Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
25 shtator – Obama synon të shpall rend të ri botëror në G-20
Artikulli: Një qeveri botërore
Gjatë një kthese të papritur natën vonë në pragun e Samitit të G-20 në Pitsburg, Lajmet FOX kanë
mësuar se presidenti Obama do të shpallë mëngjesin e së premtes një zgjerim të rëndësishëm
të partneritetit të vendeve që merren me ekonominë globale dhe çështje të ndryshimit të klimës.
Obama do t'u thotë reporterëve se G-20, e përbërë nga 19 vende industriale dhe tregti në ngritje
plus Bashkimin Evropian, do të zëvendësojë Grupin më të vogël të Tetë kombeve, G-8, si grupi
solemn për zgjidhjen e të këqijave të ekonomisë botërore.
«Ky vendim sjell në tryezë vendet e nevojshme për të ngritur një ekonomi globale më të fortë,
më të balancuar, për të reformuar sistemin financiar dhe për të ngritur jetët e të varfërve», tha
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
G8 do të ruajë përqendrimin e saj të sigurisë kombëtare, por do të zëvendësohet nga më i gjeri G-
20 për çështje të ndryshimit të klimës, të reformës rregulluese financiare dhe çekuilibrove globalë.
Presidenti Obama e kërkoi këtë ndryshim në Samitin e fundit të G-8 në Itali, duke shprehur
pakënaqësinë e tij me rreshtimin e ngathët të varianteve të takimeve të G-8.
Obama tha: «Nuk ka asnjë dyshim që ne duhet t'i azhurnojmë dhe t'i rifreskojmë dhe t'i ripërtërijmë
institutet ndërkombëtare që janë ngritur në një kohë dhe vend të ndryshëm. Ajo që kam vënë re
është se kushdo dëshiron grupin më të vogël të mundshëm, organizatën më të vogël të
mundshme, që i përfshin ata. Pra, nëse ata janë vendi më i madh i 21-të në botë, ata do të duan G-
21, dhe mendoj se është tepër e padrejtë nëse ata janë përzënë».
Kjo orvatje më përfshirëse do të lejoj vende si Brazili, Kina dhe India, që janë mbërthyer duke mos
qenë pjesë e G-8, që tani të kenë një piketë më të madhe në forcimin e stabilitetit ekonomik dhe
bashkëpunimit global. Presidenti Obama mbështeti edhe përfshirjen e tyre, duke theksuar se
takimet më të pakta do të jenë më të efektshme.
Lexo më shumë...