Pyetje & Përgjigje
Përgjigjur nga Dave Hunt
PYETJE: A mund të më ndihmoni ju lutem për të kuptuar Filipianëve kapitulli 1,
vargjet 15-18: «Disa me të vërtetë shpallin Krishtin edhe për smirë dhe për
grindje, por disa me vullnet të mirë. Këta e shpallin Krishtin për grindje, jo çiltas,
duke menduar që t'u shtojnë shtrëngime vargonjve të mi; kurse ata e bëjnë nga
dashuria, duke ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ungjillit». Duket sikur kjo i
hap rrugën kujtdo që «përmend emrin e Jezusit».
PËRGJIGJE: Pali, i cili i paralajmëroi shumë qartë korintasit kundër pranimit të një
«Jezusi tjetër» (2 Korintasve 11:4) të cilin ai nuk e kishte shpallur, nuk po i jepte
leje askujt që predikon një Krisht të rremë. Jo, shqetësimi i Palit këtu ishte motivi i
zemrës së atyre që shpallnin Jezusin biblik. Disa ishin ziliqarë për të krishterët e
tjerë dhe/ose shërbesat e tyre. Edhe pse i mëritur, mesazhi i tyre për Jezus
Krishtin ishte besnik ndaj Fjalës së Perëndisë. Megjithatë, në metodën e tyre të
shërbimit, ata e akuzuan Palin apo të tjerë që po u kushtoheshin më shumë
vëmendje, për të cilët kishte konsiderata më të larta, ose që ndiqeshin nga një
grup më i madh etj.
Qëndrimi i atyre që e shpallnin «Krishtin për grindje, jo çiltas» përfshinte ambicie
egoiste. Ata jo vetëm që u gëzuan përbrenda për burgosjen e Palit në Romë, por
shkuan deri atje sa nënkuptuan se burgosja e tij ishte disi faji i tij, duke u
përpjekur kështu që ta diskreditonin atë në mes të mbështetësve të tyre si dhe
atyre të Palit.
Pali, megjithatë, edhe pse ai i qortoi shpesh individët dhe shërbesat që po
shmangeshin nga e vërteta e Fjalës së Perëndisë, e konsideroi të një rëndësie
supreme shpalljen e Krishtit sipas së vërtetës. Dashuria e tij për Krishtin dhe
ungjillin i tejkaloi vuajtjet e tij—veçanërisht, pikëllimet e shkaktuara nga të
krishterët ziliqarë—e megjithatë, përmes hirit të Perëndisë ai mund të shpallte:
«Krishti shpallet; dhe për këtë gëzohem, dhe madje do të gëzohem».





Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Shkarko PDF
- Islami dhe Ungjilli (PDF)
- Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
- Trinia (PDF)
|
- Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
- I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
- Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
- Uji i jetës (PDF)
- Dita kur lindi Krishti (PDF)
- Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
- Beko Zotin (PDF) (HTML)
- Vdekja e një pape (PDF)
- Të duash Perëndinë (PDF)
- Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)