Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Monitorimi i lajmeve nga një perspektivë biblike
|
30 maj – Obama u premton arabëve se Jerusalemi do të jetë i tyri
Zyrtare: Presidenti tha [që] shteti palestinez me kryeqytet qytetin e shenjtë [është] «në interes
të Amerikës»
Artikulli: Izraeli dhe ditët e fundit
Presidenti Obama dhe administrata e tij i tha presidentit Mahmud Abas të Autoriteteve Palestineze
(AP) gjatë një takimi javën e kaluar [se] SHBA-ja e parashikon krijimin e një shteti palestinez me
Jerusalemin si kryeqytet të tij, sipas një fjalimi të një zyrtari të lartë të AP-së drejtuar [rrjetit të
lajmeve] WND. «Administrata amerikane ishte shumë miqësore për pozitën e AP-së», tha Nimer
Hamad, këshilltari i vjetër politik i Abasit.
«Abu Mazen (Abasi) dëgjoi nga Obama dhe administrata e tij në një mënyrë shumë kategorike se
një shtet palestinez me Jerusalemin si kryeqytetin e tij është në interesin kombëtar dhe të sigurisë
amerikane», tha Hamadi.
Një zyrtar tjetër i AP-së, duke folur me kusht që të ngelej anonim, i tha [rrjetit të lajmeve] WND sot
se Obama e informoi Abasin se ai nuk do ta lejojë kryeministrin Benjamin Netanjahu «që t'i zërë
rrugën» normalizimit të marrëdhënieve me botën arabe dhe [atë] myslimane më të madhe. «Na u
tha nga kjo administratë e re se ata nuk do ta lejojnë qeverinë e Netanjahut që t'i dëmtojë
përpjekjet e tyre për të rehabilituar marrëdhëniet e SHBA-së me botën arabe dhe islamike, që
është një prioritet i lartë për Obaman», tha zyrtari, duke folur gjatë një vizite në Kajro.
Gjithashtu javën e kaluar, një zyrtar i lartë i Autoriteteve Palestineze pohoi në një intervistë për
[rrjetin e lajmeve] WND se administrata e Obamas i tha AP-së se Jerusalemi nuk do të bashkohet
kurrë nën sovranitetin izraelit. «Amerikanët thanë një Jerusalem të hapur – po. Por një Jerusalem
të bashkuar nën sovranitetin izraelit – jo», tha Hatem Abdel Khaderi, ministri i AP-së për çështjet e
Jerusalemit në komentet për [rrjetin e lajmeve] WND dhe faqen izraelite Ynetnews.
«(Administrata e Obamas) e ka bërë të qartë se Jerusalemi duhet të jetë i hapur për të gjithë –
por jo i bashkuar nën udhëheqjen e Izraelit», tha Khaderi.
Lexo më shumë...