Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
14 shtator – Sunshtajni: Embrionet janë “thjesht një grusht qelizash”
E argumenton ndalimin mbi klonimin si “qesharak”, i tall ata që e konsiderojnë këtë moralisht
të pështirë
Artikulli: Klonimi dhe inxhinieria gjenetike
Nuk ka asnjë shqetësim moral për sa i përket klonimit të qenieve njerëzore, pasi embrionet
njerëzore, që zhvillohen në një foshnjë, janë «thjesht një grusht qelizash», argumentoi cari
rregullator i sapozgjedhur i presidentit Obama, Kass Sunshtajni (Cass Sunstein).
«Nëse shkencëtarët do t'i përdorin dhe klonojnë embrionet në një fazë shumë të hershme kur ata
janë thjesht një grusht qelizash (thuaj, para se ata të jenë katër ditë), nuk ka asnjë arsye të mirë
për një ndalim (ose klonim),» shkroi Sunshtajni, i cili u konfirmua javën e kaluar nga Senati si
administrator në Zyra e Informacionit dhe Punëve Rregulluese e Shtëpisë së Bardhë.
«Neveria morale shumë mirë mund të jetë reagim i tregimeve fantashkencë që mezi mbahen
mend ose i filmave me tmerre ose i perceptimeve që bazohet në injorancë dhe pështjellim (si në
idenë se një klon është një «kopje» e plotë e origjinalit ose një «kopje» që do të bëhet e keqe)»,
shkroi ai.
Disa vepra të tjera nga Sunshtajni, duke përfshirë librat e tij, i citojnë me ton aprovues pohimet e
Benthamit që i krahasojnë qentë dhe kuajt e rritur me foshnjat njerëzore.
Madje, në gazetën e Harvardit, Sunshtajni sugjeron se kafshëve mund t'u jepet e drejta për t'i
hedhur njerëzit në gjyq. «Madje ne mund t'u japim kafshëve një të drejtë për të hedhur në gjyq pa
këmbëngulur se kafshët janë në një kuptim të përgjithshëm 'persona' ose që ato nuk janë pronë»,
shkroi ai.
Javën e kaluar Senati e konfirmoi Sunshtajnin si administratorin e Obamas për Zyrën e
Informacionit dhe Punëve Rregulluese në Shtëpinë e Bardhë, duke kaluar disa muaj vonese për
shkak të shqetësimeve të republikanëve se ai mund të përkrahë një program radikal të të drejtave
të kafshëve.
Lexo më shumë...