lexuan ato libra dhe që panë dokumentarët na zgjuan para faktit që besimet e
sekteve që identifikuam ishin edhe duke u mësuar nëpër kishat e tyre, të cilat
ishin duke u ndikuar nga mësues kryesues karizmatikë dhe të lëvizjes “Fjala e
Besimit”. Po ata mësues të rremë ishin duke përhapur doktrina të demonëve kudo
në vend përmes rrjeteve televizive të krishtera.
Një nga mësimet e rreme kryesore në atë kohë ishte besimi që hyjnia mund të
arrihej nga qeniet e krijuara. Edhe pse kjo [dogmë] është themelore për
mormonizmin (“Siç njeriu është, Perëndia ishte dikur; siç Perëndia është, njeriu
mund të bëhet”) dhe për hinduizmin (vetë-ndërgjegjësimi është ndërgjegjësimi që
njeriu është Perëndi), ajo kishte gjetur rrugën në forma dhe metoda të ndryshme
brenda lëvizjeve, mësimeve dhe praktikave të ndryshme “të krishtera”. Një pjesë e
madhe e kësaj u promovua nga karizmatikë ekstremë, por ishte duke gjetur terren
edhe brenda kishave ungjillore konservatore përmes së ashtuquajturës psikologji
e krishterë (me theksin e saj mbi veten dhe vetëvlerësimin, që çonte në lartësimin
dhe hyjnizimin e vetes). Sigurisht, gënjeshtra që njeriu mund të bëhet një perëndi
ishte guri i themelit të mashtrimit të Satanit për racën njerëzore (Zanafilla 3:1-5).
Në luftën e tij kundër atyre që ia kanë përkushtuar jetët e tyre Perëndisë së gjallë
dhe të vërtetë, Satani, duke qenë armiku kryesor i Perëndisë gjatë historisë, është
i specializuar në mashtrime dhe përndjekje. Edhe pse përndjekja do të dukej më
e efektshme në ndalimin e krishterimit sesa mashtrimi (dhe sigurisht që sjell më
shumë frikë), është më pak e frytshme për Kundërshtarin për të arritur objektivin e
tij. Thënia që “gjaku i martirëve është fara e kishës” është vërtetuar gjatë historisë
së kishës. Martirizimi dhe forma të tjera të përndjekjes kanë qenë gjithnjë duke e
rritur dhe/ose forcuar trupin e Krishtit. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për
mashtrimin.
Besimtarët në Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjetuar kurrë përndjekje fetare në
kuptimin domethënës – me siguri aspak sikurse ka ndodhur në Kinë, Indi apo në
ato vende të kontrolluara nga islami. Historikisht, të krishterët e vërtetë në
Perëndim deri në Evropë kanë pësuar dhunë nga Çezarët e Romës, nga Kisha e
Romës [katolicizmi] dhe nga komunizmi, midis të tjerave, por një nivel i
krahasueshëm i përndjekjes nuk ka arritur ende në brigjet [amerikane]. Nga ana
tjetër, këtu është shumuar mashtrimi frymëror dhe ka përmbytur besimin e shumë
vetave brenda botës së krishterë.
Ndryshe nga përndjekja, nuk ka as edhe një vlerë të largët që lidhet me
mashtrimin; ai është frymërisht dobësues dhe vdekjeprurës. Ka histori të
bollshme të atyre besimtarëve të cilët kanë mbijetuar dhe të cilët janë forcuar në
besimin e tyre gjatë përndjekjes që kanë pësuar në vendet komuniste, vetëm për
t'u shkretuar në ecjen e tyre me Zotin pasi kanë arritur të arratisen në Perëndim.
Ata mundën ta duronin përndjekjen, pro nuk mundën t'i rezistonin mashtrimit.
Teza e këtij artikulli, që është se mashtrimi do të shkaktojë përfundimisht
përndjekje, është e frikshme për mua personalisht. Përse? Pjesërisht ngaqë
Dejvi dhe unë e kemi trajtuar rrallë mundësinë për përndjekje në SHBA dhe
pjesërisht ngaqë tani veçse po fillon të nxjerrë kokën e saj të keqe këtu. Atëherë
përse të shkruajmë për këtë tani? Nga vëzhgimet e mia, ka shenja në rritje që na
çojnë drejt një përplasjeje të pritshme midis të krishterëve pohues – dhe madje të
krishterëve të vërtetë – të cilët do të përshtaten me botën duke komprometuar
mësimet biblike dhe të atyre që do të qëndrojnë të patundur në besim.
