Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
7 korrik – Nga përfitimet tek etika: papa bën thirrje për një rend të ri politik dhe financiar në botë
Artikulli: Një qeveri botërore
Papa Benedikti e gozhdoi sot përgjegjësinë për rënien botërore drejtpërdrejt te lakmia dhe
magjepsja amorale për progres teknologjik për vetveten. Kjo duhet të ndalohet, tha ai, përmes
krijimit të një autoriteti politik global dhe rendi financiar të bazuar jo vetëm në kërkimin për
përfitime gjithnjë e më të larta, por mbi etikën dhe ndjenjën e të mirës së përbashkët.
Më pas, në një pjesë që mbështetej mbi idetë e ngritura nga paraardhësi i tij, Gjon Pali II, papa
argumenton se globalizimi e ka bërë të domosdoshme një «reformë të Organizatës së Kombeve
të Bashkuara dhe po ashtu të institucioneve ekonomike dhe financës ndërkombëtare, që koncepti
i familjes së kombeve të fitojë dhëmbë të vërtetë».
Një nga këshilltarët më të vjetër të tij, kardinali Renato Martino, tha: «[Letra] enciklike nuk kërkon
një super-qeverisje ose qeverisje botërore». Por ajo i afrohet shumë këtij mendimi. Ajo propozon
një «autoritet politik të vërtetë në botë» që «do të duhet të njihet në nivel ndërkombëtar dhe të
vishet me pushtet të efektshëm për t'i sjellë siguri të gjithëve, respekt për drejtësinë dhe
respekt për të drejtat». Asaj do t'i kërkohet të «administrojë ekonominë globale; të rigjallërojë
ekonomitë e goditura nga kriza [dhe] të shmang keqësimin e krizës aktuale».
Por përgjegjësitë e saj do të jenë më tepër se thjesht ekonomike. Ato do të përfshijnë që të
sigurohet «çarmatimi në kohë, sigurimi i ushqimit dhe i paqes». Trupit të ri, një OKB e reformuar,
do t'i bëhet thirrje «që të garantojë mbrojtjen e mjedisit dhe për të rregulluar shpërnguljen».
Lexo më shumë...