Turma të tëra të krishterësh pranojnë në mënyrë jokritike herezi nga një Beni Hin i
cili premton shërim fizik që nuk ndodh, por e refuzojnë ndreqjen që do t’ju japë
shërimin e domosdoshëm frymëror. Miliona njerëz kërkojnë lumturi, por pak
dëshirojnë shenjtëri. Dhuntitë kërkohen etshëm; Dhënësi shpërfillet. Kërkimi
është për bekime më tepër se për Bekuesin. Dëshira e Palit “që të njoh atë”
(Filipianëve 3:10) është ndryshuar me “që të njoh vetveten dhe t’i kem planet të
bekuara nga Ai”. Megjithatë Bibla thotë qartë se Perëndia “është shpërblenjësi i
atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Ata që kërkojnë bekime nga Perëndia
më tepër se Atë janë për t’u ardhur keq pavarësisht se sa shendet apo pasuri
mendojnë ata se marrin përmes të menduarit pozitiv/të mundshëm. Lutje të tilla
vetëdashëse nuk marrin “përgjigje” nga Perëndia por nga rrethanat apo Satani.

Shumë të krishterë përfytyrojnë në mënyrë egoiste se vargu i mësipërm na jep një
formulë për të patur një makinë, një shtëpi, një punë të mirë dhe gjëra të tjera nga
Perëndia. Megjithatë çfarë pazari i keq do të ishte po të fitoje të gjithë botën në
vend të Atij! Perëndia dëshiron të na shpërblejë me Veten e Tij, por shumë të
krishterë po kërkojnë gjithçka tjetër. Vërtet, ne kemi nevoja në këtë jetë dhe Ai ka
premtuar se do t’i sigurojë ato. Por Ai na ka thënë të kërkojmë së pari mbretërinë
e Perëndisë (që “nuk është të ngrënët dhe të pirët” [Romakëve 14:17] por Vetë Ai
që mbretëron në zemrat tona) dhe drejtësinë e Tij (Mateu 6:33), dhe çfarëdo
nevojë që të kemi do të sigurohet. Ata që e kërkojnë Perëndinë me gjithë zemër
nuk kanë shqetësime! Ky—dhe jo terapia psikologjike—është kundërhelmi për
shpirtrat e trishtuar dhe të frikësuar.

Bota e sotme është duke u turrur nxitimthi drejt gjykimit. Shumë të krishterë, të
hutuar pas një ritmi të çmendur, gjejnë pak kohë për të vetmin kërkim që ia vlen në
këtë jetë dhe në atë tjetrën: të njohin, të duan dhe të adhurojnë Perëndinë.
Krishterimi është kthyer në një formulë: disa këngë, pak lutje, një fjalim i shkurtër,
frymëzues, përshëndetje të nxituara në vendpushimin e makinave; pastaj, me një
ndërgjegjje që qetësohet kollaj, kemi një largim të nxituar drejt botës së vërtetë të
kërkimeve dhe kënaqësive të kësaj bote. Sa paradoksale që jetët e ndjekësve të
Tij të vetëquajtur lënë kaq pak vend për Perëndinë! Nuk është në natyrën tonë që
ta kërkojmë Atë, por që të fshihemi prej Tij. Ne mund ta kërkojmë Perëndinë vetëm
sepse Ai i pari na ka kërkuar neve dhe na tërheq drejt Vetes përmes thirrjes së
Frymës së Tij të Shenjtë në zemrat tona. Këtë ka për të bërë Ai nëse është me të
vërtetë dëshira jonë e thellë.

Çfarë do të thotë të kërkosh Perëndinë—dhe, në fund të fundit, cili është qëllimi? A
nuk është Ai “një Perëndi që e fsheh Veten”? Ku ishte Perëndia në Gulag apo në
Aushvic? Ku ka qenë fshehur në Irak, Afganistan, Sudan, Izrael, Somali apo në
tërmetet, tufanet, tsunamet, uraganet, përmbytjet dhe zjarret që shkatërrojnë këtë
tokë? Ku është Perëndia kur ne lutemi dhe ndiejmë se askush nuk po na dëgjon
apo që po kujdeset për ne? Ku dhe përse fshihet Ai kur ne kemi më shumë nevojë
për Të? A nuk ndjen Ai keqardhje për vejushën dhe jetimin që qan?