Megjithëkëtë, unë u jap pak vlerë vëzhgimeve të mia nëse nuk jam i sigurt që ato
pasqyrojnë atë që mëson Shkrimi i Shenjtë. Po kështu duhet të veprojë edhe
cilido që e lexon këtë artikull.
Në vijim jepen shtatë vargje përkatëse (midis të tjerave që mund të jepen) që kanë
ndikuar vëzhgimet e mia dhe këtë tezë:
Në Mateu 7:13-14, Jezusi i referohet “derës së ngushtë” dhe “rrugës së
shtrënguar” që çon në jetë dhe shpall që “pak janë ata që e gjejnë atë”. Luka
shkruar (18:8) fjalët e kthjellëta të Zotit tonë në lidhje me kohën e kthimit të Tij: “Po
kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?” Duke qenë se Ardhja e Tij e
Dytë është për qëllimin e gjykimit dhe për të shpëtuar Izraelin nga asgjësimi, fjalët
e Tij duket se i përshtaten më mirë ardhjes së Tij për nusen e Tij në mes të një
krishterimi deklarues që i është bashkuar apostazisë. Apostulli Pal jep këtë
shpjegim të mprehtë se si mund të manifestohet apostazia midis atyre që e
quajnë veten të krishterë: “Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë
doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull
mësues për të gudulisur veshët dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i
kthejnë drejt përrallave” (2 Timoteut 4:3-4).
Doktrina e shëndoshë nuk do të durohet në ditët e fundit, pasi shumë të cilët
filluan me qumështin e së vërtetës biblike, tashmë janë larguar, d.m.th.,
mashtruar, nga ëndjet [lakmitë] e tyre dhe nga mësues të rremë. Përveç kësaj,
doktrina e shëndoshë do të bëhet një çështje që do të ngjallë ndarje midis të
krishterëve. Pali i udhëzoi besimtarët në Romë për t'i identifikuar ata që mësojnë
gjëra “kundër doktrinës që keni mësuar; dhe të largoheni nga ata” (Romakëve 16:
17). Është e qartë se ata besimtarë që dëshirojnë të qëndrojnë të patundur për
mësimet e Fjalës së Perëndisë do të jenë në mosmarrëveshje me ata të
krishterë, besimet dhe jetët e të cilëve nuk i përshtaten Shkrimeve.
A mund të rezultojë në përndjekje ndarja rreth doktrinës? Historia dhe Fjala e
Perëndisë që të dyja tregojnë se po. Në Librin e Veprave na tregohet që “u bë një
përndjekje e madhe kundër kishës në Jerusalem” (Veprat 8:1). Ajo përfshiu sulme
të dhunshme, burgosje e vdekje dhe shkaqet ishin doktrinore – duke vënë
përballë ata që mbronin me egërsi traditat fetare të njerëzve përballë atyre që
ndiqnin mësimet e Jezusit, Mesias. Përndjekja vazhdoi ndërsa të krishterë të cilët
qëndruan të fortë në doktrinën e Krishtit refuzuan të përkuleshin para Çezarëve të
hyjnizuar apo që t'u përshtateshin ritualeve pagane të Romës. Ata u shndërruan
në një zbavitje të mbrapshtë për ata që mbushnin amfiteatrot për t'i parë ata të
djegur dhe të shqyer nga kafshët. Më vonë, një Romë “e kristianizuar” i përndoqi
ata të cilët u përpoqën të reformonin katolicizmin e Romës. Prej andej, gjyqet dhe
inkuizicionet doktrinore dhe gjyqet me tortura u shumuan kundër “protestantëve”
dhe ndaj jo-katolikëve të tjerë biblikë. Sot, përndjekja vazhdon kundër besimtarëve
në vendet islamike dhe në ato vende në Perëndim ku katolicizmi i Romës vazhdon
të kontrollojë shoqërinë, siç janë qytetet, fshatrat dhe madje disa shtete në
Meksikë dhe në Amerikën e Jugut.
