Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
8 tetor – Perëndia nuk është Krijuesi, pohon akademiku

Artikulli: Krijimi/Evolucioni – Të ndryshme

Profesoresha Ellen Van Wolde, një studiuese dhe autore e respektuar e Dhiatës së Vjetër, pohon
se
fjalia e parë te Zanafillës «në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe tokën» nuk është një përkthim
besnik i hebraishtes.

Ajo pohon se ka kryer një analizë tekstuale të re që sugjeron se shkruesit e librit të madh nuk
patën kurrë si qëllim të sugjeronin se bota u krijua nga Perëndia – dhe në fakt toka tashmë
ishte atje kur ai i krijoi njerëzit dhe kafshët.

Ajo tha se përfundimisht arriti në konkluzionin se folja hebraishte «bara», që është përdorur në
fjalinë e parë të librit të Zanafillës,
nuk do të thotë «të krijosh», por «të ndash hapësirën».

Ajo tha: «Ajo donte të thoshte që Perëndia i krijoi vërtet njerëzit dhe kafshët, por jo vetë tokën».

Ajo arriti në përfundimin se Perëndia nuk krijoi, ai ndau: tokën nga qielli, terën nga deti, bishat e
detit nga zogjtë dhe mizërinë e dheut.

«Tashmë kishte ujë»,
tha ajo. «Kishte bisha deti. Perëndia krijoi disa gjëra, por jo tokën dhe
qiellin.
Ideja e zakonshme e krijimit nga asgjëja, creatio ex nihilo, është një keqkuptim i madh».

Perëndia erdhi më vonë dhe e bëri tokën të banueshme, duke e ndarë ujin nga toka dhe i solli
dritë errësirës.

Një zëdhënës nga Universiteti Radbound tha:
«Interpretimi i ri është një shkundje e plotë e
tregimit të Krijimit siç e kemi ditur».
Prof. Van Wolde shtoi: «Pikëpamja tradicionale e Perëndisë
Krijues është e pambrojtur tani».

Lexo më shumë...
Në lajme
Share