Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
24 korrik – Idetë shkencore të carit të Obamas «vërtet të frikshme»

Artikulli: Një qeveri botërore

Aborte të detyruara, sterilizim të detyrueshëm, qeverisje globale – këto janë vetëm disa nga
idetë që
këshilltari shkencor i Obamas ka mbështetur në të kaluarën.

Sipas një artikulli nga [agjencia e lajmeve] «Fox News», Xhon Holdreni (John Holdren) -- «cari
shkencor» i presidentit Obama –
ka përkrahur nevojën për aborte, sterilizime të detyruara dhe
krijimin e një «regjimi planetar» që do të mbikëqyrë shkallën e popullsisë dhe do të mbrojë
planetin. Këto ide përfshihen në një libër ku ishte bashkautor më 1977, i titulluar «Ekoshkenca:
Popullata, Burimet, Mjedisi»
.

«Pjesë e zgjidhjes së tij ndaj çfarëdo krize që ai ndiente se po binte mbi botën në atë moment
ka
qenë kontrolli i popullsisë – përpjekje shumë, shumë të vrazhda për kontrollin e popullsisë, madje
deri në atë pikë sa të flasë për sterilizimin e popullsisë kundër vullnetit të tyre e kështu me radhë»
,
nxjerr në pah ai. «Dhe kështu
shumë nga ato gjërat vërtet të frikshme që nuk dolën në dëgjimin e
konfirmimit të tij
».

Libermani (Lieberman) shton se Holdreni
mbështet gjithashtu qeverisjen globale – dhe jo
thjesht çdo qeveri globale, por një qeveri shumë të vrazhdë dhe të bezdisshme [që fut hundët
në privatësinë e njerëzve]. «Përsëri, kjo duket se është zgjidhja për secilën nga krizat e tij të
supozuara»
, thotë Libermani.

Sipas Libermanit, e vetmja gjë që mund të bëjnë qytetarët e shqetësuar në këtë pikë është që
ta
mbajnë njërin sy afër çdo deklarate që del nga zyra e Holdrenit
.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share