Perëndia nuk vihet dot në lojë. Ai është shumë i dashur dhe i urtë që t’u shkojë në
ndihmë atyre që, pasi e kanë bërë një vesh të shurdhër ndaj dëshmisë së krijimit
dhe të ndërgjegjjes, tani prapritmas bërtasin në fatkeqësi për ndihmën e Tij. Vetë
zgjatja e tragjedisë mund të provojë se është mënyra e vetme që të bindë një
zemër kokëfortë për t’u kthyer më në fund tek Ai. Krishti nuk u turr me nxitim në
Betani për të ngritur Llazarin nga shtrati i të sëmurit, por priti që ta ngjallte atë nga
të vdekurit në një manifestim shumë herë më të madh të fuqisë së Tij. Britma
duhet të jetë më e thellë, se një lutje thjesht për çlirim nga problemi. Duhet të
shihet gjendja krejt e pashpresë e dikujt pa Perëndinë—e kundërta e
vetëvlerësimit, e sedrës së sëmurë etj.,—dhe duhet rrëfyer mëkati i vetëbesimit
dhe i vetëdashjes. Duhet të rrëfehet nevoja e dëshpëruar për Atë jo vetëm për
rrethanat e tanishme, por për përjetësinë nëse duam të njohim Perëndinë.

Nuk është e lehtë për Perëndinë që të zbulojë Veten. Ai nuk do të shpërblejë
kureshtjen e zakonshme. Për ta njohur Atë kërkohet një pasion nga ana tonë. Si
mund t’i ndihmojë Ai ata të cilët, nëse Ai do të kryente një mrekulli në përgjigje të
britmës së tyre, do të nderonin Budën, Allahun apo ndonjë “frymë” a idhull apo
ndonjë forcë okulti? Përforcimi i besimit te një perëndi i rremë nuk do të ishte
mirësi, por vetëm sa do ta lëmonte rrugën për në ferr. Perëndia e fsheh Veten—jo
prej atyre që mund të shohin, por vetëm prej atyre që nuk munden. Egoja e njeriut
është kaq e fryrë që e fsheh atë Perëndi i cili mbush gjithësinë, urtësia dhe fuqia e
pafund e të cilit janë të dukshme në çdo yll e gjethe.

Njerëzit janë të vërbër për shkak të ideve të rreme që kanë zgjedhur vetë. Shumica
e njerëzve nuk janë të interesuar të njohin Perëndinë e vërtetë, por një “perëndi”
që i përshtatet shijes së tyre, me të cilin ata ndjehen rehat dhe që u plotëson
dëshirat. Masonët, ithtarët e Epokës së Re dhe shumë anëtarë të programeve të
shumta Dymbëdhjetë-Hapa si Alkoolistët Anonimë ngulin këmbë se çdo koncept i
një “fuqie më të lartë” shkon; thjesht beso në “Perëndinë ashtu sikurse ti e
koncepton Atë se është”. Perëndia nuk do t’ia zbulojë Veten këtij besimi të rremë—
por Satani me kënaqësi do t’iu ndihmojë për të përkrahur një mashtrim të tillë.

Madje shumë të krishterë të vetëshpallur janë mashtruar nga formula të njohura
për të njohur Perëndinë. Një nga më vdekjeprurëset është besimi se Perëndia
ose Krishti mund të njihen duke i përfytyruar ata sikurse dikush imagjinon se ata
janë. Këto imazhe pamore të lidhura me “shërimin e brendshëm” ose “lutjen e
dyanshme” ndonjëherë edhe flasin dhe kjo është mënyra më e shpejtë për të
marrë një “udhëheqës frymë” ose “të brendshëm”—fjalë për fjalë, një demon të
maskuar si “Perëndi”, “Krisht”, “Mari” apo cilido që njëri do të takojë dhe të
përfytyrojë për këtë qëllim okulti. Në djallëzinë që ndodh nuk hyhet me
paramendim, por ajo është një formë gracke për të cilën pjesëmarrësi nuk mund
të ankohet, sepse  e ka futur veten në teknika jobiblike që e përçmojnë Perëndinë
dhe që çojnë në një drejtim që gjykimi i shëndoshë duhet ta shohë si
vdekjeprurëse.

