
qeverive kudo në botë. Në të ardhmen, plani për të bashkuar botën në politikë, në ekonomi dhe në
fetari do të bëhet e qartë në dritën e shkrimeve.

Të ndryshme
Kjo kategori është për artikuj të tjerë interesantë që nuk ndahen në ndonjë nga temat e tjera.

Epoka e re
Një rizgjim i praktikave fetare pagane babilonase dhe i teknikave fetare lindore që përhapin idenë
se gjithçka është Perëndi dhe se njeriu mund të arrijë hyjnizimi përmes arritjes së një dimensioni
më të lartë të ndërgjegjes.

Një qeveri botërore
Bota është drejtuar drejt një organi qeverisës global që përfundimisht do të monitorojë dhe
kontrollojë kombet dhe individët. Teknologjia e ditëve tona po shkon drejt një shoqërie pa lek në
dorë që do t'ju kërkojë njerëzve për të përdorur një damkë personale identifikimi që të jetë në
gjendje të blejë dhe shesë.

Një fe botërore
Tendencat e kohës zbulojnë se jemi duke parë një lëvizje drejt një feje botërore në emrin e Krishtit
që përqafon fetë pagane për kauzën e paqes. Fati i këtij rizgjimi të fesë së lashtë babilonase është
parathënë në Shkrimin e Shenjtë.

Kohë të vështira
Tendencat e kohës zbulojnë se po jetojmë në kohë të vështira siç na është thënë në Bibël.
Homoseksualizmi si dhe modele të tjera të sjelljes njerëzore tregojnë se po jetojmë pikërisht në
ditët që Jezusi profetizoi se do të karakterizonin ditët e fundit.

Interes rritës në të mbinatyrshmen
Tendencat e kohës zbulojnë vizatime komike, filma vizatimorë, libra për fëmijë, fantashkencë, filma
fantastiko-shkencorë dhe madje shkencën vetë që po përgatit brezin tonë për të pranuar qenie të
mbinatyrshme me fuqi të mbinatyrshme nga një burim jashtëtokësor. Bibla e përshkruan këtë
dimension si një neveri për Perëndinë.

Kisha katolike dhe ditët e fundit
Ndonëse kisha katolike pretendon se është e krishterë, shumë nga shtyllat themelore të besimit
janë ndërtuar mbi traditën, përvojën dhe zbulesat jashtë-biblike që janë me origjinë pagane dhe
babilonase.

Ungjilli social
Bibla pohon se është e mundshme që një besimtar të arrakatet nga «ungjilli i thjeshtë» drejt një
«ungjilli tjetër» dhe madje të përqafojë «një frymë tjetër» dhe «një Krisht tjetër» pa e ditur se kjo ka
ndodhur (1 Korintasve 11:3-4). Duke patur këtë në mendje, qarkullon një tendencë aktuale në
emrin e Krishtit që ka potencialin për t'i larguar njerëzit nga mesazhi i thjeshtë i veprës së
përfunduar të kryqit (ungjilli i Jezus Krishtit) drejt një «ungjilli social» që siguron një urë lidhëse për
një «ungjill ekumenik» me qëllimin për të vendosur «mbretërinë e Perëndisë» këtu në tokë
përmes përpjekjeve njerëzore. Ky «ungjill social, ekumenik i mbretërisë» nuk është ungjilli i Jezus
Krishtit. Ai është një ungjill i rremë i kohëve të fundit i përqafuar nga një nuse e rremë për një
Krisht të rremë.

Shenja dhe mrekulli
Jezusi dhe Pali profetizuan se ditët e fundit do të karakterizohen me «shenja dhe mrekulli të
gënjeshtërta». Këto pretendime dhe përvoja të mbinatyrshme do të jenë pjesë e «gënjimit të
madh» që do të përgatitë rrugën për antikrishtin.

Shenjat e kohëve të fundit
Gjendjet e motit, shpërthimet e sëmundjeve, murtaja, aktiviteti diellor, tërmetet dhe ngjarje të tjera
aktuale konfirmojnë se dhimbjet e lindjes po intensifikohen siç janë profetizuar nga Jezusi dhe
kthimi i Tij është shumë afër.

Teknologjia për sistemin monetar global
Bibla tregon se po vjen një kohë kur «blerjet dhe shitjet» do të jenë nën kontrollin e një
udhëheqësi global që është në gjendje të monitorojë dhe kontrollojë të gjitha shitblerjet financiare.
Teknologjia për një sistem të tillë po hyn në veprim në kohën e tanishme.

Luftëra dhe ushtima luftërash
Jezusi paratha se ditët që paraprijnë kthimin e Tij do të karakterizohen nga «luftëra dhe ushtima
luftërash». Për më tepër shkrimet zbulojnë se Jerusalemi (Izraeli) do të jetë një epiqendër ankthi
që do të përfundojë në një luftë të madhe dhe që do të përfshijë kombet e dheut.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Në lajme
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike