Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
31 gusht – Ngrihet Rrjeti Organik midis pastorëve të pasionuar e novatorë
Artikulli: Kisha emergjente
Është duke u formuar një komunitet i ri pastorësh, novatorësh, artistësh dhe pionierësh. Ata po e
quajnë rrjetin e tyre «Origjinat» dhe kanë tre pasione kryesore: Jezusi, njerëzimi dhe risia.
Misioni i tyre është të bashkojnë ndjekës të pasionuar të Jezusit nga sfonde të ndryshme për të
ëndërruar dhe punuar bashkë, që më shumë njerëz të përjetojnë dashurinë transformuese të
Perëndisë. Dejv Gibëns (Dave Gibbon), pastor kryesor në kishën «Këngë e re» (Newsong) në
Irvine, Kaliforni, e përshkruan grupin si «një komunitet miqsh», të cilët kërkojnë të kuptojnë bashkë
atë që është duke bërë Perëndia.
Ata të përfshirë, bashkë me Gibëns, thonë se ky rrjet relativisht i ri është rritur organikisht. Shumë,
si Ervin MekManusi (Erwin McManus) nga «Kisha e Mozaikut» (Mosaic Church), Den Kimbëll (Dan
Kimball) nga «Besimi i të Vjelave» (Vintage Faith) dhe Mark Batersoni (Mark Batterson) nga «Kisha
e Komunitetit Kombëtar» (National Community Church), tashmë kanë qenë miq dhe vendosën që
t'i shkëmbimet e mendimeve t'i bëjnë pak më formale dhe njëkohësisht dinamike.
«Unë mendoj se është një grup njerëzish të mbledhur bashkë që po thonë "ne nuk i kemi të gjitha
përgjigjet. Ne vërtet kemi nevojë për njëri-tjetrin", tha Batersoni këtë fundjavë në Uashington, D.C.
«Unë kam nevojë për Dejv [Gibëns]. Unë kam nevojë për mënyrën se si ai mendon. Unë kam
nevojë për mënyrën se si ata e shprehin Ungjillin përmes misioneve», theksoi pastori i KKK.
«Sinergjia e bashkuar që ndodh kur ne mblidhemi si besimtarë dhe i hedhim mbi tavolinë disa
nga supozimet tona dhe fillojmë të ëndërrojmë se si mund të dukej Mbretëria, diçka e
mahnitshme fillon të ndodh»
«Është thjesht për të na sfiduar të gjithëve ne për të rimenduar se çfarë do të thotë, në terma
biblike, Jezusi, njerëzimi [dhe] risia», shtoi Batersoni. Gibëns shpjegoi se ata nuk po përpiqen për
të rishpikur çdo gjë. Ata thjesht po kthehen te rrënjët e kishës dhe ndoshta po e riinterpretojnë atë.
Lexo më shumë...