Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
31 gusht – Shteti përgatitet për të zhvendosur viktimat e mbajtura në karantinë të H1N1
“Shtëpia jote dhe alternativa të tjera më pak të kufizuara nuk janë të pranueshme”

Artikulli: Shenjat e kohëve të fundit

Një dokument i paplotësuar nga «Departamenti i Shëndetit Publik» në Iowa është zbuluar në
internet, që ka si qëllim të plotësohet
me emrin e një viktime të virusit H1N1, të cilit i kërkohet që
të zhvendoset nga shtëpia e tij apo e saj në një ndërtesë karantinë
.

Ky formular, që filloi të shfaqet sot nëpër e-posta dhe në internet, e ka shqetësuar publikun e
pështjelluar që tashmë
noton në raportet kontradiktore rreth ashpërsisë të gripit të derrit si dhe
masat e bezdisshme të qeverisë që shumë kanë frikë se do të futen në veprim nëse sëmundja
bëhet pandemike
. Dokumenti i shtetit Iowa, që [rrjeti i lajmeve] WND e konfirmoi të mirëfilltë nga
zyrtarë të shtetit, nuk ka bërë shumë të qetësojë shqetësimet e publikut.

«Departamenti i Shëndetit Publik» në Iowa ka vendosur se
ju keni patur kontakt me një person me
gripin Novel A H1N2»
, thuhet në formular. «Departamenti ka vendosur se është e nevojshme që të
futen në karantinë lëvizjet e tua në një ndërtesë të veçantë për të shmangur përhapjen e
mëtejshme të kësaj sëmundje
.

«Departamenti
ka vendosur se karantina në shtëpinë tënde dhe në alternativa më pak të
kufizuara nuk janë të pranueshme»
, vazhdon dokumenti, para se të rendit dispozita të
detyrueshme të pajtimit me zhvendosjen në një godinë karantinë
.

Dokumenti formular i paplotësuar, që nuk ka asnjë emër ose numër rasti të përmendur, titullohet
një «Rregulli i Karantinës i Godinave» dhe, edhe pse drejtori mjekësor i «Departamentit të
Shëndetit Publik» në Iowa Patricia Quinlisk konfirmoi që shteti e ka këtë formular, ajo i tha [rrjetit]
WND vështirë se do të përdoret ndonjëherë.

«Ne i kemi patur këto lloj rregullash shabllon për vite të tëra, por vështirë që i përdorim
ndonjëherë», tha Quinlisk. «Mund t'i numëroj me të dy duart numrin e rasteve – në 20 vjet – që na
është dashur që ta zhvendosim dikë për shkak të karantinës».

Lexo më shumë...
Në lajme
Share