Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
9 shtator – SHBA: Irani afër mundësive për të ndërtuar bombën atomike

Artikulli: Luftëra dhe ushtima luftërash

Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se Irani po i afrohej më shumë mundësive për të prodhuar
një bombë bërthamore duke grumbulluar uranium të pasuruar
dhe, bashkë me aleatët evropianë,
i bëri thirrje Teheranit që të përfshihej në bisedime rreth programit të tij atomik.

«Irani është tani ose shumë afër ose tashmë në zotërim të uraniumit të mjaftueshëm pak të
pasuruar për të prodhuar një armë bërthamore nëse merrej vendimi për ta pasuruar më tej drejt
nivelit të armëve»
, tha Glyn Davies, i dërguari kryesor i Uashingtoni në «Agjencia Ndërkombëtare e
Energjisë Atomike» (IAEA).
«Ky aktivitet i vazhdueshëm i pasurimit [...] e afron më shumë Iranin
drejt një kapaciteti të mundshëm të rrezikshëm dhe largimi nga destabilizimi»
, tha ai.

Raporti i fundit i agjencisë thotë se tani Irani ka, në minimum, 1430 kilogram uranium pak të
pasuruar hekzafluoruri, shtoi ai.

«Nëse shihet në lidhje me refuzimin e Iranit për t'u përfshirë me IAEA-në rreth punës së kaluar të
mbushjes bërthamore,
ne kemi shqetësime serioze se Irani po përpiqet qëllimisht, në minimum,
që të ruajë opsionin e armëve bërthamore
», tha Davies para një takimi për bordin qeverisës të 35
kombeve vëzhguese për çështjet bërthamore të OKB-së.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share