Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
Koment nga Kupto Kohërat:

Nëse do të kishit një zgjedhje, cilin do të besonit? Perëndinë e Biblës që e krijoi universin apo
astronomin e papës, i cili thotë se projektimi inteligjent dhe krijimbesimi është një pikëpamje e
krisur që promovohet nga njerëz që e besojnë Biblën fjalë për fjalë.

Veç kësaj, astronomi privat i papës thotë se nëse një “jashtëtokësor” do të shfaqej në planetin
tokë në një UFO ndonjë ditë në të ardhmen, ai nuk ta kishte aspak problem që të pagëzonte një
qenie që dukej si një oktapod.

Tani, supozohet që papa është njeriu më i lartë në kishën katolike të Romës. Me siguri papa
mund të gjejë një këshilltar më të mirë, i cili mund të dalë me përgjigje biblike, dhe jo astronomin
që ai e përdor tani si këshilltar të tij.

17 shtator – Astronomi i papës thotë se ai do të pagëzonte një jashtëtokësor nëse do t'ia
kërkonte

Artikulli: Kisha katolike dhe ditët e fundit

Jashtëtokësorët mund të kenë shpirt dhe mund të zgjedhin të pagëzohen nëse njerëzit do t'i
takonin ata ndonjëherë
, tha sot një shkencëtar i Vatikanit. Ky zyrtar e largoi gjithashtu projektimin
inteligjent duke e konsideruar “teologji të keqe” që është “rrëmbyer” nga fondamentalistët
krijimbesues amerikanë.

Guy Consolmagno, i cili është një nga astronomët e papës, tha se
ai do të ishte “i kënaqur” nëse
do të gjendej midis yjeve jetë inteligjente
. “Por mundësitë që ne ta gjejmë atë, që ajo të jetë
inteligjente dhe që ne të jemi në gjendje për të komunikuar me ta – kur i shtoni këto është me sa
duket një çështje jopraktike”.

Duke folur përpara një bisede në Festivalin Britanik të Shkencës në Birmingham nesër, ai tha se
përkufizimi tradicional i një shpirti ishte të ketë inteligjencë, vullnet të lirë, liri për të dashur dhe liri
për të marrë vendime.
“Çdo entitet (qenie) – pavarësisht se sa brith (tentakuj) mund të ketë – ka
një shpirt”. A do të pagëzonte ai një jashtëtokësor? “Vetëm nëse ata do të ma kërkonin”.

Akademia Papnore e Shkencës, ku Stephen Hawking është një anëtar, i mban kardinalët më të
lartë dhe papën të azhurnuar me zhvillimet më të fundit shkencore. Duke iu përgjigjur komenteve
të fundit të Hawking që
ligjet e fizikës e hoqën nevojën për Perëndinë, Consolmagno tha: “Steven
Hawking është një fizikan i shkëlqyer dhe
kur bëhet fjalë për teologjinë unë mund të them që ai
është një fizikan i shkëlqyer
”.

Consolmagno drejton koleksionin meteorit të papës dhe është një astronom i trajnuar dhe
shkencëtar planetar në observatorin e Vatikanit.
Ai i refuzoi idetë e projektimit inteligjent – një
version pseudoshkencor i krijimbesimit. “Kjo fjalë është rrëmbyer nga një grup i ngushtë i
fondamentalistëve krijimbesues në Amerikë për të nënkuptuar diçka që nuk e ka patur aspak
fillimisht. Është një formë tjetër e Perëndisë së boshllëqeve. Është teologji e keqe në atë që ajo e
kthen përsëri Perëndinë në perëndinë pagane të bubullimës dhe vetëtimës”.

Lexo të plotë artikullin...
Në lajme
Share