Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
15 korrik – India do të pajisë të gjithë 1.2 miliard qytetarët e saj me karta identifikimi (ID)
biometrike

Artikulli: Teknologjia për sistemin monetar global

Është me siguri një nga projektet «Big Brother» më të mëdhenj për t'u konceptuar. India do të
pajisë secilin nga 1.2 miliard qytetarët e saj, miliona nga të cilët jetojnë në fshatra të largëta dhe
nuk zotërojnë asnjë provë të dokumentuar të ekzistencës, me karta identiteti biometrike të epokës
kibernetike.

Qeveria në Delhi ngriti së fundi [departamentin] «Autoriteti i Identifikimit Unik», një departament i ri
i shtetit i ngarkuar me detyrën për t'i caktuar çdo indiani të gjallë një numër ekskluziv.
Ai do të
jetë përgjegjës edhe
për grumbullimin dhe hedhjen elektronike të hollësive personale të tyre,
me një kosto të parashikuar prej të paktën 3 miliard paund.

Ajo mund të shërbejë edhe për qëllime më polemike,
si identifikimi i emigrantëve ilegalë dhe
ndalimi i terrorizmit.
Një çip kompjuteri në çdo kartë do të përmbajë të dhëna personale dhe
prova të identitetit, si gjurmë gishtash ose skanim të iridës. Aty mund të përfshihen edhe të
dhëna të kriminelëve dhe histori të depozitave bankare
.

Z. Nilekani, që e la Infosys-in, gjigantin e jashtëm që ai bashkë-themeloi, për të marrë punën e tij
të re,
dëshiron që kartat të lidhen me një «bazë të dhënash online të kudogjendur» ku mund të
hyhet nga çdo vend.

Të dhënat rreth botës:

- Karta identiteti kombëtare të detyrueshme po përdoren në rreth 100 vende që përfshijnë
Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Greqinë, Luksemburgun, Portugalinë dhe Spanjën

- Policia gjermane mund të ndalojë njerëzit që nuk e kanë ID-në e tyre deri në 24 orë

- Administrata Bush u rezistoi thirrjeve për një kartë identiteti në SHBA mbas sulmeve terroriste në
11 shtator, 2001

- Kartat plastike parapëlqehen më shumë se dokumentet prej letre, pasi janë më të vështira për t'u
falsifikuar

- Shumica e kartave të identitetit përfshijnë emrin, gjininë, datën e lindjes dhe një numër unik për
mbajtësin

- Kartat ID nga Korea e Jugut, Brazili, Italia dhe Malajzia përmbajnë gjurmë gishtash. Kartat në disa
vende përmbajnë informata mbi çdo shenjë dalluese të mbajtësit

- Në Bashkimin Evropian disa karta mund të përdoren në vend të një pasaporte për udhëtime
evropiane

Lexo më shumë...
Në lajme
Share