Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
22 gusht – Jeta artificiale do të krijohet “brenda disa muajve” ndërsa ekspertët e gjenomit
pretendojnë zbulime jetike

Artikulli: Klonimi dhe inxhinieria gjenetike

Shkencëtarët janë vetëm disa muaj larg nga krijimi i jetës artificiale, u deklarua dje.

Dr. Craig Venter – një nga biologët më të famshëm dhe polemizues në botë – tha se
studiuesit e
tij amerikanë kanë kapërcyer një nga pengesat e mëdha të fundit drejt zhvillimit të organizmit
sintetik. Forma e parë artificiale e jetës ka gjasa të jetë një bakter i thjeshtë i bërë nga njeriu që do
të provojë se kjo teknologji mund të funksionojë
.

Por
kjo do të pasohet nga baktere më të ndërlikuara që e kthejnë qymyrin në gaz natyror më të
pastër, ose alga që mund të thithin dyoksidin e karbonit dhe ta shndërrojnë atë në benzina
. Ato
mund
të përdoren edhe për të krijuar vaksina dhe antibiotikë të rinj.

Dje Dr. Venter tha: “Duke supozuar që nuk do të bëjnë asnjë gabim,
unë mendoj se kjo do të
funksionojë dhe ne do të kemi speciet e para sintetike nga fundi i vitit
”.

“Ka një nevojë urgjente për vaksina”, shkruan ata. “Kjo teknologji mund të shpejtojë ndërtimin e
llojeve të gjalla të vaksinave”
.

Venter ka thënë që shpreson
të manipulojë organizma për të prodhuar biobenzina, të pastrojë
mbetjet toksike dhe ta izolojë karbonin për të ngadalësuar ngrohjen globale. Tashmë studiuesit
ndërtojnë rregullisht forma të jetës duke shtuar ose hequr gjene.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share