Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
18 gusht – Kreu potencial i KBK pranon pengesa; përqendrohet mbi unitetin

Artikulli: Lëvizja ekumenike – Të ndryshme

Një kandidat për post të lartë në Këshillin Botëror të Kishave pranoi kohët e fundit pengesat e
shumta që i mbajnë larg kishat për t'iu bashkuar trupit ekumenik, por foli me optimizëm
mbi
potencialin për të mposhtur ndryshimet
.

Gjatë një interviste me një gazetë gjermane, Rev. Dr. Olav Fykse Tveit i Kishës së Norvegjisë
(luterian) theksoi se si
katolikët dhe protestantët janë afruar më shumë se më parë dhe tha që
beson se
një përbashkësi [vëllazëri] e përbashkët do të jetë e mundur një ditë.

Ai tha
që shpreson se protestantët dhe katolikët, pentakostalët dhe kishat e shumta (mainline)
si edhe luterianët dhe baptistët mund t'i zgjidhin të gjithë ndryshimet e tyre dhe të adhurojnë
bashkë
.

Tveit tha se pranon që pentakostalët dhe ungjillorët besojnë zakonisht që
lëvizja ekumenike e vë
shumë theksin mbi përfshirjen politike
.

Duke e përshkruar veten si
organizata «më e gjerë dhe më përfshirëse» e lëvizjes ekumenike,
KBK është një bashkësi ekumenike e 349 kishave protestante, ortodokse, anglikane dhe të tjera
që përfaqësojnë mbi 560 milion të krishterë në më shumë se 110 vende.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share