Gati tridhjetë vjet më parë, Ajatollah Khoemeini i Iranit tha: “Gëzimi më i pastër në
islam është të vrasësh dhe të vritesh për Allahun!” Qysh atëherë, qindra
“kamikazë” kanë treguar besimin e tyre në këtë Allah të islamit, i cili premton
shpërblime në “parajsë” për vrasjen e grave dhe fëmijëve të pafajshëm, sa më
shumë viktima, aq më i madh shpërblimi—dhe sidomos nëse janë judenj. I tillë
nuk është Perëndia i Biblës, i cili është dashuri dhe që i fuqizon ndjekësit e Tij të
duan në emrin e Tij madje edhe armiqtë e tyre.

Tani Perëndia e fsheh Veten nga një botë e vendosur për të mos e ndjekur Atë,
por që ndjek rrugën e vet. Siç ishte në Izrael, po ashtu sot, kushdo dëshiron të
bëjë atë që do. Çdo perëndi që e nderon njeriun siç është, që nuk bën thirrje për
pendim dhe që premton një paqe të rreme të themeluar mbi “vëllazërinë e njeriut”
do të pranohej e nderohej. Perëndia i vërtetë fshihet nga një botë që është zhytur
aq thellë që Ai mund ta shfaqë Veten vetëm në gjykimin më të rëndë të njohur
ndonjëherë.

Po, “dita e Zotit do të vijë” (2 Pjetrit 3:10). Kur Krishti të kthehet, sikurse iku, në
malin e ullinjve, e tërë bota, duke përfshirë peshqit, zogjtë, kafshët dhe insektet, do
të dridhet në praninë e Tij (Ezekieli 38:18-20). Perëndia do t’ia zbulojë Veten tërë
botës në gjykim: “Çdo sy do ta shohë […] dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë
për të” (Zbulesa 1:7) dhe çdo mish do të marrë vesh se Ai është Perëndi!
Qoftë pasioni ynë që ta njohim dhe ta duam Atë tani. Qofshin jetët tona të
karakterizuara nga një frikë plot adhurim për Atë. Dhe le të bindim ata rreth nesh të
njohin, përmes Jezu Krishtit, të vetmin Perëndi të vërtetë, njohja e të cilit është jeta
e përjetshme.
                                                                                                                    
Nga Dave Hunt
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
NJË PERËNDI QË E FSHEH VETEN
fragment nga libri i ardhshëm Psikologjia dhe Kisha

Nuk ka dyshim se ne jemi në “kohët e vështira” që Pali
paralajmëroi se do të karakterizohet nga njerëzit që janë
“egoistë” (2 Timoteut 3:1-2). Njeriu ka qenë gjithmonë
narcist, por për herë të parë në histori vetëdashja
lavdërohet dhe përkrahet—dhe në mënyrë egoiste “të
shikosh për Numrin 1” merret për virtyt! Madje edhe
midis shumë ungjillorëve Perëndia merr shumë pak
nderim dhe përgjithësisht trajtohet sikur Ai të ekzistonte
kryesisht për të përmbushur dëshirat e njeriut.
www.thebereancall.org
ARKIVI
PYETJE & PERGJIGJE
THEB SHTESE
FLETEPALOSJE
  • Islami dhe Ungjilli (PDF)
  • Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
  • Trinia (PDF)
  • Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
RRETH THEB
  • I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
  • Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
  • Uji i jetës (PDF)
  • Dita kur lindi Krishti (PDF)
  • Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
  • Beko Zotin (PDF) (HTML)
  • Vdekja e një pape (PDF)
  • Të duash Perëndinë (PDF)
  • Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)