Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
2 shtator – Obama lavdëron islamin gjatë vaktit të Ramazanit
Artikulli: Të ndryshme
Presidenti i SHBA-së Barak Obama lavdëroi të martën myslimanët amerikanë për pasurimin e
kulturës së kombit gjatë një dreke për të festuar muajin e shenjtë islamik të Ramazanit.
Presidentit iu bashkuan sekretarë të Kabinetit, anëtarë të korpuseve diplomatikë dhe ligjvënës për
të vlerësuar atë që ai e quajti «një fe të madhe dhe përkushtimi i tij për drejtësi dhe progres».
Obama theksoi edhe kontributin e Muhamed Ali, që nuk ishte i pranishëm, edhe pse presidenti
përdori një citim nga boksieri i famshëm, që shpjegonte fenë. «Para disa vitesh», tha Obama, «ai
shpjegoi pikëpamjen e tij – dhe kjo është pjesërisht përse ai është Më i Madhi – duke thënë:
"Lumenjtë, pellgjet, liqenet dhe përrenjtë – të gjithë kanë emra të ndryshëm, por të gjithë
përmbajnë ujë. Sikurse edhe fetë – ato të gjitha përmbajnë të vërteta"».
Obama ka bërë përpjekje të veçanta që kur mori detyrën për të ndrequr marrëdhëniet e SHBA-së
me myslimanët nëpër botë, duke përfshirë vizita në Turqi dhe Kajro. Gjatë një fjalimi në qershor në
kryeqytetin egjiptian, si edhe para një auditori tjetër të rëndësishëm mysliman, në Turqi, Obama
tha: «Amerika nuk është – dhe nuk do të jetë kurrë – në luftë me islamin».
Obama lëshoi edhe një mesazh me video drejtuar myslimanëve para fillimit të Ramazanit. Në këtë
video, ai tha se ritualet e Ramazanit janë një kujtim i parimeve që myslimanët dhe të krishterët i
kanë të përbashkëta, duke përfshirë përparimin e drejtësisë, progresin, tolerancën dhe dinjitetin
e të gjitha qenieve njerëzore.
Lexo më shumë...