Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
22 gusht – Obama u drejtohet myslimanëve mbi Ramazanin
Artikulli: Një fe botërore
Presidenti i SHBA-së Barak Obama foli për mbështetjen e tij «të palëkundur» për një zgjidhje prej
dy shtetesh ndaj konfliktit izraelit-palestinez gjatë urimit të Ramazanit të premten.
Mbas fillimit të mendimeve të tij në një video në internet [...] Obama diskutoi përpjekjet e tij të
vazhdueshme për kujdesin ndaj botës myslimane dhe «angazhimit drejt një fillimi të ri midis
Amerikës dhe myslimanëve përreth botës».
«Ne jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për një zgjidhje prej dy shtetesh që i njeh të drejtat e
izraelitëve dhe të palestinezëve për të jetuar në paqe dhe siguri», tha ai.
Ai theksoi se këto çështje bazohen mbi parimet që ai parashtroi në fjalimin e tij ndaj botës
myslimane në Kajro në qershor, duke thënë se fjalimi i tij u pasua nga një përgjigje e pamasë nga
myslimanët përreth botës.
«Ne kemi dëgjuar. Ne ju kemi dëgjuar. Dhe ashtu si ju, jemi të përqendruar për të ndjekur veprime
konkrete që do të sjellin ndryshim me kalimin e kohës – si në marrëdhëniet politike ashtu edhe në
ato të sigurisë, të cilat unë i kam diskutuar dhe në fushat që ju na keni folur ne do të sjellim
ndryshimin më të madh në jetët e njerëzve», u tha atyre të premten.
Gjithashtu Obama e lavdëroi islamin si edhe disa elementë të respektimit të Ramazanit: «Këto
rituale na kujtojnë ato parime që i kemi të përbashkëta si edhe rolin e islamit për përparimin e
drejtësisë, progresit, tolerancës dhe dinjitetit të të gjitha qenieve njerëzore».
Lexo më shumë...