Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
9 shtator – Respektim i Ora e Shenjtë Ndërkombëtare e Eukaristisë së Fëmijëve do të bëhet në
Faltoren Kombëtare
Artikulli: Kisha katolike dhe ditët e fundit
Kryepeshkopi i Nju Orlinsit, Gregori Ajmond (Gregory Aymond) do të drejtojë [aktivitetin] vjetor Ora e
Shenjtë e Eukaristisë së Fëmijëve, në 2 tetor në Bazilika e Faltores Kombëtare e Ngjizjes së
Pamëkatë në Uashington, D.C. Ora e Shenjtë, që mendohet të fillojë në 10 paradite (sipas orës
lindore), do të transmetohet drejtpërdrejt në mbi 40 vende në «Rrjeti Televiziv i Fjalës së
Përjetshme» (EWTN). Kjo sponsorizohet nga «Fëmijët e Eukaristisë», programi për fëmijët i
«Apostullata Botërore e Fatimës».
Mbi 4000 fëmijë të moshës shkollore do të mblidhen pranë bazilikës, sipas ndarjes së Shën
Pali/Mineapolis të «Apostullata Botërore e Fatimës». Fëmijë përreth globit do të bashkohen me
ata për të thënë [si lutje] rruzaren para sakramentit të bekuar në famullitë, dioqezat dhe shkollat
e tyre. Ata do të thonë [si lutje] edhe «Besimi ndaj Zemrës së Pamëkatë të Marias», lutje riparimi
të mësuara nga engjëlli i Fatimës, si edhe uratën.
«Më pas Jezusi bën atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë; ai ndez zjarrin e besimit në zemrat e
fëmijëve. Kjo është dera që do të fillojë kohët e reja në familjet e botës».
Sipas «Apostullata Botërore e Fatimës», Ora e Shenjtë Ndërkombëtare e Fëmijëve vjen si
përgjigje ndaj kërkesës së Zojës Sonë të Fatimës më 1917 për lutje dhe sakrifica si edhe ndaj
kërkesës së veçantë të «Engjëllit të Paqes» drejtuar tre vegimtarëve fëmijë barinj për lutje dhe
riparim para Zotit Eukaristik.
Marlon De La Torre, mbikëqyrës i shkollave të dioqezës katolike të Kansas Citi-Shën Jozefi, tha se
programi Fëmijët e Eukaristisë ka ndihmuar për të inkurajuar më shumë vlerësimin për praninë
e vërtetë të Krishtit në Eukaristinë e Shenjtë.
«Shpresojmë që të fillojmë ta shohim këtë në sa më shumë dioqeza», vazhdoi ai. «Si persona
njerëzorë, ne jemi bërë për Eukaristinë dhe fëmijët tanë në veçanti kanë një aftësi pranuese për
Eukaristinë që pret veçse ftesën. Kjo është puna tonë si të rritur që ta bëjmë këtë ftesë dhe t'i
ndihmojmë ata që ta duan dhe t'i shërbejnë Krishtit».
Lexo më shumë...