Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
7 shtator – OKB-ja kërkon monedhë të re globale që të zëvendësojë dollarin

Artikulli: Një qeveri botërore

Në një raport radikal, «Konferenca mbi Tregtinë dhe Zhvillimin e OKB-së» (UNCTAD) ka thënë se
sistemi i monedhave dhe rregullave mbi kapitalin që lidh ekonominë e botës nuk është duke
funksionuar siç duhet dhe ishte kryesisht përgjegjës për krizat financiare dhe ekonomike.

Ai shtoi se sistemi i tanishëm, ku dollari funksionon si monedha rezervë e botës, duhet t'i
nënshtrohet një rishikimi në masë.

Edhe pse një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë, kanë sugjeruar zëvendësimin e
dollarit si monedhë rezerve e botës,
raporti i UNCTAD-it është hera e parë që një institucion i
rëndësishëm shumëkombësh parashtron një sugjerim të tillë.

Në thelb, raporti bën thirrje për një sistem të ri sipas stilit të Bretton Woods për kurse këmbimi
ndërkombëtare të administruara, që do të thotë se bankat qendrore do të detyrohen të ndërhyjnë
dhe ose të mbështetin ose të rrëzojnë monedhat e tyre në varësi të mënyrës se si ecën pjesa
tjetër e ekonomisë së botës.

«Zëvendësimi i dollarit me një monedhë artificiale do të zgjidh disa nga problemet e lidhura me
potencialin e vendeve që derdhin deficite të mëdha dhe do të ndihmojë stabilitetin»,
tha Detlef
Kotte, një nga autorët e raportit.
«Por do t'ju duhet edhe një sistem i kurseve të këmbimit të
administruara. Vendet duhet të mbajnë të qëndrueshme kurse reale të këmbimit [të përshtatura
për inflacion]. Bankave qendrore u duhet të ndërhyjnë dhe nëse jo atyre duhet t'ju thuhet të
veprojnë kështu nga një institucion i shumanshëm siç është «Fondi Monetar Ndërkombëtar».

Propozimet, e përfshira në Raportin vjetor të UNCTAD-it për Tregtinë dhe Zhvillimin, përmbledhin
sugjerimet më radikale për rikrijimin e sistemit monetar global.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share