Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
17 gusht – Ajatollahu sheh ushtrinë globale islamike «Mehdi»
I bën thirrje kombeve myslimane që të bashkohen ushtarakisht nën figurën mesianike
Artikulli: Luftëra dhe ushtima luftërash
Ajatollah Kamenei (Ayatollah Khamenei) i Iranit u bëri dje thirrje kombeve myslimane përreth botës
që të bashkohen ushtarakisht si përgjigje ndaj ardhjes së afërt të shpëtimtarit mesianik të Islamit
– Mehdi.
Kamenei, përmes zëdhënësit të tij Ali Saedi, në mënyrë specifike u bëri shenjë kombeve të
Turqisë, Irakut, Libanit, Pakistanit dhe Afganistanit që të bashkoheshin me Iranin si përgatitje për
ardhjen e afërt të Mehdit.
Qëllimi i bashkimit tani, shpjegon një raport në Al Arabiya, është që të luftojë Izraelin dhe SHBA-
në – që shihen si dy pengesat më të mëdha të ardhjes së Mehdit dhe epokës së «drejtësisë»
islamike që pason.
«Ne duhet të stërvitim forca të ndershme që mund t'i ndalojnë pengesat të cilat mund të
pengojnë ardhjen e Mehdit si Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin», pohoi Saedi. Saedi theksoi
gjithashtu se rojet revolucionare iraniane zotërojnë një autoritet fetar të veçantë që të përgatitin
rrugën për Mehdin.
Sipas Al-Arabiya, Saedi theksoi se bindja ndaj Ajatollahut është e njëjtë me bindjen ndaj Mehdit
ose «të udhëzuarit» - «që është shpëtimtari i profetizuar i islamit».
Gjatë hapjes së konferencës këtë vit, ishte Dr. Mehdi Mostafavi, kryetari i «Organizata për
marrëdhënien dhe kulturën islamike», i cili foli kundër rreziqeve dhe të këqijave të sionizmit të
krishterë. «Dhënia fund e tiranisë dhe brutalitetit» të sionizmit është një nga qëllimet bazë të
mehdizmit, shpjegoi ai.
Lexo më shumë...