Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
5 gusht – Hezbollahu grumbullon 40.000 raketa në gjendje të godasin Izraelin
Artikulli: Izraeli dhe ditët e fundit
Tre vjet mbasi Izraeli drejtoi një luftë të përgjakshme në Liban kundër Hezbollahu, qarkullon frika
në rritje se veprimet ushtarake mund të shpërthejnë sërish kësaj here me grupin militant të
armatosur më së miri. Sipas Izraelit, Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë nga Hezbollahu, milicia
myslimane shiite është sot më e fortë se në vitin 2006, kur pranoi forcën e ushtrisë izraelite në një
luftë që kushtoi jetët e 1.191 libanezëve dhe 43 civilëve izraelitë.
Hezbollahu ka grumbulluar deri në 40.000 raketa dhe po i trajnon forcat e saj që të përdorin raketa
tokë-tokë që janë në gjendje të godasin Tel Avivin si edhe raketa kundërajrore që mund të sfidojnë
mbizotërimin e Izraelit të qiejve mbi Libanin.
Gjenerali i brigadës Alon Friedman, zëvendëskryetar i Repartit Verior të Izraelit, i tha [gazetës]
«Kohët» (The Times) nga shtabi i tij që mbikëqyr kufirin izraelit-libanez që stabiliteti aktual ishte
«në rrezik». Ai shtoi se paqja, që ka mbretëruar mbi pamjen biblike me kodrina për tre vjetët e
kaluar, mund «të shpërthejë në çdo minutë».
Shqetësimet e tij ishin pjesërisht për shkak të kërcënimeve nga udhëheqja e Hezbollahut. Muajin
e kaluar, sheiku Hassan Nasrallah, udhëheqësi i Hezbollahut, paralajmëroi se po të bombardohej
periferia jugore e Bejrutit siç ndodhi në luftën e fundit, ai do t'i kundërpërgjigjej Tel Avivit, qytetit më
të madh të Izraelit.
«Ne e kemi ndryshuar ekuacionin që ka qenë më parë», tha ai. «Tani [bëhet fjalë për] periferinë
jugore kundër Tel Avivit dhe jo Bejrutin kundër Tel Avivit».
Lexo më shumë...