Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
Koment nga UTT:
Tendencat e kohës zbulojnë se po jetojmë në kohë të vështira siç na është thënë në Bibël.
Homoseksualizmi si dhe modele të tjera të sjelljes njerëzore tregojnë se po jetojmë pikërisht
në ditët që Jezusi profetizoi se do të karakterizonin ditët e fundit.
1 gusht - Shqipëria pro martesave homoseksuale, italianët kërkojnë nënshtetësi shqiptare
Artikulli: Kohë të vështira
(SotNews) - Pas miratimit në Qeveri të ligjit pro martesave homoseksuale, ligj ky që pritet të
“vuloset” së shpejti gjatë parlamentit të ri, Shqipëria pritet të shndërrohet në një “parajsë”
homoseksuale. Me legalizimin e martesave homoseksuale, nuk do të jetë çudi kur në Shqipëri të
mësyjnë të gjithë homoseksualët e diskriminuar në shtetet fqinje si Greqia dhe Italia. Të parët që
kanë shprehur “dëshirën” për të ardhur për një jetë më të mirë dhe të “qetë” në Shqipëri, janë
homot italianë, të cilët nuk kanë gjetur “paqe” në vendin e tyre. Një prej reagimeve të para në Itali
ndaj nismës ligjore të Qeverisë shqiptare për lejimin e martesës mes sekseve të njëjta, është
edhe ai i shoqatës “Arcigay” [...] Martesa mes sekseve të njëjta ndalohet kategorikisht nga Bibla,
dhe si e tillë, ajo as që mund të mirëpritet nga feja e krishterë.
Miratimi i ligjit pro martesave homoseksuale duket se do e çojë Shqipërinë në vendin e parë në
Ballkan dhe ndoshta në të katërtin në Europë, që do të ketë këtë ligj të shumëkontestuar në mbarë
botën. Vetëm 3 ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Ndërministror të Integrimit, kreu i qeverisë,
Sali Berisha bëri të ditur se projektligji që e lejon këtë lloj martese ka ardhur si propozim i
shoqërisë civile. Vetë i gatshëm për t’i thënë po këtij ligji në parlamentin e ri, Berisha tha se në
këtë mënyrë shoqëria shqiptare zhduk diskriminimin për këtë pakicë njerëzish. “Ky ligj është i
sponsorizuar nga shoqëria civile. Pavarësisht nga debatet që mund të ngjallë, diskriminimi është i
papranueshëm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e një të drejte tashmë
tërësisht të ligjëruar në vendet europiane.
Lexo më shumë...