Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
12 gusht – Papa shqyrton marrëdhënien e Marias me priftërinjtë

Artikulli: Kisha katolike dhe ditët e fundit

Gjatë një asambleje të përgjithshme në mërkurën në Kastel Gandolfo, Papa Benedikti XVI foli se
ka
një «lidhje» midis Virgjëreshës Maria dhe priftërisë. Ashtu si Shën Gjoni, ai tha, të gjithë
priftërinjtë «
janë thirrur që ta pranojnë atë në shtëpitë e tyre».

«Maria është vërtet dhe thellësisht e përfshirë në misterin e Mishërimit,
e shpëtimit tonë. [...]
Sakrifica, priftëria dhe Mishërimi shkojnë bashkë dhe
Maria është në qendër të këtij misteri», tha
Papa.

«Këshilli i Dytë i Vatikanit
i fton priftërinjtë që ta shohin Marian si modelin e përsosur të
ekzistencës së tyre
», shtoi Papa.

«Curé d'Ars, për të cilin mendojmë veçanërisht këtë vit, i pëlqente thoshe vazhdimisht se mbasi
Jezus Krishti na dha gjithçka që mund të jepte,
ai dëshironte që të na bënte trashëgimtarë të asaj
që ishte më e çmuar për të, të nënës së tij
», vazhdoi Papa. «Kjo zbatohet për të gjithë të krishterët,
por veçanërisht për priftërinjtë
».

«
Çdo prift mund dhe duhet ta ndiejë vërtet veten si biri i kësaj nëne më të shenjtë dhe nëne më
të përulur
», tha ai.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share