Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
Lajm i ngutshëm – Në lajme

Koment nga Kupto Kohërat:

Artikulli në vijim skicon saktësisht atë që është parashikuar nga libri «Një Jezus tjetër? -
Krishti Eukaristik dhe Ungjillëzimi i Ri». Në të ardhmen e afërt, prit të dëgjosh më shumë tituj
lajmesh ku njerëzit pretendojnë se janë shëruar në mënyrë të mbinatyrshme nga Jezusi që
pretendohet se gjenden në një dhuratëdhënëse (ang. monstrance) gjatë adhurimit eukaristik.

Veç kësaj, siç e përmend edhe artikulli, kjo do të kthehet në një tërheqje të madhe për t'i kthyer
ish-katolikët dhe jokatolikët te «Jezusi» që njihet më mirë si «Ungjillëzimi i Ri» (“New
Evangelization”).

27 gusht – "Rinia 2000" ofron një portë për t'u kthyer te Perëndia

Artikulli: Kisha katolike dhe ditët e fundit

Një grup të rinjsh, shumë prej të cilëve nuk do të quheshin se gjenden në një vend të
papërshtatshëm në një klub nate “trendy”,
qetësohen përpara Sakramentit të Bekuar të shfaqur në
altar, të futur thellë në lutje medituese (ang. contemplative prayer), të magnetizuar drejt Jezusit.
Recitohet rruzarja e shenjtë
dhe atje ka priftërinj duke dëgjuar Rrëfime të të gjithëve përreth. Ky nuk
është një model tipik i shërbesës katolike për të rinjtë në Britani dhe, megjithatë, [lëvizja] «Rinia
2000» shënon 20 vjetorin e saj këtë vit me një bollëk frytesh për të festuar, pasi themeluesi i saj,
Ernest Williams,
pati një vegim [vizion] të të rinjve përreth botës duke adhuruar Eukaristinë dhe
themeloi iniciativën ungjillëzuese të njerëzve të thjeshtë më 1990.

Ky është vetëm një shembull i guximit të një organizate me një mesazh shumë të thjeshtë që ka
transformuar jetët e mijëra të rinjve:
fuqia dhe shërimi i Jezusit i shfaqur në Sakramentin e
Bekuar.

Devocioni që u popullarizua nga Shën Francis i Asisit në shekullin e 13-të ka shkaktuar një
llokoçitje që është përhapur te të rinjtë në Britani që janë kthyer në miqësi me Jezusin, me një
përfshirje aktive në Kishën [katolike]
dhe ungjillëzimin e miqve të tyre jo të krishterë dhe jo-
praktikues.

«Ne i inkurajojmë njerëzit të luten qetësisht dhe thellësisht para Sakramentit të Bekuar», thotë
faqja e internetit të «Rinia 2000». «Në jetët tonat të përditshme ne jemi rrethuar nga TV, muzika
dhe zilet e telefonave celularë.
Heshtja i mundëson njerëzit të përqendrohen në thellimin e
marrëdhënies së tyre me Perëndinë – për ne që t'i flasim Atij dhe për Atë që të na flasë neve».

Deklarata e misionit të «Rinia 2000» është t'u japë të rinjve midis moshës 16 dhe 25 një portë
për t'u kthyer te Perëndia
. Faqja e internetit është shkruar për t'i folur një auditori të ri. Lutjet
drejtuar Zojës Sonë janë një mënyrë për të na «lëvizur shpejt te Perëndia»
, ndërsa lavdërimi
dhe adhurimi është një «palestër himni». Grupet javore të lutjes të mbledhura përreth vendit janë
vende për t'u «qetësuar, jo për t'u frikësuar».

Për shumë veta përvoja e lutjes së rruzares për herë të parë është shumë e thellë,
«Unë nuk e
kisha lutur kurrë një rruzare para “Rinia 2000”»
, thotë njëri. «Por unë shpejt kuptova se ishe Zoja
Jonë që po më drejtonte për t'u kthyer te Krishti».

Lexoni më shumë...
Në lajme
Share