Edhe pse asnjë prej atyre të përmendura më lart nuk është manifestuar në thelb
në Shtetet e Bashkuara, a mund të ndodhë një përndjekje e tillë fetare këtu?
Katolicizmi i Romës nuk ka qenë kurrë në një pozitë për të diktuar dogmat e tij mbi
popullatën amerikane; islami tani sapo ka filluar të kontrollojë disa lagje këtu me
legalizmin e tij të sheriatit (“Arma sekrete e terrorit” Sheriati”, Townhall, 20-04-
2011). Po mundësia e një skenari e të krishterëve biblikë të cilët përndiqen nga të
krishterë të tjerë që nuk “do ta durojnë doktrinën e shëndoshë”? A është kjo e
mundshme? Disa që e shqyrtuan paraprakisht këtë artikull ishin dyshues që “të
krishterët të vrasin të krishterët rreth doktrinës” të mund të ndodhë ndonjëherë
këtu, një vend që zbaton ligjin, ku, për pjesën më të madhe, “plogështia
doktrinore” sundon midis ungjillorëve. Unë prirem të pajtohem me këtë,
megjithatë nëse dikush do të më kishe thënë 25 vjet më parë që ungjillorët do të
zhvendoseshin nga E Djathta e Krishterë (që në atë kohë kishte ndikimin më të
madh mbi vlerat morale) drejt Të Majtës së Krishterë e drejtuar nga socializmi –
unë do të kisha qeshur. Tani asnjë nuk është duke qeshur me këtë realitet (P&P
1/11). Vetëm Zoti e di se sa ekstreme do të bëhet shtypja para kthimit të Tij për
nusen e Tij, por ka shumë forma të përndjekjes, përveç martirizimit.
Në artikujt e mëparshëm të THEB-it, ne kemi trajtuar tendenca domethënëse
midis ungjillorëve që i kanë “larguar ata nga Fjala”, duke i joshur ata për të ndjekur
rrugët, mënyrat dhe programet e njeriut në kundërshtim me Shkrimet (Shih THEB
3/04; 2/05; 3/05; 2/07; 3/07; 9/07 etj.). Në mes të këtij procesi të kompromisit, një
numër gjithnjë e në rritje të krishterësh deklarues dhe të vërtetë kanë pranuar
idealet e botës, duke përfshirë tolerancën morale, sociale dhe fetare. “Intoleranca”
në mendime, fjalë apo vepra mbi atë që bota beson se është e mirë për
njerëzimin, e konsideron një person si antishoqëror në rastin më të vogël dhe si
fanatik, paragjykues apo një praktikues të krimeve për urrejtje në rastin më të keq.
Përveç kësaj, po sikur një ungjill social që bazohet mbi “vepra të mira” të bëhet
gjerësisht i pranuar si një formë me e mirë për “shpëtimin” -- një formë që ka
potencialin t'i mbledhë të gjithë së bashku, duke përfshirë qeveritë, fetë e botës
dhe matje ateistët? Të gjithë, domethënë, përveç të krishterëve biblikë. Cilat
mund të jenë pasojat për ata që do ta kundërshtojnë një zhvillim të tillë “të
krishterë” të mbështetur nga bota, duke qenë se nuk përshtatet me doktrinën e
shëndoshë?
I krishteri i vërtetë duhet të veprojë në përputhje me doktrinën e shëndoshë, pra,
me mësimet e Biblës, ndërsa e jeton jetën për Krishtin. Doktrina e shëndoshë
është kriteri absolut që dikton se cilat besime, praktika dhe programe mund të
pranohen prej tij dhe se çfarë duhet të refuzojë. Veç kësaj, Shkrimi e nxit atë që të
jetë dallues dhe i patundur në mësimet e tij: “Prandaj merrni të gjithë armatimin e
Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e ligë dhe të qëndroni në këmbë pasi
të keni kryer çdo gjë. Qëndroni, pra, të fortë, duke ngjeshur mesin tuaj me të
vërtetën, të veshur me parzmoren e drejtësisë.... Merrni edhe përkrenaren e
shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë” (Efesianëve 6:13-14,
17).
