Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
15 qershor – Netanjahu zbutet në qëllimin e 2 shteteve
Artikulli: Izraeli dhe ditët e fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u përkul para presionit të SHBA-së të dielën dhe pranoi
qëllimin e një shteti palestinez. Por ishte e paqartë nëse ky lajm i madh, i mirëpritur nga presidenti
Obama, do të çonte në një rizgjim të bisedimeve për paqe me palestinezët, të cilët i refuzuan
menjëherë limitet e mprehta që Netanjahu do të vendoste mbi sovranitetin e kombit të tyre.
Netanjahu tha se Izraelit i nevojiten garanci ndërkombëtare që një shtet palestinez nuk do të ketë
ushtrinë e vet. Në fjalimin e parë politik mbi konfliktin që kur mori postin 10 javë më parë, ai nguli
këmbë gjithashtu që Autoriteti Palestinez, i përkrahur [edhe] nga SHBA-ja, të hiqte dorë nga
pretendimet për Jerusalemin si një kryeqytet të ardhshëm, që të njihte Izraelin si një shtet jude dhe
«të impononte ligj dhe rend» mbi militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Duke folur dy ditë pasi qeveria e Iranit shpalli rizgjedhjen e udhëheqësit të saj të paepur,
Netanjahu tha se kërcënimi i një Irani me armë bërthamore ishte «rreziku më i madh për Izraelin»
dhe rajonin. Dhe ai tha se «kushti themelor» për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez ishte jo
ndalimi i kolonive të judenjve, por sigurimi «i një njohjeje publike, detyruese dhe të ndershme nga
palestinezët të shtetit të Izraelit si kombi-shtet i popullit të judenjve».
«Presidenti është i angazhuar për dy shtete, një shtet jude të Izraelit dhe një Palestinë të pavarur,
në tokën në atdheun historik të të dy popujve», tha sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Robert
Gibbs në një deklaratë. «Ai beson se kjo zgjidhje mund dhe duhet të sigurojë njëherësh sigurinë e
Izraelit dhe përmbushjen e aspiratave të ligjshme të palestinezëve për një shtet të zbatueshëm
dhe ai mirëpret miratimin e kryeministrit Netanjahu për këtë qëllim».
«Presidenti do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët [...] për të parë se ato do t'i përmbushin
detyrimet dhe përgjegjësitë e nevojshme të tyre që të arrijnë një zgjidhje me dy shtete».
Lexo më shumë...