Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
2 tetor – Papa thekson rolin e Kishës në jetën qytetare

Artikulli: Një fe botërore

QYTETI I VATIKANIT, 2 TET. 2009 (Zenit.org) – Benedikti i XVI po thekson rolin e Kishës në
edukimin dhe formimin e ndërgjegjes së qytetarëve, si një kontribut positiv dhe real për jetën
qytetare dhe diskutimin publik.

Ati i Shenjtë e nënvizoi këtë vizion që është «ruajtur në dokumentet themeluese të kombit»,

frymëzon «një shoqëri të bashkuar dhe njëkohësisht pluraliste, e cila pasurohet vazhdimisht nga
dhuntitë e sjella nga brezat e rinj»
.

Ai vazhdoi: «Muajt e fundit, ripohimi i këtij dialekti të traditës dhe origjinalitetit,
i unitetit dhe i larmisë
ka ripushtuar imagjinatën e botës, ku shumë njerëz e hedhin vështrimin te përvoja amerikane e
vizionit të saj themelues në kërkimin e tyre për
modele të zbatueshme të një demokracie të
përgjegjshme dhe një zhvillimi të shëndoshë në një shoqëri globale që është e ndërvarur
gjithnjë e në rritje
».

Benedikti i XVI ripohoi se kultivimi i vlerave të «jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë»
duhet tani të
«shihet nga perspektiva më e lartë e
të mirës së përbashkët për tërë familjen njerëzore», në
vend që të mbetet në nivelin e një individi apo të një kombi
.

Ai shtoi: «Kriza e vazhdueshme ekonomike dhe ndërkombëtare
bën thirrje në mënyrë të qartë për
një rishikim të strukturave të sotme politike, ekonomike dhe financiare në dritën e
domosdoshmërisë etike për të siguruar zhvillimin e brendshëm të të gjithë popujve
».

«Ajo që nevojitet», theksoi papa, «në fakt, është
një model i globalizimit i frymëzuar nga një
humanizëm autentik, ku popujt e botës të shihen jo thjesht si fqinj, por si vëllezër dhe motra
».

Gjithashtu Benedikti i XVI ripohoi
nevojën për udhëheqjen e Kishës për çështje si «mbrojtja e të
drejtës për mospranim të ndërgjegjshëm nga punonjësit e kujdesit për shëndetin dhe vërtet nga
të gjithë qytetarët».

Lexo më shumë...
Në lajme
Share