Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
6 korrik – Rik Uoreni (Rick Warren) bën thirrje për bashkëpjesëmarrje i krishterë-mysliman

Artikulli: Kisha emergjente

UASHINGTON, DC – Duke sfiduar disa nga kritikët e tij konservatorë të krishterë, një nga
udhëheqësit fetarë më të spikatur në vend u tha disa mijëra myslimanëve amerikanë të dielën se
«dy besimet më të mëdha në planet» duhet të punojnë bashkë për të luftuar stereotipet
[shabllonet] dhe për të zgjidhur problemet botërore.

«Disa probleme janë aq të mëdha, që duhet t'i ndalosh me punë në grup», u drejtua pastori i
megakishës ungjillore Rik Uoreni në konventën vjetore nga «Shoqëria Islamike e Amerikës së
Veriut (ISNA). Uoreni tha se
myslimanët dhe të krishterët duhet të jenë partnerë, që të punojnë
për t'i dhënë fund asaj që ai i quan «pesë gjigantët globalë» të luftës, varfërisë, korrupsionit,
sëmundjes dhe analfabetizmit.

Uoreni, një baptist nga jugu, ka një listë të dhënash që i ka mërzitur konservatorët e tjerë të
krishterë
duke i quajtur aktivistët e vjetruar ungjillorë si shumë partizan dhe me përqendrim të
ngushtë.
Përpara fjalimit të tij të dielën, shkrues blogjesh që e ndjekin Uorenin tashmë e kishin
dënuar shfaqjen e tij në këtë konventë
si të rehatohesh me ekstremistët.

«Është e lehtë që të jesh një ekstremist i çdo lloji, pasi atëherë do të kesh vetëm një grup të
inatosur me ty»,
tha ai. «Por nëse përpiqesh vërtet që të ndërtosh marrëdhënie – si të ftosh një
pastor ungjillor në mbledhjen tuaj – ju do të kritikoheni për këtë. Kështu do të ndodh edhe me
mua».

Në fjalimin e tij, Uoreni u bëri thirrje myslimanëve dhe të krishterëve që të flisnin kundër stereotipit
të çdo grupi dhe ta respektonin njëri-tjetrin, edhe pse nuk ishin të një mendjeje.
Duke iu drejtuar
myslimanëve që «kanë qenë në Amerikë për shumë breza tani», ai u bëri thirrje atyre
që të
ndihmonin «të sapoardhurit që të mësonin se çfarë do të thotë të jesh amerikan».

Lexo më shumë...
Në lajme
Share