Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
17 shtator – Të besosh tek jashtëtokësorët nuk është medoemos kundër besimit, thotë zyrtari
i Vatikanit
Artikulli: Kisha katolike dhe ditët e fundit
Atë Jose Gabriel Funes, drejtor i Observatorit të Vatikanit, tha këtë javë se nuk ka asnjë
kundërshtim midis besimit në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe njëkohësisht besimit në
Perëndinë. Ky qëndrim, kujtoi ai, u mbajt nga Atë Angelo Secchi, astronomi dhe drejtori jezuit i
shekullit të 18-të i Observatorit të Kolegjit Roman – që sot është Universiteti Gregorian Papnor.
Atë Funes tha se vendosja e kontakteve me jashtëtokësorët është «shumë e vështirë», për shkak
të «pengesës pothuaj të pakapërcyeshme të distancave në gjithësi», madje edhe me teknologjinë
e sotme.
Ai vazhdoi të theksoj se si Kongregacioni për Doktrinën e Besimit ashtu edhe zyrtarë akademik
nga institucione të tjera nuk kanë bërë ndonjë deklaratë mbi këtë çështje, duke shtuar që «si një
shkencëtar unë jam gjithnjë i gatshëm që t'i freskoj idetë e mia sipas kërkimeve më të fundit. Për
shembull, për sa i përket çështjes së hapësirës dhe kohës në gjithësi, unë besoj se ajo është e
fundme, ndërsa të tjerë besojnë se ajo është e pafundme».
Atë Funes tha se astronomia është një element që mund të kontribuojë në dialogun midis
njerëzve, siç mund të ndihmojë për të kuptuar se «të gjithë njerëzit e tokës janë nën të njëjtin qiell
dhe vështrojnë të njëjtët qiej».
«Është e qartë se sot ju nuk mund të bëni punë kërkimore pa bashkëpunim. Një vend në vetvete
nuk mund të ndërtojë një teleskop të stërmadh: është e nevojshme që të punohet me popuj të
tjerë dhe me fe e kultura të tjera gjithashtu. Kështu astronomia mund të jetë në shërbim të
dialogut», tha prifti argjentinas.
Lexo më shumë...