Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
Koment nga Kupto Kohërat:

Artikulli më poshtë tregon se si ndjekësit e një kulti mund të manipulohen duke përdorur Biblën
për të kontrolluar njerëzit, Në këtë rast, del që njerëz që besojnë se Bibla mëson se do të ketë një
rrëmbim (marrje e të krishterëve të rilindur – 1 Thesalonikasve 4:16-17) nuk janë gjë tjetër veçse
njerëz të krisur që gjenden në ekstreme të çmendura.

Kjo, sigurisht, është ajo çfarë mëson kisha katolike e Romës. Idenë që Perëndia mund t'i
rrëmbejë besimtarët, ata e quajnë “kurthi i rrëmbimit”. Sigurisht, ka shumë pikëpamje që
përqafohen nga të krishterët për sa i përket kësaj ngjarje se kur do të ndodhë. Ata luftojnë midis
tyre, shpesh duke i urryer ata që nuk pajtohen me pikëpamjen e tyre se çfarë mëson Bibla.

Le ta themi që rrëmbimi nuk është e njëjta gjë si shpëtimi përmes Jezus Krishtit vetëm. Ka pasur
shumë të krishterë gjatë historisë që kanë vdekur para rrëmbimit dhe tani gjenden me Zotin.
Megjithëkëtë, kemi një ngjarje që po vjen në të ardhmen ku njerëzit e shpëtuar do të merren
[hiqen] nga planeti tokë sa hap e mbyll sytë (1 Korintasve 15:51-52).

Ata që nuk janë të lindur sërish dhe nuk do të jenë pjesë e rrëmbimit, do të lihen mbrapa në tokë.
Kur të ketë ndodhur rrëmbimi, jobesimtarët do të thonë se ata që u morën janë të këqijtë që po e
frenonin evoluimin njerëzor për shkak të pikëpamjeve të tyre mendjengushta për Biblën.

Për shembull, kisha katolike e Romës mëson jo vetëm që nuk do të ketë një rrëmbim, por ata
besojnë se ata bashkë me të tjerë që nuk besojnë në rrëmbimin do të ndërtojnë mbretërinë e
perëndisë për antikrishtin. Sepse Perëndia do të dërgojë një gënjim të fortë dhe ata do t'i besojnë
“gënjeshtrës” (2 Thesalonikasve 2:9-12).

Për shembull, nëse keni hyrje për te ndërtuesit e mbretërisë që janë duke ndërtuar mbretërinë për
antikrishtin, pyeti ata nëse janë penduar nga mëkatet e tyre, nëse janë lindur sërish nga Fryma e
Perëndisë dhe nëse e kanë pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre nëpërmjet
besimit vetëm.

19 shtator – Udhëheqësja e sektit fetar në Kaliforni shtrohet në spital

Artikulli: Kultet

Udhëheqësja e një sekti fetar të shkëputur nga një tjetër u shtrua në spital të dielën për vlerësim
mendor,
pasi anëtarë të grupit të saj u zhdukën dhe lanë pas prova që ata ishin duke pritur
rrëmbimin apo një ngjarje katastrofale.

Oficerët kanë qenë duke kërkuar një brez të gjerë në Kaliforninë e Jugut që të shtunën pasi
anëtarë të familjes gjetën letra që thoshin se
grupi po priste një ngjarje apokaliptike dhe shpejt do
të shihnin Jezusin dhe të afërmit e tyre të vdekur në qiell
. Grupi i imigrantëve El Salvadoran i
përshkruar si “i ngjashëm me kult” nga oficerë të sherifit, udhëhiqej nga Chicas, një grua 32
vjeçare nga Palmdale në qarkun verilindor të Los Anxhelosit, tha kapiteni i sherifit Mike Parker.

Anëtarët lanë mbrapa celularë, karta identiteti, dokumente për pronën dhe letra që tregojnë se ata
ishin duke pritur Rrëmbimin.

“Ne kemi një grup këtu që praktikon pak krishterim ortodoks [të drejtë] dhe pak jo-ortodoks [jo të
drejtë]”,
tha Parker. “Me siguri ky [grup] bie mbi atë jo-ortodoks”.

Rreth gjashtë muaj më parë, grupi kishte planifikuar t'i drejtohej Shkëmbinjve Vasquez, një zonë e
shkretë afër Palmdale,
për të pritur një tërmet katastrofal apo ngjarje të ngjashme, por njëri anëtar
i grupit ia zbuloi hollësitë e udhëtimit të afërmve, tha Parker. Udhëtimi u anulua dhe anëtari u
përjashtua.

Lexo të plotë artikullin...
Në lajme
Share