Por a do ta lejojë Perëndia përndjekjen që të ndodhë brenda kishës? Kjo është
çfarë Pjetri duket se pranon: “Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e
Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre, që nuk i
binden ungjillit të Perëndisë?” (1 Pjetrit 4:17). Gjyqi, në kuptimin e ndreqjes dhe
forcimit që rezulton nga lejimi i përndjekjes nga Perëndia, siç e pamë, ka qenë
gjithnjë pjesë e krishterimit. Edhe Letra drejtuar Hebrenjve tregon që përndjekja
është një nga gjërat që Perëndia e ka përdorur si një krasitje frymërore dhe një
proces pastrues për të krishterët hebrenj.
Nëse ju nuk jeni të sigurt se si (ose përse) përndjekja mund të ndodhë brenda
krishterimit, konsideroni këta shembuj: Kur lëvizja “Mbajtësit e Premtimit” (ang.
Promise Keepers) gëzoi popullaritet midis meshkujve ungjillorë, u bë e njohur se
një nga qëllimet e saj ishte të “shembte muret” midis katolikëve dhe ungjillorëve.
Ai proces përfshiu kundërshtimin e shërbesave që ungjillëzonin katolikët. Kur “40
Ditët e Qëllimit” të Rik Uorenit filluan të ndikojnë qindra mijëra kisha kudo në
SHBA, ata anëtarë afatgjatë të cilët protestuan mbi bazat doktrinore u hoqën nga
përbashkësia, ose u kërcënuan me heqje nga përbashkësia, nëse nuk ia
nënshtronin kishave të tyre programin e Uorenit (shih THEB 10/04 dhe 9/08). Të
dyshosh mbështetjen e një pastori apo plaku kishe për futjen e jogës apo “jogës
së kristianizuar” në një kishë ka qenë shkak për heqje nga përbashkësia.
Edhe pse shembujt e mësipërm mund të duken të paktë për disa, ato dhe
përpjekje të tjera, duke përfshirë programet e marketingut për rritjen e kishës,
praktikat mistike dhe metodat e kishës emergjente, fillimet e dialogut ekumenik
me myslimanët dhe mormonët, një plan ekumenik global P.E.A.C.E. që përfshin të
gjitha fetë e botës, lëvizje që synojnë të zgjidhin problemet ekologjike, varfërinë si
dhe padrejtësinë shoqërore në botë etj., kanë bërë që turma besimtarësh të
fillojnë kisha në shtëpi.
Po sikur ju të predikonit kundër programeve të ndryshme të përmendura më lart,
ngaqë ato përbëjnë refuzim të doktrinës së shëndoshë? E mbani mend këshillën
e Apostullit Pal? “Unë po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht
[...] prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, bind dhe qorto, këshillo me çdo
zemërgjerësi e mësim. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë
doktrinën e shëndoshë...” (2 Timoteut 4:1-4). Cili do të jetë reagimi midis atyre
brenda dhe jashtë kishës që i mbështetin ato programe?
Ose po sikur edhe madje pa predikimin apo protestimin tuaj thjesht bëhet e
njohur që ju jeni një nga ata të krishterë biblikë që nuk është tolerant ndaj feve të
tjera, që e refuzon evolucionin, që nuk pajtohet me psikologjinë, që është kundër
abortit, kundër manipulimeve gjenetike dhe kundër vdekjes së vullnetshme (ang.
