Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve
nga një perspektivë biblike
20 qershor – Të ndërtojmë një komunitet ndërfetar

Artikulli: Lëvizja ekumenike – Krishterimi bashkohet me fetë e tjera

«Si mund të konfirmojmë ne identitetin tonë si myslimanë, judenj dhe të krishterë jo të ndarë ose
kundër njëri-tjetrit, por në lidhje me njëri-tjetrin?»
Kjo është pyetja që nja 25 të rinj nga përreth
botës janë duke eksploruar gjatë një seminari në korrik këtë verë në «Instituti Ekumenik» nga
«Këshilli Botëror i Kishave» (WCC) në Bosei (Bossey). Aktivitetet përfshijnë ushtrime frymërore
dhe akademike si edhe sportive, çlodhjeje dhe detyra të përditshme.

Në një kohë kur
shoqëria monolite [masive] e krijuar mbi modelin e vjetër «një komb, një kulturë
dhe një fe»,
është duke u bërë shpejt një relike e së kaluarës, programi një mujor «Të ndërtojmë
një komunitet ndërfetar» përgatit brezin e ardhshëm të udhëheqësve në kisha, në komunitete të
tjera të besimit dhe të shoqërisë në tërësi për sfidat që të jetojmë paqësisht në një botë të
pluralitetit fetar.

Çdo ditë fillon me një moment lutjeje dhe spiritualiteti, e përgatitur me radhë nga pjesëmarrësit e
krishterë, judenj dhe myslimanë. Përvoja e të jetuarit nën të njëjtën çati, duke ngrënë dhe adhuruar
bashkë, pasurohet nga leksione të ofruara nga specialistë të komuniteteve të krishtera, judaike
dhe myslimane si edhe përmes pjesëmarrjes në aktivitete fetare në Gjenevë.

Lexo më shumë...
Në lajme
Share