Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
7 tetor – Rënia e dollarit i ngre thirrjet për rezervë të re
Artikulli: Një qeveri botërore
Dollari amerikan vazhdoi rënien e tij gjashtë mujore të martën në mes të një kori ndërkombëtar
në rritje që kërkon zëvendësimin e dollarit – ose të paktën shtimin e tij – si monedhën rezervë
të botës, një lëvizje që do t'i jap fund gjashtë dekadave të mbizotërimit global të dollarit.
Veç kësaj, ekonomitë e mëdha që po dalin – si Kina, Rusia, Brazili dhe India – janë lodhur së
përuluri para dollarit amerikan dhe ndiejnë një mundësi për largimin e dollarit të dobësuar nga
pozita e lartë dhe e madhe.
«Dollari amerikan i është drejtuar pozitës së humbjes dhe do të vazhdojë ta humbas vlerën e saj
kundrejt shumë monedhave dhe aktivëve të tjerë», tha Peter Bockvar, strateg i barazisë ekonomike
Miller Tabak. «Pjesa tjetër e botës kërkon që dollari amerikan të humbas ndikimin, por askush nuk
dëshiron që kjo të ndodh papritur, pasi nuk është në interes të askujt. Ajo që kërkohet është një
proces evolucionar».
Gjatë dy ose tri viteve të ardhshme, është mjaft e pamundshme që të shohim zëvendësimin e
dollarit», tha Eswar Prasad, profesor i ekonomisë në «Universiteti Cornell».... «Megjithëkëtë, gjatë
dekadës së ardhshme presim që të shohim një rol tepër më domethënës të monedhave të tjera».
Kombe të tjera kanë pasuar kritikën e Kinës. Në mars, Kazakistani e kritikoi dollarin dhe bëri thirrje
për krijimin e një monedhe të re që e quan «akmetal» (një monedhë që kombinon «kulm» [acme]
dhe «kapital». Muajin e kaluar Irani e ndryshoi monedhën e tij rezervë nga dollarë në euro, një
lëvizje që ka më shumë gjasa të jetë politike se ekonomike dhe një përgjigje ndaj kritikës së
ashpër amerikane mbi lëvizjen bërthamore të Iranit.
Si Kina ashtu edhe Rusia kanë bërë thirrje për një «supërmonedhë globale» të re, të ngjashme,
por edhe më të madhe, në shtrirje me euron, që do të zëvendësojë dollarin.
Madje po renditen [në këtë drejtim] edhe institucionet e mëdha financiare të botës. «Shtetet e
Bashkuara e kanë gabim nëse e marrin si të qenë pozitën e dollarit si monedhën rezervë
mbizotëruese në botë», tha Robert Zoellick, presidenti i Bankës Botërore gjatë një fjalimi javën e
kaluar.
Lexo më shumë...