anti-euthanasia); që ju e konsideroni homoseksualizmin si një mëkat dhe jo si një
mënyrë tjetër jetese dhe që ju jeni kundër të drejtave të homoseksualëve dhe
kundër martesave të homoseksualëve? Veç kësaj, ju duket se jeni i prapambetur
me moralin e pranueshëm të kohës (martesa duke qenë tani sipas statistikave
një pakicë si një praktikë në SHBA) duke e shikuar si një “problem”
bashkëjetesën dhe thuhet se ju besoni që seksi paramartesor është i ndaluar. Ju
jeni dyshues mbi alarmin rreth “ngrohjes globale”. Është bërë e njohur që ju e
mbështetni Izraelin kundër të drejtës së supozuar të palestinezëve për t'u kthyer në
vendin që ata besojnë se u përket atyre. Si do të trajtohet një njeri i tillë në botën e
krishterë – si edhe nga bota që mbështet çdo gjë që kundërshtohet nga një
besimtar? Retë e errëta të përndjekjes duket se po mblidhen mbi kishën në
SHBA; shenjat tregojnë që vendet e “amfiteatrit” po fillojnë të mbushen me një
auditor të shumëllojshëm (shih THEB 1/11) që, të paktën në një kuptim të
figurshëm, ka “një shije për gjakun” e atyre që i refuzojnë programet dhe mësimet
e tyre mbi bazën e doktrinës së krishterë biblike.
Mashtrimi i krishterimit ka krijuar një gjendje ku qëndrueshmëria në besim dhe
dallimi biblik janë përjashtimi dhe jo rregulli. Qëndrimi për të vërtetën dhe
drejtësinë e Fjalës së Perëndisë ndërsa shtohet kundërshtimi brenda dhe jashtë
kishës mund të rezultojë vetëm në ndonjë formë të përndjekjes. Pali e bën këtë
mjaft të qartë: “Por edhe të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në
Krishtin Jezus, do të përndiqen” (2 Timoteut 3:12). Edhe pse ky varg mund t'i
shqetësojë disa besimtarë, nuk ka pse të ndodhë kështu? Përse? Pasi fillimi i
vargut i jep besimtarit çelësin për marrjen e hirit për të lavdëruar Perëndinë dhe
për t'u sjellë dobi të tjerëve përmes përndjekjes: të jetosh me perëndishmëri në
Krishtin Jezus! Kjo është përgatitja e vetme e besimtarit dhe është më shumë se
e mjaftueshme. Jezusi, i cili është Fjala që u bë mish, u dha dishepujve të Tij këtë
fjalë mahnitëse inkurajimi mbi të qëndruarit në mësimet e Tij: “Lum ju, kur njerëzit
do t'ju urrejnë dhe do t'ju veçojnë dhe do t'ju fyejnë dhe do ta shpallin emrin tuaj si
të keq, për shkak të Birit të njeriut. Gëzohuni atë ditë dhe kërceni, sepse ja,
shpërblimi juaj është i madh në qiell...” (Luka 6:22-23). Lutja tonë është që Zoti
Jezus të na ndihmojë për të jetuar me perëndishmëri dhe që me hirin e Tij të
qëndrojmë të patundur në besimin, ndërsa presim ardhjen e Tij të shpejtë.
THEB





Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
MASHTRIMI: NJË KAPSOLLË PËR PËRNDJEKJE?
nga T. A. McMahon
Për tri dekadat e fundit, Dejv Hanti dhe unë kemi trajtuar
shumë drejtime dhe mësime që kanë ndikuar kishën
ungjillore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.
Shqetësimi ynë kanë qenë i përqendruar kryesisht mbi
besimet dhe praktikat jobiblike që kanë qenë duke i
larguar të krishterët nga Fjala e Perëndisë. Njëzet e
pesë vjet më parë ne shkruam “Mashtrimi i krishterimit”
(ang. The Seduction of Christianity), një libër mjaft
polemik që u motivua nga reagimet e atyre që kishin
lexuar librat e mëparshëm të Dejvit dhe që kishin parë
filmat dokumentarë ku unë kisha kontribuar në pjesën e
hershme të viteve tetëdhjetë. Disa trajtonin në mënyrë
specifike kultet fetare (Shpërthimi i Kulteve, Bërësit e
Perëndisë etj.). Megjithatë, reagimet nga të krishterë që i
- Islami dhe Ungjilli (PDF)
- Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
- Trinia (PDF)
|
- Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
- I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
- Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
- Uji i jetës (PDF)
- Dita kur lindi Krishti (PDF)
- Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
- Beko Zotin (PDF) (HTML)
- Vdekja e një pape (PDF)
- Të duash Perëndinë (PDF)
- Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)