Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
Koment nga UTT:
Sipas Romakëve kapitulli një, evidenca se Perëndia e ka krijuar atë është kaq e qartë se nëse
dikush e mohon evidencë, ai apo ajo është pa justifikim. Zemrat e pamend janë të errësuara.
Duke pohuar se janë të mençur, njerëzit bëhen të pamend. Në vend që të besojnë të vërtetën e
krijimit ata besojnë një gënjeshtër. Kjo përshkruan më së miri atë që po ndodh sot në kishën
femohuese (ang. apostate church).
1 tetor – Skeleti fosil nga Afrika e paradaton Lusin
Artikulli: Krijimi / Evolucioni – Evidencë për njeriun e lashtë
Ardi, shkurtimisht për Ardipithecus radimus, është skeleti fosil më i ri nga Afrika që zë vend në
galerinë e origjinës njerëzore. Në një epokë prej 4.4 milion vjetësh, ai jetoi mirë më parë dhe ishte
më tepër primitiv se Lusi i famshëm 3.2 milion vjet, nga speciet e Australopithecus afarensis.
Duke e zëvendësuar Lusin si skeletin më të hershëm të njohur nga dega njerëzore e pemës
familjare të primatëve, thanë shkencëtarët, Ardi hapi një dritare të re në «hapat e hershëm
evolucionarë që ndërmorën paraardhësit tanë pasi u ndamë nga paraardhësi ynë i përbashkët
me shimpanzetë».
Këmbëve të Ardit u duhej akoma që të zhvillonin strukturën e harkuar që erdhi më vonë me Lusin
dhe që vazhdoi me njerëzit. Duart u ngjanin më tepër atyre të majmunëve të zhdukur. Dhe krahët e
tij shumë të gjatë këmbët e shkurtra u ngjanin përmasave të majmunëve të zhdukur, ose edhe
majmunëve [të sotëm].
David Pilbeam, profesor i evolucionit njerëzor nga «Universiteti i Harvardit» që nuk kishte asnjë rol
në këtë zbulim, tha në një mesazh të e-postës se skeleti Ardi paraqiste «një stërgjysh bindës [...] i
Australopithekut» dhe filloi «të mbushte “hapësirën” e përkohshme dhe strukturore midis
paraardhësit e përbashkët të ngjashëm me majmunin dhe Australopithekut».
Në disa mënyra karakteristikat e mostrës janë të çuditshme, shtoi Dr. Hill, «por formohet një
kafshë shumë e pranueshme për të kuptuar ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë prejardhjes
njerëzore».
Dr. Uajti (White), Berhane Asfaw nga «Shërbimi i Studimeve të Luginës Rif» në Etiopi dhe anëtarë
të tjerë të grupit përfunduan se «pavarësisht nga ngjashmëritë gjenetike të shimpanzeve dhe
njerëzve të gjallë, paraardhësi me të cilin kemi të përbashkëta ndoshta ndryshonte rrënjësisht nga
çdo majmun ekzistues afrikan».
Siç tha Dr. Hill nga Jejli: «Janë gjithmonë mostrat e reja, veçanërisht ato nga periudha kohore ose
zona gjeografike pak të njohura, që nxitin ndryshimet më të mëdha të ideve tona». Duke e hedhur
vështrimin përpara, Dr. Uajti vajtoi se gjenden kaq pak vend në Afrikë që njihen se kanë depozita
me moshë fosilesh gjashtë milion deri në shtatë milion vjet. «Ne po i afrohemi aq shumë atij
paraardhësi të përbashkët të hominidive dhe shimpanzeve (ang. chimps) dhe do të na pëlqente
shumë të gjenim një skelet më të hershëm», tha ai.
Lexo më shumë...